-
VIDEO
‘Ai përçau fiset, Haklajt i vrau shërbimi serb nga Berisha’/ Kallëzimipër Dosjen Tropoja në Report Tv, Meçe: Saliu futi ‘Farku-n’ të bënte luftë civile në Kosovë, Petraj: SPAK ka një minë në dorë
Sipas Meçes në atë kohë shërbimet sekrete shqiptare nuk i kishin këto lloj minash, ato diheshin sipas tij që kanë qenë të disponuara nga shërbimet serbe.
-
VIDEO
“M’i hëngri paratë, më braktisën dhe fëmijët”/Historia e biznesmenit që jeton në kasolle
Historia e dhimbshme e një burri... që nga një sipërmarrës i fuqishëm përfundoi në rrugë. 67-vjeçari Bujar Qama, dikur pronar i një firme me 180 punëtorë, sot jeton në një garazh të rrënuar, i braktisur nga familja dhe i zhytur në varfëri. Historia e Bujarit e ka zanafillen në vitin 2013, pasi qeveria e asaj kohe vendosi t’i mbyllte biznesin e nxjerrjes së gurëve dekorativë nga Mali i Tomorrit , duke e konsideruar të paligjshëm pavarësisht se firma e tij ishte e licencuar. Për pasojë, Bujari humbi të ardhurat dhe nisi të përballej me një krizë financiare. Pasi gjatë viteve të punës, ai i dorëzonte të gjitha fitimet bashkëshortes së tij. Por me vone Bujari mësoi se e shoqja i kishte vendosur te ardhurat në bankë nën emrin e saj. Pas konflikteve bashkëshortja u pajis me urdhër mbrojtjeje, duke e nxjerrë jashtë shtëpisë kryefamiljarin dhe duke e lënë pa strehë. Bujari dhe ish-gruaja janë prindër të 3 fëmijëve, 2 djemve 31 dhe 27-vjeçarë e të një vajze e cila fatkeqësisht ndërroi jetë në vitin 2016, kur ishte 20 vjeçe për shkak të një sëmundje. Ajo që e bën edhe më prekëse këtë histori është se babai nuk ishte prezent në ceremoninë mortore të së bijës. Nga ana tjetër as dy djemtë e Bujarit nuk kanë asnjë kontakt me babain e tyre. I lënë në harresë, Bujar Qama vjen pasditen e sotme në “Pa Gjurmë” për të rrëfyer këtë histori ndërsa ka edhe një kërkesë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Mars 2025 – Receta/ Rrëfehet e bija e Naum Priftit/ Farmakovigjilenca, efektet anësore të ilaçeve
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patate në furrë me shtrat salce të bardhë / Gjellë me speca dhe oriz / Muhalebi me fruta të thata.
E bija e shkrimtarit Naum Prifti, Julika Prifti solli në studion e "Rreze Dielli" dorëshkrimet dhe disa prej veprave të pabotuara nga babai i saj. Duke folur për jetën e tij në Amerikë dhe lidhjen e fortë me Shqipërinë, vajza e tregimtarit të madh rrëfeu momente nga marrëdhënia atë e bijë dhe disiplina me të cilën ai punonte e shkruante. Mbi tavolinë shumë dorëshkrime origjinale, libra e skenarë të pabotuar prej të cilave u frymëzuan regjisorë, por që koha nuk i lejoi t’i shfaqte. Julika Prifti tha se po përpiqet që pasurinë letrare të pabotuar të babait të saj ta nxjerrë në dritën e botimit, dhe figura e tij të ridimensionohet. Më herët Biblioteka Kombëtare organizoi një aktivitet me miq, kolegë e shkrimtarë mbi krijimtarinë dhe jetën e Naum Priftit. Ai mbetet si një nga emrat më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare që i rezistoi viteve të komunizmit dhe shkëlqeu si novelist, tregimtar, dramaturg, skenarist e më gjerë.
Në ditët e sotme, përdorimi i barnave është i pashmangshëm për trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjeve, por a jemi gjithmonë të sigurt për efektet e tyre? Farmakovigjilenca është një disiplinë thelbësore që merret me monitorimin dhe analizimin e efekteve anësore të barnave, duke ndihmuar në identifikimin e rreziqeve dhe përmirësimin e sigurisë së pacientëve. Në këtë bisedë në studion e “Rreze Dielli” me Gentiana Qendro, do të diskutojmë se si funksionon sistemi i farmakovigjilencës, si raportohen efektet e padëshiruara të ilaçeve dhe sa e rëndësishme është ndërgjegjësimi i pacientëve dhe profesionistëve të shëndetësisë për këtë çështje.
