• VIDEO

    Qori në Report Tv: Luftën e kemi me oligarkinë ekonomike! S’bashkojmë vota me Ramën e Berishën! Partitë e tjera të vogla? Të parëndësishme

    ‘Lëvizja Bashkë’ kandidon këto zgjedhje e vetme, ndërsa drejtuesi i saj Arlind Qori i ftuar në Report Tv thotë se nuk është bashkuar në koalicion me asnjë prej partive të tjera të vogla sepse janë kundër këtij sistemi të korruptuar.

  • VIDEO

    Njihuni me vajzën më të fortë në Shqipëri, bukuroshja kuksiane kampione e mundjes

     “Vajza më e fortë në Shqipëri” Albina Drazhi, kampionia e sportit të mundjes e ftuar në studion e “Rreze Dielli” tregon sfidat mes feminitetit dhe forcës. Albina Drazhi është sportistja që ka thyer çdo tabu me këmbënguljen e saj në sportin e mundjes ku dhe ka arritur të triumfoj me disa medalje. Drazhi është mundësja që përfaqësoi Shqipërinë në turneun ‘Ranking Series Muhamet Malo’, dhe vetëm 2 javë më pas pritet të garojë në një tjetër kampionat ndërkombëtar. Albina, sot është mundëse profesioniste, por fillimisht e ka nisur si volejbolliste, një sport që sipas saj i ka dhënë shumë, e ka ndihmuar tej mase për të fituar eksperiencë dhe disiplinë sportive. Ana psikologjike, vetëbesimi dhe puna janë tepër të rëndësishme në një garë sportive, shprehet 25-vjeçarja duke treguar se familja e saj, por edhe shoqëria janë mbështetësit më të mëdhenj që ajo të vijojë të merret me sportin e mundjes.  

  • VIDEO

    VPN për TikTok? Inxhinieri i IT: E ligjshme, por rrezikon të dhënat! Një kompani deklaroi rritje me 1200 përqind të instalimeve në Shqipëri

    Inxhinieri elektronik Besmir Semanaj, në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, tha se VPN është e ligjshme të përdoret, por rrezikohen të dhënat personale. Sipas tij, një ditë pas dhënies së vendimit për të mbyllur TikTok, vetëm një kompani VPN-je ka deklaruar një rritje prej 1200 përqindësh instalime nga Shqipëria.

  • VIDEO

    Ja kush është hormoni i dashurisë, miqësisë, kënaqësisë dhe kundër plakjes

    Sot në "Rreze Dielli" me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka do të flasim për oksitocinën. Çfarë është oksitocina dhe pse quhet "hormoni i dashurisë dhe miqësisë"? Si ndikon ajo në marrëdhëniet ndërpersonale dhe mirëqenien emocionale, po fizike? Cilat janë mënyrat natyrale për të stimuluar prodhimin e oksitocinës në trup? Çfarë roli ka ajo në uljen e stresit dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm? Çfarë ndodh kur trupi ka nivele të ulëta të oksitocinës? A lidhet kjo me ankthin, depresionin apo izolimin shoqëror? A mund të ndikojë teknologjia dhe mungesa e kontaktit fizik në uljen e niveleve të saj? A ndikon mënyra e të ushqyerit dhe stili i jetesës në prodhimin e oksitocinës? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve por jo vetëm, i marrim nga Joka, i cili na tregon dhe ushqimet apo zakonet më të dobishme për stimulimin e saj. 

  • VIDEO

    Byrek me arra nga zonja Albana / Duhet ta provosh patjetër këtë shije!

    Byrek me arra

    Përbërësit:

    • 200 gr arra
    • 50 gr vaj / gjalpë
    • 300 ml ujë
    • 1 pako peta të pjekura të holla
    • Kripë sipas shijes

    Përgatitja:

    Grijmë arrat, shtojmë kripën dhe ujin e nxehtë. Petët e pjekura i shtrojmë në tavë dhe i spërkatim me masën me arra. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

  • VIDEO

    Qumështor pa petë nga zonja Albana / Receta plot shije e traditës në pak minuta

    Qumështor pa petë

    Përbërësit:

    • 1 litër qumësht
    • 5 vezë
    • 5 lgj sheqer
    • 50 gr gjalpë
    • 1 majë luge kripë
    • 3 lugë gjelle miell

    Përgatitja:

    Rrahim vezët mirë duke shtuar pak nga pak sheqerin dhe duke vijuar rrahjen pa ndërprerje derisa sheqeri të shkrijë dhe vezët të rrisin volumin. Shtojmë gjalpin e tretur, pak qumësht e më pas miellin e situr, e përziejmë mirë derisa mielli të mos ketë kokrriza. Shtojmë dhe qumështin e mbetur dhe e trazojmë mirë, duke hedhur një majë luge kripë. Masën me qumësht dhe vezë e kullojmë në sitë e më pas në tenxheren e vendosur në zjarr e përziejmë vazhdimisht derisa të formohet një masë kremoze e trashë (pa e lënë të kalojë në vlim). Lyejmë një tavë me gjalpë, hedhim qumështorin dhe lyejmë sipërfaqen me të verdhë veze. E vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20-30 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të artë të errët.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 19 mars 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga  fletë gjigante për votimet në Tiranë janë 539 emra te aleati çon Berishën në SPAK e deri tek pensionistët meritojnë trajtim më dinjitoz.

  • VIDEO

    ‘Bandat e Shkëlzenit, këlyshi i sigurimit Balliu’/ Debate të FORTA, zbulohet plani i SHBA për SPAK

    Halit Valteri një prej kandidatëve në listën e hapur të Qarkut të Tiranës ka dhënë disa arsye përse qytetarët e Tiranës sipas tij do duhet të votojnë në 11 Maji.

  • VIDEO

    Spahiu: Partitë e reja kanë avantazh me te vjetrat, votën e diasporës dhe arrestimet e SPAK

    Në studion e Repolitix, në Report tv juristi Kreshnik Spahiu thotë se partitë e reja kanë avantazh atmosferën e krijuar nga arrestimet e fundit të SPAK dhe votat e diasporës.

     
  • VIDEO

    Pa Gjurme-‘Më telefonoi, por nuk foli’/Zhdukja e dy të rinjve, nëna:Zbulova sherrin, ai kishte…

    Shkoi në shtetin Gjerman për të punuar… vetëm 4 muaj më pas i riu humbet kontaktet me familjen. Bëhet fjalë për Kastriot Basrin i cili u largua dhjetorin e kaluar për të filluar një jetesë të re në Hannover, të Gjermanisë. Kastriot Basri jetonte i vetëm, kontaktet me familjen I kishte të rregullta dhe punonte në një servis makinash. Ishte mëngjesi i datës 5 Mars, hera e fundit kur 30 vjecari kontaktoi me familjarët e tij dhe që nga ajo ditë ata I humbën kontaktet me të. Nga kërkimet që Martini, vëllai I tij, ka bërë mori vesh se 30 vjecari para 2 javësh ka marr një pagesë prej 250 eurosh nga pronari i servisit dhe më pas është larguar nga puna. Që atehërë atë nuk e ka parë më askush… Dyshimet e familjarëve janë sei riu mund të ketë pasur një situatë stresuese dhe si pasojë është larguar, pasi para disa kohësh i ndodhi e njëjta gjë. Prej më shumë se 10 ditëve familjarët janë ende në kërkim, por fatkeqësisht ende nuk e din se cfarë ka ndodhur me fatin e tij. -Ndërkohë një tjetër rast u denoncua pasditen e sotme nga e motra si i humbur. Bëhet fjalë për Emrah Licon, 23-vjeçari i cili rezulton i zhdukur për familjen e tij që prej vitit 2023 ndërsa kontaktin e fundit e ka patur nga Zvicra. I riu ka emigruar drejt Zvicrës konkretisht në Gjeneva që prej vitit 2020 ku jetonte me një shok, por familjarët kurrë nuk mundën ta mësojnë identitetin e këtij të fundit. Kontaktet me familjen i kishte të rregullta, ndërsa kohët e fundit Emrah ishte shprehur se ndihej i mërzitur pasi ishte i papunë. Ishte muaji mars kur për herë të fundit 23 vjeçari i shkruajti të motrës me telefonin e një shokut të tij ndërsa i pohoi se do ta telefononte vetë pas disa ditësh pasi për momentin nuk kishte telefon. Pas këtij mesazhi familja Lico nga Berati nuk mësoi më asgjë në lidhje me fatin e të riut. Fatkeqësisht telefoni i të motrës, Kleas është prishur dhe numrin me të cilin Emrah ka shkruar herën e fundit ajo nuk e ruan më. Pas pak kohësh familjarët kanë bërë denoncim edhe në policinë e Berat, por pa rezultat derimë tani. Të shqetësuar familjarët janë në kërkim të të riut, fati i të cilit ka mbetur mister që prej momentit me të cilin kanë shkëputur çdolloj kontakti.

  • VIDEO

    Më i votuari i primareve në listën e hapur të PD/ Alimehmeti: S’jam nga ata që emërohem nga kryetari! Rasti Sula? Për fitore, duhet të sakrifikojmë diçka nga vetja

    Në emisionin ‘Frontline Interview’, Alimehmeti i pyetur se a ka ‘qejf mbetje’ lidhur me faktin, se edhe pse i treti më i votuar, ai u la në listë të hapur në qarkun e Tiranës, ai thotë se ka qenë pro listave të hapura dhe se nuk është nga ata që e emëron kryetari.

  • VIDEO

    Masakra e Gërdecit/ Meçe: Berisha bleu heshtjen e familjeve të viktimave me mbi 20 mln euro, armatimi shqiptar shkonte në Hamas! Iu vu zjarri që të ndërpritej trafiku

    Analisti Arben Meçe, ngriti akuza të forta lidhur me tragjedinë e Gërdecit më 15 mars 2008. Ai tha se Sali Berisha bleu heshtjen e familjarëve të viktimave me mbi 20 milionë euro.  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv