Pranverë në Prezë l Veri Jug

23 Mars, 13:45

 

Ju ftojmë të ndiqni reportazhin 'Pranverë në Prezë' miq. Një reportazh që sjell, bashkë me peisazhet e kështjellës së lashtë të kohëve ilire, edhe aromat e punëve të stinës në bujqësi. Ndalesë në kopshtin dhe arat e mbjella me grurë nga bujku 80 vjeçar Rexhep Limanàj dhe këshillat e agronomëve Adrian Muça dhe Agim Daci në ndihmë të fermerëve në punët e ditës. Shqetësimi i bujkut Limanàj është koha e korrjes dhe hyrja në treg e grurit që vjen nga importi, me ndikim uljen e dëmshme të çmimit të grurit vendas. Ndiqni reportazhin 'Pranverë në Prezë', të dielën, premierë, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa. Pranverë në Prezë l Veri Jug