-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 22 mars 2025
-
VIDEO
Shpërthimi i Çernobilit dhe ndikimi në Shqipëri! Esencë-Report TV
Përse shpertheu Centrali Bërthamor i Çernobilit në vitin 1986? Si u përhap rrezja e tij ndotëse dhe a erdhi kjo rreze edhe në Shqipëri? Cilat ishin pasojat? I ftuar në studio Fizikani Rustem Paci. Esencë vjen çdo të premte ora 21:00 me Eljan Taninin në Report Tv.
-
VIDEO
Dosja 'Gërdeci'/ Beqiri: E lënë në heshtje, vrasja e Kosta Trebickës s’ishte aksidentale, e vrau Berisha! Një prokurore brenda SPAK i jep informacione Këlliçit
Avokati Idajet Beqiri ka analizuar dosjet e nxehta në duart e SPAK. Teksa u ndal tek dosja Gërdeci ai tha se ajo është lënë në heshtje nga SPAK. Ai hodhi akuza të forta ndaj Berishës për të cilin tha se intimidoi edhe dëshmitarët për aferën e Gërdecit dhe e bëri përgjegjës edhe për vrasjen e biznesmenit Kosta Trebicka.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 21 Mars 2025 – Receta/ Detoksi 9 ditor & Simbolet shëruese/ Kolonelia shqiptare në USA
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Trishkë e sherbetosur / Thjerrëza me perime / Biskota të vogla me pançetë / Qumësht me fruta të thata – pija më e mirë per Iftar.
Në një botë ku jemi vazhdimisht të stimuluar nga teknologjia dhe informacioni, ndonjëherë harrojmë fuqinë e thjeshtësisë dhe shërimit natyral. A mund të na ndihmojnë simbolet, arti dhe teknikat e lashta për të çliruar trupin dhe mendjen nga stresi i përditshëm? Sot, në studion e “Rreze Dielli” Amadea Stefa dhe Martin Veigl, trajnerë të meditimit Tao, na treguan njohuri të çmuara mbi fuqinë e simboleve të shërimit, ndikimin e telefonave në shëndetin tonë mendor dhe emocional, si dhe rëndësinë e një detoksi të rregullt 9 ditor për trupin dhe mendjen. Gjithashtu, në studio treguam një demonstrim live të Tao Calligraphy, një teknikë që lehtëson dhimbjen fizike dhe emocionale. Si mund të shkëputemi nga mbingarkesa e botës moderne dhe të rigjejmë qetësinë? Cilat janë teknikat më të thjeshta, por më të fuqishme, për të çliruar stresin dhe për të balancuar emocionet tona?
Suzana Gjekaj, është shqiptarja e parë që merr gradën e koloneles në Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo gradë prestigjioze arrihet nga vetëm 1.8% e oficerëve të Forcës Ajrore, duke shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e saj të shquar ushtarake. Në një intervistë në “Rreze Dielli” ajo tregoi sesi u përzgjodh kolonele, rrëfen rrugëtimin e saj dhe sfidat në forcat ajrore amerikane në krye të 120 oficerëve. Me profesion dentiste, kolonelja tha se ndihet e lumtur që është shqiptare dhe këtë fakt e tregon me krenari kudo. E lindur në Amerikë, me prindër nga Malësia e Madhe, Suzana tregoi sesi familja emigroi në vitet ‘70, dëshirën e madhe dhe këmbënguljen e tyre për të mësuar fëmijëve gjuhën dhe traditat shqiptare.
-
VIDEO
Në listën e hapur të socialistëve në qarkun Vlorë, Ardit Bido: Nëse do më kishte ftuar PD nuk do pranoja, s’më lidh asgjë me atë parti, kam kontribut në PS
Ardit Bido, i cili ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithsmë të Arkivave, tashmë është kandidat i PS në qarkun Vlorë në listë të hapur. Ai tha se e sheh këtë ftesë nga PS e pranoi pasi i erdhi propozimi dhe e sheh si një sfidë të re.
-
VIDEO
E rrallë| Rrëfehet kolonelia e parë femër shqiptare në Forcat Ajrore Amerikane
Suzana Gjekaj, është shqiptarja e parë që merr gradën e koloneles në Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo gradë prestigjioze arrihet nga vetëm 1.8% e oficerëve të Forcës Ajrore, duke shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e saj të shquar ushtarake. Në një intervistë në “Rreze Dielli” ajo tregoi sesi u përzgjodh kolonele, rrëfen rrugëtimin e saj dhe sfidat në forcat ajrore amerikane në krye të 120 oficerëve. Me profesion dentiste, kolonelja tha se ndihet e lumtur që është shqiptare dhe këtë fakt e tregon me krenari kudo. E lindur në Amerikë, me prindër nga Malësia e Madhe, Suzana tregoi sesi familja emigroi në vitet ‘70, dëshirën e madhe dhe këmbënguljen e tyre për të mësuar fëmijëve gjuhën dhe traditat shqiptare.
-
VIDEO
Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci/ Valon Arifi: Qeveria e Kurtit i dha mbështetje për shkak të dështimeve në aspektin ndërkombëtar
Gazetari Valon Arifi thotë se Aleksandër Vuçiç e sheh si një aleancë të fortë kundër Serbisë bashkëpunimin ushtarak Shqipëri-Kosovë-Kroaci. Sipas tij, qeveria e Kosovës i dha një mbështetje të madhe kësaj aleance për shkak të problemeve që ka pasur kohët e fundit në aspektin ndërkombëtar
-
VIDEO
Elbasan/ Dhëndri i Qazim Sejdinit tenton të shtypë me makinë efektivin, vihet në pranga! 50-vjeçari drejtor kabineti në Këshillin Bashkiak
Dhëndri i ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini, ka rënë në pranga pasi ka tentuar të shtypë me makinë një efektiv policie. Për shkak të masave për mbarëvajtjen e një aktiviteti sportiv, polici nuk e ka lejuar 50-vjeçarin të kalojë me mjet në këtë rrugë pasi ishte e ndaluar lëvizja.
-
VIDEO
Ja detoksi më i mirë 9-ditor për pastrimin e trupit dhe mendjes
Në një botë ku jemi vazhdimisht të stimuluar nga teknologjia dhe informacioni, ndonjëherë harrojmë fuqinë e thjeshtësisë dhe shërimit natyral. A mund të na ndihmojnë simbolet, arti dhe teknikat e lashta për të çliruar trupin dhe mendjen nga stresi i përditshëm? Sot, në studion e “Rreze Dielli” Amadea Stefa dhe Martin Veigl, trajnerë të meditimit Tao, na treguan njohuri të çmuara mbi fuqinë e simboleve të shërimit, ndikimin e telefonave në shëndetin tonë mendor dhe emocional, si dhe rëndësinë e një detoksi të rregullt 9 ditor për trupin dhe mendjen. Gjithashtu, në studio treguam një demonstrim live të Tao Calligraphy, një teknikë që lehtëson dhimbjen fizike dhe emocionale. Si mund të shkëputemi nga mbingarkesa e botës moderne dhe të rigjejmë qetësinë? Cilat janë teknikat më të thjeshta, por më të fuqishme, për të çliruar stresin dhe për të balancuar emocionet tona?
-
VIDEO
Thjerrëza me perime, një recetë plot shije ideale për Iftar nga zonja Albana
Thjerrëza me perime
Përbërësit:
- 160 gr thjerrëza
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 patëllxhan
- 6 domatina
- 4 lgj vaj ulliri
- 3 lgj uthull
- 1 lç kripë
- 1 limon
- 1 tufë majdanoz
- Pak piper të zi
- Pak rigon
Përgatitja:
Presim në kubikë të vegjël patëllxhanët. I kriposim dhe i vendosim në furrë të piqen. Ziejmë thjerrëzat për sallatë. Domatinat i presim përgjysëm, ndërsa qepën e kuqe në gjysëmhëne dhe karrotën në rende. I vendosim të gjithë përbërësit në një tas. Përziejmë uthullën, vajin, limonin dhe e shtojmë në sallatiere mbi perimet duke bërë një spërkatje në fund me majdanoz dhe erëza.
-
VIDEO
Kafshatëza me pançetë, biskota të kripura me pançetë e rozmarinë nga zonja Albana
Biskota të kripura -Kafshatëza me pançetë
Përbërësit:
- 3 gota e gjysmë miell
- 2 gota pançetë
- 2 vezë
- 1 lgj djathë parmixhano
- 1 bustinë pluhur pjekës
- 1 lgj vaj ulliri
- 1/2 lgj rozmarinë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Rozmarinën e kalojmë në blender dhe pançetën në kubikë të vegjël. Përziejmë të gjithë përbërësit dhe zëmë një brumë të plotë të cilin e hapim në tryezën e punës. Me anë të një forme të vogël e ndajmë në pjesë të vogla sa një kafshatëz. I vendosim në një tavë me letër pjekje në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius.
-
VIDEO
Trishkë e sherbetosur, revania e traditës me shurup nga zonja Albana
Trishkë e sherbetosur
Përbërësit:
- 3 kokrra vezë
- 2 filxhanë kafe sheqer
- 2 filxhanë kos
- 1 fk lëng portokalli
- 2 fk gjalpë të tretur
- 1 fk vaj
- 250-300 gr miell
- 1 lugë çaji sodë
- 1 bustinë vanilje
- Lëkurë portokalli
Sherbeti:
- 1 gotë sheqer
- 1 gotë ujë
Përgatitja:
Në një tas rrahim me pirun vezët me sheqerin, me kosin e me lëngun e portokallit. Shtojmë gjalpin e tretur, vajin, sodën, vaniljen, cipat e portokallit dhe e përziejmë mirë. Më pas hedhim pak nga pak miellin duke e përzier derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme dhe e shkrifët. E hedhim në tavë dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius për 25-30 minuta. Pasi të ftohet pak e presim në nuska. Më tej përgatisim shurupin dhe kur të jenë vakur të dyja bëjmë sherbetosjen.