-
VIDEO
Tasqebap me mish viçi nga zonja Albana, shije e traditës shqiptare
Tasqebap me mish viçi
Përbërësit:
- 500 gr mish viçi
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 qepë e madhe
- 2 thelpinj hudhër
- 2 domate të pjekura
- 1 lugë gjelle salcë domatesh
- 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
- ½ lugë çaji piper i zi
- 2 patate të mesme
- 1 karrotë
- 1 gjethe dafine
- 1 filxhan çaji ujë ose lëng mishi
- 1 lugë çaji majdanoz i freskët
- Kripë sipas shijes
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe skuqim mishin derisa të marrë një ngjyrë të lehtë kafe. Shtojmë qepën dhe hudhrën dhe i kaurdisim derisa të zbuten. Shtojmë domatet e grira, salcën e domates, specin e kuq pluhur, piperin dhe kripën. I përziejmë mirë dhe i lëmë të ziejnë për 5 minuta. Shtojmë patatet dhe karrotën dhe vijojmë me kaurdisjen për 2-3 minuta. Më pas shtojmë ujin ose lëngun e mishit, gjethe dafine dhe e mbulojmë tenxheren me kapak. E lëmë të ziejë në zjarr të ulët për rreth 40-50 minuta, derisa mishi të jetë i butë dhe salca të jetë trashur. E shërbejmë tasqebapin të ngrohtë me bukë të freskët duke e zbukuruar me majdanoz të grirë.
-
VIDEO
Kimë me domate, vezë dhe djathë nga zonja Albana
Kimë me domate, vezë dhe djathë
Përbërësit:
- 2 domate të pjekura /200 ml salcë domate
- 1 lgj salcë speci
- 3 kokrra vezë
- 200 gr djathë i bardhë
- 1 qepë mesatare
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 spec i kuq (opsionale)
- Spec i kuq pluhur
- Kripë dhe piper sipas shijes
Përgatitja:
Në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe skuqim qepën e grirë hollë derisa të zbutet. Nëse përdorim spec, e shtojmë të prerë në kubikë dhe e kaurdisim për disa minuta. Grijmë domatet dhe i shtojmë në tigan. I lëmë të gatuhen derisa të avullojë pak lëngu dhe të krijohet një salcë e trashë. Më pas shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar dhe e përziejmë që të shkrihet pak. Thyejmë vezët direkt mbi salcë, pa i përzier menjëherë, që të mbeten me strukturën e tyre. Pas disa minutash e përziejmë butësisht. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe spec të kuq pluhur sipas dëshirës. E lëmë fërgesën për 2-3 minuta derisa vezët të mpiksen sipas preferencës dhe e shërbejmë menjëherë të ngrohtë me pak bukë të thekur.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 5 mars 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha koalicion me Kujtim Gjuzin, Jenisherin, Sazan Gurin dhe Kostaqin te policia përplaset me banorët e Tragjasit për ujësjellësin e resorteve të jugut e deri tek parlamenti serb kthehet në arenë lufte! 'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 5 mars 2025
-
VIDEO
Rama niset drejt SHBA?! Ja mesazhi i FSHEHTË! Meta del nga BURGU pas zgjedhjeve. DEBATET
Zgjedhjet e 11 majit po afrojnë, teksa janë shpallur 3 koalicione zgjedhore dhe sot (4 mars) mbaron afati për regjistrimet e Diasporës në KQZ. Temat që u trajtuan në panelin e “Repolitix” të moderatorit Denis Minga, në Report Tv. Te ftuar në studio kanë qenë ish-deputeti Halit Valteri, gazetari Flogert Muça, avokati Përparim Çaça dhe deputeti Rezart Kthupi i ‘Djathtas 1912’
-
VIDEO
Diaspora/ Kthupi: Vota e emigrantëve do ndikojë në zgjedhje! Valteri: PS merr 70% të saj! Muça: PS-PD me llogari për çdo qark, do ruajnë 'status-quo'-në!
Vota e diasporës do të ketë ndikimin e saj në zgjedhjet e 11 majit dhe kjo referuar shifrës së lartë të të regjistruarve kur duhen edhe pak më shumë se një orë nga mbarimi i afatit sipas KQZ-së.
-
VIDEO
Muça: Nës Rama shkon në SHBA, certifikohen zgjedhjet! Valteri: Koha e Fazlliçit ka mbaruar, sa të jetë rrangalla Berisha dhe aleati i tij Meta, Ramës s’i duhet gjë tjetër!
