Pa Gjurme-‘E rrëmbeva 16vjeçe, vjehrra ma mori kur ishte shtatzënë’/I riu:Djali është 6 vjeç, akoma…

4 Mars 2025, 20:37 | Përditesimi: 4 Mars 2025, 20:37

Senad Hasa është 30-vjeçari nga Shkodra, i cili këtë pasdite vjen me një apel të fortë për të birin e tij 6-vjeçar, Joelin. Prej shumë kohësh ky baba është përballur me pengesa të shumta, pasi ish-e dashura e tij, nuk e lejon të ketë kontakt me fëmijën,duke pretenduar se ai nuk është babai biologjik. Historia e tyre nisi 6 vite më parë në një dasmë në Shkodër, kur një palë e tretë i prezantoi me njëri-tjetrin. Pas disa takimeve, ata vendosën të jetojnë së bashku. Por lumturia e tyre u ndërpre shpejt sapo Joeli erdhi në jetë, konfliktet familjare “shpërthyen” dhe çifti u nda. Blerta, atëherë një adoleshente u kthye tek familja e saj në Shkodër, duke ndërprerë çdo lidhje mes Senadit.

A.M/Shqiptarja.com