Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 3 Mars 2025 – Receta të shpejta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla

3 Mars, 14:11 | Përditesimi: 3 Mars, 14:11

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fileto pule kotoletë në furrë / Supë me perime / Puding me qumësht.

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e parë të këtij muaji, 3-9 mars, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë nuk do të ketë shumë vështirësi, madje për disa shenja do të ketë mjaft përfitime. Por gjithsesi jemi në një muaj me ndikime të forta planetare ku duhen mbyllur çështjet e së shkruarës, pasi shumë gjëra nuk do të jenë më si më parë. "Klima e javës ka disa kthesa, pasi rruga retrogradë e Afërditës sjell situata konfuze në çështjet financiare dhe emocionale, por situatën e ‘shpëton’ këndi astrologjik Diell-Mars që pastron mjegullën. Mërkuri kalon në Dash nga java që vjen duke filluar kështu një periudhë ku komunikimi bëhet më pasionant, por edhe agresiv", theksoi Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

MC/Shqiptarja.com