-
VIDEO
‘Sulme kafshërore’, Berisha-Ramës: Altin Dumani mburojë e jotja! Kreu i PD fsheh ende kontratën me LaCivita: Do e bëjmë publike
Avokati Erion Begaj, jurist i njohur që vepron në fushën e pensioneve dhe me banim në Itali për emisionin "Sot, live në Shqipëri" në Report Tv tregon se kush përfiton dhe çfarë nuk ka të qartë marrëveshja e firmosur mes dy shteteve.
-
VIDEO
Heshtja për efektet anësore të ilaçeve rrezikon shëndetin / Farmakovigjilenca, çfarë duhet të dimë
Në ditët e sotme, përdorimi i barnave është i pashmangshëm për trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjeve, por a jemi gjithmonë të sigurt për efektet e tyre? Farmakovigjilenca është një disiplinë thelbësore që merret me monitorimin dhe analizimin e efekteve anësore të barnave, duke ndihmuar në identifikimin e rreziqeve dhe përmirësimin e sigurisë së pacientëve. Në këtë bisedë në studion e “Rreze Dielli” me Gentiana Qendro, do të diskutojmë se si funksionon sistemi i farmakovigjilencës, si raportohen efektet e padëshiruara të ilaçeve dhe sa e rëndësishme është ndërgjegjësimi i pacientëve dhe profesionistëve të shëndetësisë për këtë çështje.
-
VIDEO
‘Jemi rritur me të, njeri i madh’, kujtimet e ‘mjeshtrit të narracionit’, përkujtohet shkrimtari Naum Prifti
Dorëshkrimet personale dhe një dokumentar për jetën e shkrimtarit të njohur Naum Prifti u publikuan fundjavën e shkuar në një event ku ishin mbledhur familjarë, miq, koleg dhe lexues të personalitetit të njohur të botës së letrave. Shkrimtari ndërroi jetë dy vite më parë në Shtetet e Bashkuara, ku jetonte prej vitesh, ndërsa jeta e tij u kujtua nga miq e kolegë, vepra të pabotuara dhe copëza kujtimesh me ‘mjeshtrin e narracionit’… Mes materialeve që u ekspozuan për herë të parë, ishin letërnjoftimi i tij, libreza e pensionit apo shkrime korrespondece mes kolegësh të fushës së letërsisë. Mjeshtri i gërmave, Naum Prifti, njihet si një nga emrat më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare që i rezistoi viteve të komunizmit dhe shkëlqeu si novelist, tregimtar, dramaturg, skenarist e më gjerë.
-
VIDEO
Rrëfehet e bija e shkrimtarit Naum Prifti, marrëdhënia me të atin, dorëshkrimet dhe amaneti i fundit
E bija e shkrimtarit Naum Prifti, Julika Prifti solli në studion e "Rreze Dielli" dorëshkrimet dhe disa prej veprave të pabotuara nga babai i saj. Duke folur për jetën e tij në Amerikë dhe lidhjen e fortë me Shqipërinë, vajza e tregimtarit të madh rrëfeu momente nga marrëdhënia atë e bijë dhe disiplina me të cilën ai punonte e shkruante. Mbi tavolinë shumë dorëshkrime origjinale, libra e skenarë të pabotuar prej të cilave u frymëzuan regjisorë, por që koha nuk i lejoi t’i shfaqte. Julika Prifti tha se po përpiqet që pasurinë letrare të pabotuar të babait të saj ta nxjerrë në dritën e botimit, dhe figura e tij të ridimensionohet. Më herët Biblioteka Kombëtare organizoi një aktivitet me miq, kolegë e shkrimtarë mbi krijimtarinë dhe jetën e Naum Priftit. Ai mbetet si një nga emrat më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare që i rezistoi viteve të komunizmit dhe shkëlqeu si novelist, tregimtar, dramaturg, skenarist e më gjerë.
-
VIDEO
Reshje shiu, por temperatura të larta, Anira Gjoni për Report Tv: Qarqet më të prekura janë Vlora dhe Gjirokastra
Kjo javë e fundit e Marsit ka nisur me reshje shiu. Për Report Tv, Anira Gjoni, thotë se shiu do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa temperaturat do të jenë të larta. Reshjet do të jenë të pranishme edhe gjatë muajit prill
-
VIDEO
Gjellë me speca dhe oriz, shije pranverore nga zonja Albana
Gjellë pranverore me speca dhe oriz
Përbërësit:
- 4-5 speca jeshilë ose shumëngjyrësh
- 1 qepë mesatare
- 2 thelpinj hudhër
- 2 domate të pjekura
- 1 filxhan çaji oriz
- 3 filxhanë çaji ujë ose lëng perimesh
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë dhe piper i zi sipas shijes
- Pak rigon ose trumzë (opsionale)
- Majdanoz ose kopër e freskët
Përgatitja:
Në një tenxhere ose tigan të thellë, ngrohim vajin në zjarr mesatar. Shtojmë qepën dhe e kaurdisim derisa të zbutet dhe të marrë një ngjyrë të artë të lehtë (rreth 4–5 minuta). Shtojmë hudhrën dhe e përziejmë për 1 minutë sa të lëshojë aromën. Shtojmë më pas specat e prerë në shirita dhe i kaurdisim për 7–8 minuta, derisa të zbuten pak dhe të fillojnë të marrin ngjyrë. Shtojmë domatet e grira dhe i lëmë të ziejnë derisa të avullojë uji i tepërt dhe të krijohet një salcë e trashë. Më pas hedhim orizin dhe e përziejme mirë që të përthithë shijet për 1–2 minuta. Shtojmë ujin ose lëngun e perimeve, rregullojmë shijen me kripë e erëza. Mbulojmë tenxheren dhe e lëmë gjellën të gatuhet në zjarr të ulët për rreth 15–20 minuta. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të pushojë për disa minuta para se ta servirim spërkatur me pak majdanoz ose kopër të freskët.
