Role me vezë të mbushur me djathë, proshutë dhe brokoli nga zonja Albana

12 Mars, 11:52

Role me vezë të mbushur me djathë, proshutë dhe brokoli

Përbërësit:

  • 4 vezë
  • 1 kokë brokoli
  • 100 gr djathë pice
  • 100 gr proshutë
  • 50 ml qumësht
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ lugë çaji pluhur hudhre (opsionale)
  • ½ lugë çaji rigon ose erëza të tjera
  • Kripë dhe piper sipas shijes

Përgatitja:

Fillimisht ndezim furrën në 180°C dhe lyejmë një tavë me pak vaj ulliri. Në një enë rrahim vezët me qumështin, kripën, piperin, erëzat dhe brokolin e grirë. Hedhim masën në tavë dhe e pjekim për 20-25 minuta derisa të marrë një ngjyrë të artë dhe të mpikset mirë. E heqim nga furra, shtrojmë djathin dhe më pas proshutën. E mbështjellim role me anë të letrës dhe e vendosim sërish në furrë për pak minuta. E lëmë të ftohet pak, e presim dhe e servirim.