-
VIDEO
Pija më e mirë e Iftarit nga zonja Albana
Pija e Iftarit - Qumësht me fruta të thata
Përbërësit:
- 4 bajame
- 1 fik të thatë
- 4 hurma arabie
- 4 arra
- 1 banane
- 2 gota qumësht
- 1 lgj fara chia
- 1 lgj mjaltë
- Kardamon / kasius
Përgatitja:
Frutat e thata i lëmë 4 orë në ujë. I kalojmë të gjitha në mikser bashkë me qumështin. Vendosim farat chia dhe e spërkasim me kasius.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 21 mars 2025
Titujt e gazetave për sot, nga SPAK dhe "përçarja" Veliaj-Rama te Rilindja "fryn" administratën duke arritur rekord në mbi 184 mijë e deri tek sot Angli-Shqipëri, respekt po por frikë Jo!
-
VIDEO
SPAK arrestime më 5 maj? Fushata, Basha kalon Berishën, ja ndihma e Ramës
Juristi Kreshnik Spahiu në studion e “Frontline’ të Report Tv thotë se PD humbet keq në zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
Tjetër aleat i Shqipërisë Madhështore' kundër Berishës: Në listën e kandidatëve futi njerëz të Sorosit, ne na la jashtë! Juristi Kara: S'di si rri Jozefina nën hyqmin e Mulit
Një tjetër aleat i vogël i koalicionit PD Aleanca Shqipëria Madhështore’ dëshmon se partitë e vogla janë thjesht ‘kukulla’ ndërsa gjithça tjetër vendoset nga PD e Sali Berisha.
-
VIDEO
Bollino: Këlliçi në seancë nxjerr tym që s’ka lidhje me gjyqin se nuk ka asnjë provë për t’u mbrojtur
Ai përdor gjyqin për shpifje për të shpifur prapë. Kjo është sikur një hajdut biçikletash që po gjykohet për vjedhje në Gjykatën sapo del nga Gjykata vjedh një tjetër biçikletë për të shkuar në shtëpi.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Mars 2025 – Receta/ Mbrojtja kundër zjarrit/ Shqipëria 8 medalje, Lojërat Olimpike Speciale
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Dhallanik tradicional me shtresa / Patate me bizele në tigan / Sallatë pranverore me perime të freskëta.
59 persona humbën jetën fundjavën e kaluar në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate. Pas rastit shumë tragjik, në mediat lokale u hap një debat për standartin e sigurisë të godinave ndaj zjarrit. Nisur nga rasti në fjalë, pyetja që ngrihet edhe tek ne është: A janë të sigurta shumë godina në Shqipëri, sa i takon standarteve të mbrojtes ndaj zjarrit? A respektohen ato nga bizneset dhe institucionet? A kryhen inspektime të rregullta për sistemet e mbrojtjes nga zjarri në godinat publike dhe private dhe cilat janë kriteret që duhet të plotësojë një godinë për të qenë e sigurtë nga zjarri? A ka mjaftueshëm personel dhe pajisje moderne zjarrfikëse në Shqipëri për të përballuar emergjenca të mëdha si ajo e ndodhur në Maqedoninë e Veriut? Çfarë problematikash hasin më shpesh ekipet e zjarrfikësve gjatë operacioneve të emergjencës? A ka nevojë për rregullore më të rrepta apo më shumë ndërgjegjësim mbi këtë çështje? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve por jo vetëm, i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga Drejtori i Përgjithshëm i MZSH, zoti Arben Cara, i cili përveç të tjerave na jep dhe këshilla sesi duhet vepruar pa panik në rast të rënies së zjarrit.
Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria mori pjesë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore, eveniment që u zhvillua në Torino nga data 8 deri më 15 mars, me pjesëmarrjen e 1500 atletëve nga 98 shtete, të cilat garuan në 8 disiplina të sporteve dimërore. Shqipëria u përfaqësua nga 6 sportistë me aftësi të kufizuara intelektuale, të cilët treguan vlerat më të mira dhe arritën të fitonin plot 8 medalje, nga të cilat 5 ari, 1 argjendi dhe 2 bronzi. Stela Salla fitoi dy medalje ari, Elizon Kacanja një medalje ari në ski alpine, Vanesa Doçi medalje ari në ‘Snoshoeing’, gjithashtu të artë fitoi edhe Joanis Myrtollari në ski alpine. Medalja e argjendtë u fitua nga Elizon Kacanja, ndërsa dy medaljet e bronzit kishin për protagonistë Joel Gërmënjin dhe Joanis Myrtollarin. Të ftuar në studion e “Rreze Dielli” Roland Hysi, Drejtor Kombëtar i Special Olympics Albania, Sara Bala Drejtoreshë Sportive dhe garuesja fituese e 2 medaljeve të arit Stela Salla, treguan mbi pjesëmarrjen e sportistëve me aftësi të kufizuara intelektuale në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore dhe sfidat më të mëdha gjatë procesit të trajnimit, por njëkohësisht dhe emocionet pas garave fituese.