-
VIDEO
Muhalebi me fruta të thata nga zonja Albana
Muhalebi me fruta të thata
Përbërësit:
- 1 litër qumësht
- 100 gr sheqer
- 80 gr niseshte misri ose miell orizi
- 1 lugë çaji ujë trëndafili ose ujë portokalli
- 1 pako vanilje
- 100 gr fruta të thata të përziera
- Pak kanellë pluhur
Përgatitja:
Frutat e thata mund t’i kavërdisim lehtë në një tigan të thatë për disa minuta që të lëshojnë aromën e tyre ose mund t'i përdorim ashtu siç janë. Nëse duam një shije më të ëmbël, mund t’i karamelizojmë me pak sheqer dhe ujë derisa të marrin një shkëlqim të lehtë. Fillojmë të përgatisim muhalebinë. Në një enë përziejmë niseshtenë me pak qumësht të ftohtë derisa të tretet plotësisht, që të shmangim krijimin e kokrrizave. Vendosim qumështin e mbetur në një tenxhere dhe shtojmë sheqerin. E ngrohim në zjarr mesatar pa arritur pikën e vlimit. Shtojmë përzierjen me niseshte ngadalë, duke e përzier vazhdimisht me një tel kuzhine ose lugë druri, që të mos krijohen kokrriza. Vazhdojmë përzierjen derisa masa të trashet dhe të fillojë të shkëputet pak nga anët e tenxheres (zakonisht 7–10 minuta). Në fund shtojmë vaniljen dhe ujin e trëndafilit, e përziejmë mirë dhe e heqim nga zjarri. Ndajmë muhalebinë në tasa ose gota servirjeje. Sipër shtojmë frutat e thata, duke i shpërndarë në mënyrë të barabartë. Sipas dëshirës mund të bëjmë një spërkatje të lehtë me pak kanellë pluhur.
-
VIDEO
Patate në furrë me shtrat salce të bardhë nga zonja Albana
Patate në furrë me shtrat salce të bardhë
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 2 lgj vaj ulliri ose gjalpë
- Kripë dhe piper i zi
- Pak rigon ose trumzë
- Për salcën e bardhë:
- 50 gr gjalpë
- 50 gr miell
- 500 ml qumësht i ngrohtë
- Kripë dhe piper i bardhë sipas shijes
- Një majë luge arrë moskat
- 100 gr djathë kaçkavall
Përgatitja:
Qërojmë patatet dhe i presim në feta të holla. I lëme në ujë të ftohtë për 10-15 minuta që të largohet amidoni dhe të bëhen më krokante. Më pas i kullojmë dhe i thajmë me një pecetë. Në një tenxhere shkrijme gjalpin në zjarr mesatar, shtojmë miellin dhe e përziejmë vazhdimisht për 1–2 minuta derisa të marrë një ngjyrë të lehtë të artë. Shtojmë qumështin gradualisht, duke e përzier vazhdimisht që të shmangim formimin e kokrrizave. Shtojmë kripën, piperin dhe arrën e moskatit. Vazhdojmë përzierjen derisa salca të trashet dhe të bëhet e lëmuar. Lyejmë një tavë pjekjeje me pak vaj ulliri ose gjalpë. Shtrojmë një shtresë të hollë salcë të bardhë në fund, vendosim një radhë patate, i kriposim pak, shtojmë piper dhe erëza sipas dëshirës (rigon ose trumzë). Përsërisim procesin derisa të mbarojnë patatet, duke përfunduar me një shtresë salce. Në fund e sperkatim sipërfaqen me pak djathë të grirë për një kore të artë dhe krokante. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180°C dhe e pjekim për rreth 40–45 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 25 mars 2025
Titujt e gazetave për sot, nga nis hetimi për 16 kandidatë me të shkuar të dyshimtë te Rama kërkon votë për integrimin e Berisha premton taksat më të ulëta në Europë e deri tek Kombëtarja fitore ndaj Andorrës për ëndrrën Botëror.