-
VIDEO
Basha replikë Ramës nga Report Tv: Ku i ke shokët?! Ke frikë nga e vërteta, gati për debat live! Vota për Berishën, shkon për Metën dhe rrangallat e korrupsionit (VIDEO)
Lulzim Basha i vijon replikat me kryeministrin Edi Rama përmes ekranit të Report Tv, ku i bën thirrje edhe për debat live. Basha e pyet sërish Ramën, se ku i ka shokët, ndërsa thotë se kryeministri ka frikë nga e vërteta. Në emisionin 'Repolitix', Basha flet për programin e Koalicionit Euroatlantik, ku thekson mbështetjen për SPAK, ndërsa nuk lë pa "shigjetuar" as Sali Berishën.
-
VIDEO
Basha: Shqiptarët të mos e shesin votën për 50 mijë lekë, s’ka bashkëpunim me të korruptuarit dhe ata që janë kundër SPAK
Kreu i KEA-s, Lulzim Basha, i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos e shesin më votën për 50 mijë lekë dhe të mbajnë peng të ardhmen e familjeve dhe fëmijëve.
Ai u shpreh se nuk do bashkëpunojë me njerëz me probleme me ligjin, të korruptuar dhe dënuar për korrupsion, apo që nuk mbështesin SPAK-un.
“Nëse votën do e shesësh për 50 mijë lekë, po i drejtohem qytetarëve, kur mund t’i krijosh mundësi fëmijëve dhe familjes me 15 mijë euro të ardhura në programin tonë, atëherë kjo tregon se po shet lëkurën për dhjam qeni, po e shet shumë lirë. Objektivi ynë është programi ynë, i shtrijmë dorën gjithkujt që e gjejnë veten te programi jonë. Përveç atyre që janë të korruptuar, kriminel, me probleme me drejtësinë, apo që nuk mbështesin SPAK. PS ka njerëz të ndershëm aty, që nuk kanë vjedhur, që janë të ndershëm, s’i demonizoj socialistët shqiptarë, në krahasim me këta të tjerët që janë pasuruar, janë majmur, kanë vjedhur dhe janë korruptuar. Në mënyrë kategorike me këta nuk mund të ketë bashkëpunim”.
-
VIDEO
GODET Basha: Po votove PD sot voton Metën e korruptuar, Topallin që bashkoi votat me Ramën
-
VIDEO
Programi/ Basha: Kemi një plan të plotë si luftohet korrupsioni, mbështesim sipërmarrjen dhe të rinjtë
Kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha foli në emisionin ‘Repolitix’ mbrëmjen e sotme edhe për programin e forcës që ai drejton.
‘Ne kemi dal të parët me program edhe CDU gjermane ka thënë është programi më i mirë. Programi është shpalosur dhe shpaloset çdo ditë. Unë isha sot në Elbasan dhe atje e shpalosa programi ynë ka vetingun e politikanëve, heqjen e imunitetin dhe rikuperimin e pasurive të vjedhura. Ne kemi një plan të plotë si luftohet korrupsioni, për të mbështetur sipërmarrësit dhe taksat që duhet të paguajë sipërmarrësit, si do të mbështesim rininë shqiptare. Investimi më madhor i parashikuar në programin tonë, nuk është një zhvillim infrastrukturor por ngritja e 4 kampuseve në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë Vlorë dhe Shkodër në fushën e teknologjisë së informacionit’, tha ai.
-
VIDEO
Ja pse Rama e 'zgjoi' Bashën! Berisha i tërbuar, ja çfarë sjell për 11 Majin! RePolitix
“Dissing”, foto, video, batuta, ironi dhe mesazhe me këngë kanë sjellë një imazh ndryshe të politikës, por që kapërcejnë edhe kufijtë e etikës, deri në sarkazma dhe bullizime. Këto ishin temat e trajtuara sot në Report Tv. Të ftuar ishin gazetarja Esiona Konomi, Flogert Muça, Skerdjan Dhuli dhe Ermal Peçi
-
VIDEO
Si komunikon politika? Muça: Berisha ka fjalor 100 herë më të keq e të zi se Basha dhe Rama, quajti kuçkë prokuroren! Video-postimet? Strategji dhe jo show
Gazetari Flogert Muça vuri në dukje në studion e emisionit ‘Repolitix’ në Report Tv, duke marrë shkas nga epitetet që kanë ndezur politikën së fundmi, të cilat kanë në dukje edhe një kapërcim të limitit etik, se Sali Berisha në krahasim me Ramën dhe Bashën ka një fjalor 100 herë edhe më të keq e të zi se ata dy.