-
VIDEO
Dash Sula u la jashtë listave, Shabani: Nuk u ra dakord të garojë tek lista e hapur, kemi futur familjarët tanë fiktivisht që të dorëhiqen, beteja jonë me Ramën, Metën e Berishën
Drejtuesi i Nismës ‘Thurje’ Endri Shabani ka folur për largimin e Dashnor Sulës nga lista në qarkun e Elbasanit. Ai tha se deputeti u ftua të garojë tek lista e hapur, sepse lista e mbyllur ka qenë e konfirmuar, por nuk u ra dakord.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Amuli për Report Tv: Berisha e shiti listën e kandidatëve në Shkodër, Primaret të turpshme, u tall me demokratët! PD-në e përdor për interesa personale
Sali Berisha u tall me Primaret dhe e përdor Partinë Demokratike vetëm për interesa personale. Akuza e dyshime për pagesa deri në 700 mijë euro për listën e mbyllur të deputetëve në Shkodër. Kështu shprehet Xhevdet Amuli për Report Tv, ish-drejtues i PD, aktualisht kandidat i Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës
-
VIDEO
A rrezikohen vota të pavlefshme? Kume: Nuk duhej një fletë votimi kaq e madhe! Në Tiranë do jetë e vështirë të administrohet nga zgjedhësit
Ish kryetari i KQZ, Kristaq Kume thotë se fleta e votimit nuk duhej të ishte kaq e madhe, pasi përveç kostos, mund të sjellë problematika për zgjedhësit, kryesisht ata të moshës së madhe.
-
VIDEO
Prek 20-vjeçarja me aftësi të kufizuara intelektuale, fiton 2 medalje ari në Lojërat Olimpike Speciale
Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria mori pjesë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore, eveniment që u zhvillua në Torino nga data 8 deri më 15 mars, me pjesëmarrjen e 1500 atletëve nga 98 shtete, të cilat garuan në 8 disiplina të sporteve dimërore. Shqipëria u përfaqësua nga 6 sportistë me aftësi të kufizuara intelektuale, të cilët treguan vlerat më të mira dhe arritën të fitonin plot 8 medalje, nga të cilat 5 ari, 1 argjendi dhe 2 bronzi. Stela Salla fitoi dy medalje ari, Elizon Kacanja një medalje ari në ski alpine, Vanesa Doçi medalje ari në ‘Snoshoeing’, gjithashtu të artë fitoi edhe Joanis Myrtollari në ski alpine. Medalja e argjendtë u fitua nga Elizon Kacanja, ndërsa dy medaljet e bronzit kishin për protagonistë Joel Gërmënjin dhe Joanis Myrtollarin. Të ftuar në studion e “Rreze Dielli” Roland Hysi, Drejtor Kombëtar i Special Olympics Albania, Sara Bala Drejtoreshë Sportive dhe garuesja fituese e 2 medaljeve të arit Stela Salla, treguan mbi pjesëmarrjen e sportistëve me aftësi të kufizuara intelektuale në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore dhe sfidat më të mëdha gjatë procesit të trajnimit, por njëkohësisht dhe emocionet pas garave fituese.
-
VIDEO
A janë godinat tona të sigurta nga zjarri? Çfarë duhet të bëjmë në raste emergjente
59 persona humbën jetën fundjavën e kaluar në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate. Pas rastit shumë tragjik, në mediat lokale u hap një debat për standardin e sigurisë të godinave ndaj zjarrit. Nisur nga rasti në fjalë, pyetja që ngrihet edhe tek ne është: A janë të sigurta shumë godina në Shqipëri, sa i takon standarteve të mbrojtes ndaj zjarrit? A respektohen ato nga bizneset dhe institucionet? A kryhen inspektime të rregullta për sistemet e mbrojtjes nga zjarri në godinat publike dhe private dhe cilat janë kriteret që duhet të plotësojë një godinë për të qenë e sigurtë nga zjarri? A ka mjaftueshëm personel dhe pajisje moderne zjarrfikëse në Shqipëri për të përballuar emergjenca të mëdha si ajo e ndodhur në Maqedoninë e Veriut? Çfarë problematikash hasin më shpesh ekipet e zjarrfikësve gjatë operacioneve të emergjencës? A ka nevojë për rregullore më të rrepta apo më shumë ndërgjegjësim mbi këtë çështje? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve por jo vetëm, i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga Drejtori i Përgjithshëm i MZSH, zoti Arben Cara, i cili përveç të tjerave na jep dhe këshilla sesi duhet vepruar pa panik në rast të rënies së zjarrit.
-
VIDEO
‘Trupat ishin karbonizuar brenda makinës’, Arben Cara tregon rreth aksidentit në Fushë-Prezë
Me Drejtorin e Përgjithshëm të MZSH, shërbimit zjarrfikës të Shqipërisë, zotin Arben Cara e hapim bisedën në “Rreze Dielli” me lajmin tragjik të humbjes së jetës së 4 të rinjve në orët e para të mëngjesit të sotëm pas nje aksidenti në Fushë-Prezë. Një makinë përplaset me një betoniere dhe 4 të rinj, 2 prej të cilëve vëllezër humbasin jetën, pasi automjeti ka marrë zjarr. Cara tregon se çfarë mund të ketë ndodhur përgjatë këtij aksidenti, edhe pse detaje më të qarta do të dalin pas ekspertizës dhe kronologjisë së ngjarjes.