A do i vizitojë kryeministri Edi Rama SHBA-të? A është kjo surpriza që lajmëroi ditën e sotme me një postim të radhës gjatë kthimit nga Panairi i Turizmit në Berlin?
-
VIDEO
Debati në ‘Repolitix’, Kthupi: Ilir Meta lirohet sapo fiton mandatin! Valteri: Nuk del pa u betuar në Parlament! Muça: Ndaj u fut te listat e mbyllura! Çaça: Topi i kalon SPAK!
Zgjedhjet e 11 majit po afrojnë, teksa janë shpallur 3 koalicione zgjedhore dhe sot (4 mars) mbaron afati për regjistrimet e Diasporës në KQZ. Temat që u trajtuan në panelin e “Repolitix” të moderatorit Denis Minga, në Report Tv. Te ftuar në studio kanë qenë ish-deputeti Halit Valteri, gazetari Flogert Muça, avokati Përparim Çaça dhe deputeti Rezart Kthupi i ‘Djathtas 1912’
-
VIDEO
Valteri: Berisha ka bërë koalicion me të korruptuar, aleancë e dështuar! I ka bërë nder Ramës! Çaça: Partia e Lirisë është ‘mish i huaj’ në PD
Ish-deputeti Halit Valteri mendon se Sali Berisha dhe Ilir Meta do bëjnë çdo lloj makinacioni dhe manovre politike që kreu i PL-së të arrijë lirinë dhe një prej këtyre është zgjedhja si deputet i Parlamentit më 11 maj.
-
VIDEO
Dosja K - Kalvari i një foshnje me babanë e masakruar
Suzana ishte ende foshnje kur ajo bashke me motrat e vëllezërit dhe nënën Kadrijen, veshur sterr në tëzeza, vetë 26 vjeçe mbetën rrugëve… Ku do të jetonin, si do të rriteshin ata fëmijë? Vdekja e Dautit kishte çuar në pikën më të ulët gjithë shpresat dhe ëndrrat në familjen Elezi. Ata do të mendonin nga ky çast e tutje vetëm për mbijetesë…
-
VIDEO
Pa Gjurme-‘E rrëmbeva 16vjeçe, vjehrra ma mori kur ishte shtatzënë’/I riu:Djali është 6 vjeç, akoma…
Senad Hasa është 30-vjeçari nga Shkodra, i cili këtë pasdite vjen me një apel të fortë për të birin e tij 6-vjeçar, Joelin. Prej shumë kohësh ky baba është përballur me pengesa të shumta, pasi ish-e dashura e tij, nuk e lejon të ketë kontakt me fëmijën,duke pretenduar se ai nuk është babai biologjik. Historia e tyre nisi 6 vite më parë në një dasmë në Shkodër, kur një palë e tretë i prezantoi me njëri-tjetrin. Pas disa takimeve, ata vendosën të jetojnë së bashku. Por lumturia e tyre u ndërpre shpejt sapo Joeli erdhi në jetë, konfliktet familjare “shpërthyen” dhe çifti u nda. Blerta, atëherë një adoleshente u kthye tek familja e saj në Shkodër, duke ndërprerë çdo lidhje mes Senadit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 4 Mars 2025 – Receta të shpejta/ Testamenti, gjithçka që duhet të dini
Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pilaf Uzbek / Petulla me brumë patatesh / Bukë me oriz dhe thjerrëza / Komposto frutash.
Sot në “Rreze Dielli” u ndalëm në një tematikë jo fort të diskutuar, flasim për testamentin. Çfarë është testament, përveç se një dokument ligjor është dhe një amanet i fundit i personit që largohet nga kjo jetë. Pse është i rëndësishëm ai? A kemi kulturë dhe njohuri ligjore për shkrimin e tij? A është një testament thjesht një çështje ligjore, apo ka edhe një dimension etik dhe emocional? Ku gabohet më së shumti në lidhje me testamentet që shpesh hapin problematika të ndryshme në familje? Kur një testament quhet i pavlefshëm? A mund të parandalohet një konflikt me anë të një testamenti të qartë? Të gjitha këto i diskutojmë në studio me panelistët e ftuar Drita Avdyli, Kreu i Dhomës së Ndërmjetësimit, Dr. Pastor Ylli Doçi dhe Albana Mançja, e cila hap për herë të parë testamentin e lënë nga nëna e saj, e cila ndërroi jetë para pak muajsh.
-
VIDEO
Hap live testamentin e nënës / Ja çfarë duhet të dini për amanetin pas vdekjes