• VIDEO

    Patate me bizele në tigan nga zonja Albana

    Patate me bizele në tigan

    Përbërësit:

    • 4 patate mesatare
    • 300 gr bizele
    • 2 karrota
    • 1 qepë e thatë
    • 150 gr misër (opsionale)
    • Vaj ulliri ose vaj luledielli
    • Kripë dhe piper sipas shijes
    • Erëza të tjera sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Qërojmë dhe presim patatet në kubikë mesatarë, karrotat në rondele, ndërsa qepën e thatë e grijmë imët. Në një tigan të madh, shtojmë pak vaj dhe kaurdisim qepën e thatë derisa të zbutet e të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë karrotat dhe vijojmë me kaurdisjen për 5 minuta. Më pas shtojmë patatet në tigan duke shtuar kripë, piper dhe erëza sipas shijes. I përziejmë herë pas here që të mos ngjiten dhe i lëmë të skuqen për rreth 15 minuta. Kur patatet të jenë zbutur, shtojmë bizelet dhe misrin e kulluar. I lëmë në zjarr për 2-3 minuta që të marrin shije bashkë të gjithë përbërësit. Në fund, shtojmë erëza dhe bimë aromatike sipas dëshirës.

  • VIDEO

    Dhallanik tradicional me shtresa nga zonja Albana

    Dhallanik tradicional me shtresa

    Përbërësit:

    • 1 litër dhallë
    • 500 gr miell
    • 1 lugë çaji sodë
    • 1 lugë kafeje kripë
    • 1 lugë kafeje sheqer
    • 2 filxhanë kafeje yndyrë
    • 1 vezë të freskët
    • 100 gr djathë të bardhë
    • 1 kubik gjalpë i ngrirë
    • Pak piper të zi

    Përgatitja:

    Rrahim vezën me dhallën, kripën dhe sheqerin dule shtuar gradualisht miellin e trazuar me sodën e bukës dhe me pak piper. Shtojmë vajin dhe e trazojmë mirë derisa të formohet një brumë i hollë. Lyejmë me gjalpë një tepsi dhe hedhim tre garuzhde brumë, e hapim mirë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë dhe e vendosim për t'u pjekur në furrë të parangrohur për 5 minuta. E nxjerrim nga furra, e lyejmë përsipër me copën e gjalpit të ngrirë dhe hedhim përsëri tre garuzhde brumë. E vendosim sërish në furrë për 5 minuta, por rezistencën e poshtme të furrës duhet ta shuajmë (kështu do të piqet vetëm shtresa e sipërme). Veprojmë përsëri me të njëjtën mënyrë, sa të mbarohet i gjithë brumi. Në përfundim, e heqim nga furra dhe e lyejmë me gjalpë. E lëmë pak që të vaket dhe e presim për ta shërbyer.

  • VIDEO

    Sallatë pranverore me perime të freskëta nga zonja Albana

    Sallatë pranverore me perime të freskëta

    Përbërësit:

    • 2 domate të pjekura mirë
    • 1 kastravec i madh
    • 1 qepë e kuqe
    • 1 spec jeshil
    • 1 spec i kuq / verdhë
    • 100 gr misër
    • 100-150 gr djathë i bardhë
    • 100 gr ullinj të zinj ose jeshilë
    • Kripë dhe piper sipas shijes
    • Vaj ulliri ekstra i virgjër
    • Lëngu i 1 limoni
    • Pak rigon i thatë

    Përgatitja:

    Presim domatet në copa mesatare, qërojmë dhe presim kastravecin në rondele ose gjysmëhëne, qepën e kuqe e presim në feta të holla, ndërsa specat i presim në shirita të hollë. I vendosim të gjitha perimet në një tas të madh. Shtojmë misrat, ullinjtë dhe i përziejmë lehtë që të kombinohen shijet. Në fund vendosim copat e djathit sipër, e spërkatim me kripë, piper, rigon, vaj ulliri dhe lëng limoni.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 20 mars 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga "kunata" e Belo Këlliçit regjisorja e "Babale 3" te shpata e Dumanit e deri tek "lufta" e yjeve në Angli-Shqipëri.

  • VIDEO

    Repolitix/ PRAPASKENAT: Fati i Ukrainës, NATO luftë me Rusinë?! Skenari në Ballkan dhe aleancat

    Në këtë letër, e cila përmban 8 pika, Rusia ka përcaktuar kërkesat e saj, duke përfshirë kërkesën që të gjitha shtetet që janë anëtarësuar në NATO pas vitit 1997, të mos kenë mundësi të jenë pjesë e Aleancës. Meçollari ka nënvizuar se, sipas kësaj letre, një nga kërkesat kryesore të Rusisë do të ishte dhe ndalimi i ndërtimit të bazave ushtarake në Kuçovë, Shqipëri.

  • VIDEO

    Zhvillimet e SHBA-Ukrainë/ Koçi për Repolitix: Ka ndryshuar raporti i SHBA me Evropën, Trump nuk e sheh Rusinë si agresorë

    Në Report Tv, në emisionin RePolitix, mbrëmjen e sotme është folur në lidhje me zhvillimet e fundit të bisedimeve Ukrainë-SHBA-Rusi. Sipas deputetit të PS-së, Petro Koçi, zhvillimet e fundit nuk tregojnë një mbrojtje të SHBA-së për Europën.

  • VIDEO

    'Për vizita të tilla pagohen dhe miliona dollarë'/ Deputeti PDK-së për Report Tv komenton takimin Vuçiç-Trump Jr.: Ai nuk është Presidenti i SHBA

    Berisha ka folur për Report Tv mbi ngjarjen e ditëve të fundit, ku në Serbi shkoi Donald Trump Jr., i cili zhvilloi një takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

  • VIDEO

    E para që guxoi me muralet, Fabjola sfidon veten mbi shkallë: Punë e vështirë për femrat!

