‘U goditëm nga mbrapa, Zoti na shpëtoi’/Çifti Troshku:As falje nuk kërkoi, por u zhduk…

13 Mars, 18:16 | Përditesimi: 13 Mars, 18:16

21 Nëntor 2024 Ishte kjo datë kur pasi Petrit dhe Suzana Çoshku po udhëtonin me makinë në Harizaj të Kavajës, një person nga Vlora aksidentalisht i përplas nga mbrapa. Nga ky aksident gruaja pësoi dëmtime në krah ndërsa u dërgua me urgjencë tek Trauma në Tiranë. Sipas çiftit nga Kavaja, mjekët e kanë nxjerrë pas një ore Suzanën me pretekstin se gjendja e saj ishte e mirë ndërsa sipas tyre ishte e kundërta. 4 ditë pas qëndrimit në shtëpi, gjendja e gruas u përkeqësua ndërsa sipas përgjigjes së rezonancës, ajo i duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Që nga muaji nëntor nëna e 3 fëmijëve jeton me dhimbje të shumta pasi nuk di ku të drejtohet ndërsa edhe gjëndja ekonomike e kësaj familje është tepër e vështirë. Me personin që i aksidentoi nuk kanë patur asnjë kontakt ndërsa çështja ka kaluar në prokurori por sipas tyre kjo çështje po zvarritet. 5 pjestarët e kësaj familje jetojnë në këtë banesë ku përvecse kushtet janë tepër të vështira, ajo gjithashtu nuk është nën pronësinë e tyre, por të një kushërire. Sot të gjendur në udhëkryq çifti Çoshku kërkojnë ndihmën e “Pa Gjurmë” për një zgjidhje për problemin e tyre.

r.k./Shqiptarja.com