-
VIDEO
‘Repolitix’/ Konomi: Politika s’e respekton Kodin e Etikës! Bashës i janë shtuar klikimet! Muça: Rama po projekton opozitën! Dhuli: Klikimet nuk sjellin vota
“Dissing”, foto, video, batuta, ironi dhe mesazhe me këngë kanë sjellë një imazh ndryshe të politikës, por që kapërcejnë edhe kufijtë e etikës, deri në sarkazma dhe bullizime. Këto ishin temat e trajtuara sot në Report Tv. Të ftuar ishin gazetarja Esiona Konomi, Flogert Muça, Skerdjan Dhuli dhe Ermal Peçi
-
VIDEO
Haklajt 'fundosin' Berishën në SPAK? Beqiri zbulon detajet e reja të vrasjeve l Frontline
Një reagim ekskluziv vjen nga familja Haklaj për Report TV, pasi kallëzuan përherë të dytë Sali Berishën në SPAK. Në mesazh thuhet se ata kërkojnë drejtësi për familjarët e vrarë. Nga ana tjetër akuzojnë Berishën, si kreun e grupit të organizatës kriminale që ka kryer vrasjet e tyre. Ngjarja që përban kallëzimi është atenati i 21 Qershorit 1997 në urën e Milotit, ku mbetën të vdekur dy persona që shoqëroheshin në makinë nga Fatmir Haklaj.
-
VIDEO
‘Gërdeci’ në SPAK, Meçe: Çështja mund të mbyllet pa u zbuluar e vërteta, Petraj: Duhet të merren me ata që bën tenderin
Çështja ‘Gërdeci’ ka qenë një nga temat që janë folur ditën e sotme në Report Tv në ‘Studio Live’. Arben Meçe, analisti i njohur ka thënë se sipas tij shqetësimi më i madh është se Gërdeci nuk mund të zbulohet.
Nga ana tjetër Petraj ka thënë se gjyqi duhet të marrë në konsideratë hetimin mbi strukturën që ka bërë tenderin.
Petraj: Pjesa e Gërdecit nuk ka shumë nevojë të merresh me Mediun, ndërkohë ke gjithë pjesën e strukturës që kishte marrë tenderin. Duke qenë se kërkohen personazhe ke kërkuar një listë dëshmimtarësh dhe këta persona nuk paraqiten se nuk gjenden. Duke qenë se je palë në këtë çështje, unë e shikoj të vështirë si pikë te Gërdeci.
Meçe: Ajo që mua më shqetëson është që çështja e Gërdecit mund të mbyllet pa u zbuluar e vërteta. Ky gjyq është manipulimi më i madh që i bëhet çështjes. Ata e kanë kaluar në çështje administrative. Ndërkohë nuk është ky gjyqi, gjyqi janë armët e zhdukura, depot e armëve. Autorët e vërtetë të Gërdecit, po tallen me ne duke i na dalë çdo ditë në televizo
-
VIDEO
Jeta me brenga e një gjuhëtari të madh
Pas vitit 1944, kur në pushtet erdhën komunistët, çdo gjë u kthye mbrapsht për familjen tonë dhe për shumë të tjera, sepse nisi periudha e kalvarit për ne dhe shumë të tjerë, filloi lufta e ashpër e klasave. Më 1945, familja jonë, pas disa kontrollesh, qe ndër të parat që u nxor nga shtëpia duke na lejuar të mernim vetëm dy valixhe rroba. Dyqani, me të cilin bënte tregti babai, u konfiskua dhe bashkë me të u shtetëzua tërë pasuria tjetër
-
VIDEO
Kallëzimi i dytë i Berishës në SPAK/ Beqiri për Report Tv: Urdhrin për atenatin e Haklajve në urën e Milotit e dha kreu i 'organizatës kriminale' Sali Berisha
Idajet Beqiri, avokati i familjes Haklaj ka folur ditën e sotme për Report Tv në lidhje me kallëzimin e dytë në SPAK, që është bërë për Sali Berishës, mbi dosjen e pa zbardhur të vrasjeve në Tropojë. Beqiri tregon se elementi i ri në dosje është ajo që ka ndodhur në datën 21 Qershor 1997, një ditë përpara prezantimit të kandidatëve të zgjedhjeve.
Sipas Beqirit dhe familjes Haklaj, në kallëzim janë referuar me fakte konkrete dhe me orë nga vendet e ngjarjes, se urdhërin për pritën që i është bërë në urën e Milotit, Fatmir Haklajve dhe 3 personave të tjerë, është dhënë nga Sali Berisha.
-
VIDEO
Negociatat e amerikanëve në Riad me rusët e ukrainasit, Meçollari në Report Tv: S’ka paqe të qëndrueshme në Ukrainë pa çlirimin e territoreve
Presionin e Donald Trump ndaj Ukrainës, për të mbajtur zgjedhje presidenciale në kohë lufte, Meçollari e analizoi si të parealizueshme, por edhe një tentative të presidentit amerikan për t’i eliminuar politikisht Vladimir Putinit një qëndrestar në Ukrainë, siç është presidenti Volodymyr Zelensky.