     

    Mes telajove dhe muraleve, ndiqni ditën e saj të punës “Një nga ne”, formati më i ri i mini-dokumentarëve prodhim i Departamentit të Programacionit të Report Tv. Qëllimi i këtij formati të ri është jo vetëm të sjellë jetën e vërtetë në Shqipëri por edhe të tregojë nëpërmjet tyre forma dhe mënyra për t’ia dalë mbanë situatave të ndryshme me të cilat ndeshemi në përditshmërinë tonë. Mini-dokumentarët do të realizohen nga gazetarja Xhensila Nako, nën kujdesin e gazetares Yllka Kamenica e cila është edhe redaktore e rubrikës së Specialeve në televizionin Report Tv.

  • VIDEO

    ‘Berisha zhbëri primaret!’ Haklaj për Report Tv: Saliu u tall me demokratët, ‘Euroatlantikët e Bashës’ të vetmin që mbështesin SPAK

    Nga ana tjetër Haklaj ka thënë se drejtuesi politik i Euroatlantikëve Lulzim Basha është shprehur i pari se SPAK ka marrës sërish mbështetjen e SHBA-së duke iu referuar Collen Hyland Zëvëndës Ndihmës Sekretarja e Shtetit e cila përpara disa ditësh ka takaur Dumanin në një vizitë në SHBA.

  • VIDEO

    Pa Gjurme-‘Vajza mu zhduk, shkolla e ka fajin’/Shokon nëna: Ma dhunonin, kam parë video të frikshme

    Rasti i 15-vjeçares shqiptare Merina Syla me banim në Strasburg të Francës, ka bërë jehonë në mediat e huaja dhe ato shqiptare pasi u zhduk për 3 ditë nga shtëpia e saj pas bullizimit dhe dhunës së përjetuar në shkollën ku studionte. Fatmirësisht adoleshentja është gjetur 3 ditë më pas nga autoritetet franceze dhe është rikthyer pranë familjes ndërsa gjendja e saj është mjaft e rënduar. Familjarët e adoleshentes janë shokuar pasi kanë parë videot e rënda të cilat qarkullojnë në rrjete sociale ku shihet sesi disa vajza të tjera dhunojnë brutalisht Merinën në ambientet e shkollës. Këto episode të vazhdueshme dhune Merina i ka mbajtur të fshehura dhe është munduar t’i zgjidhë sipas mënyrës së saj duke mos u treguar asgjë familjarëve, derisa arriti në vendimin që të largohej nga shtëpia për 3 ditë. Ndër të tjera nëna e 15-vjeçares është ankuar edhe për pakujdesinë dhe papërgjegjshmërinë që autoritetet franceze kanë trajtuar këtë rast ndërsa kërkon që kësaj çështje t’I shkojë deri në fund.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Mars 2025 – Receta/ Oksitocina, hormoni i dashurisë/ Me kampionen e mundjes

    Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qumështor i ëmbël pa petë / Byrek me arra.

    Sot në "Rreze Dielli" me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka do të flasim për oksitocinën. Çfarë është oksitocina dhe pse quhet "hormoni i dashurisë dhe miqësisë"? Si ndikon ajo në marrëdhëniet ndërpersonale dhe mirëqenien emocionale, po fizike? Cilat janë mënyrat natyrale për të stimuluar prodhimin e oksitocinës në trup? Çfarë roli ka ajo në uljen e stresit dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm? Çfarë ndodh kur trupi ka nivele të ulëta të oksitocinës? A lidhet kjo me ankthin, depresionin apo izolimin shoqëror? A mund të ndikojë teknologjia dhe mungesa e kontaktit fizik në uljen e niveleve të saj? A ndikon mënyra e të ushqyerit dhe stili i jetesës në prodhimin e oksitocinës? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve por jo vetëm, i marrim nga Joka, i cili na tregon dhe ushqimet apo zakonet më të dobishme për stimulimin e saj.

    “Vajza më e fortë në Shqipëri” Albina Drazhi, kampionia e sportit të mundjes e ftuar në studion e “Rreze Dielli” tregon sfidat mes feminitetit dhe forcës. Albina Drazhi është sportistja që ka thyer çdo tabu me këmbënguljen e saj në sportin e mundjes ku dhe ka arritur të triumfoj me disa medalje. Drazhi është mundësja që përfaqësoi Shqipërinë në turneun ‘Ranking Series Muhamet Malo’, dhe vetëm 2 javë më pas pritet të garojë në një tjetër kampionat ndërkombëtar. Albina, sot është mundëse profesioniste, por fillimisht e ka nisur si volejbolliste, një sport që sipas saj i ka dhënë shumë, e ka ndihmuar tej mase për të fituar eksperiencë dhe disiplinë sportive. Ana psikologjike, vetëbesimi dhe puna janë tepër të rëndësishme në një garë sportive, shprehet 25-vjeçarja duke treguar se familja e saj, por edhe shoqëria janë mbështetësit më të mëdhenj që ajo të vijojë të merret me sportin e mundjes.

  • VIDEO

    Qori në Report Tv: Luftën e kemi me oligarkinë ekonomike! S’bashkojmë vota me Ramën e Berishën! Partitë e tjera të vogla? Të parëndësishme

    ‘Lëvizja Bashkë’ kandidon këto zgjedhje e vetme, ndërsa drejtuesi i saj Arlind Qori i ftuar në Report Tv thotë se nuk është bashkuar në koalicion me asnjë prej partive të tjera të vogla sepse janë kundër këtij sistemi të korruptuar.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv