-
VIDEO
Petulla të ëmbla me oriz në tavë, recetë ndryshe e petullave plot shije nga Albana
Petulla të ëmbla me oriz në tavë
Përbërësit:
- 250 gr oriz
- 250 ml ujë
- 500 ml qumësht
- 125 gr sheqer
- 1 limon, lëvorja e grirë
- 2 të verdha veze
- 1 lugë miell
- Vanilje
- Pak kripë
- Pak vaj
- Sheqer për spërkatje
Përgatitja:
Ziejmë orizin me ujë, qumësht, lëvore limoni (vetëm pjesa e verdhë) dhe kripë, derisa ta thithë të gjithë lëngun. E lëmë të pushojë për disa orë (ose gjithë natën). Më pas hedhim të verdhat e vezës një e nga një, shtojmë miellin dhe vaniljen. Duke përdorur një lugë formojmë toptha të çrregullt jo shumë të vegjël dhe i fërgojmë në vajin e vluar. Ose të gjithë brumin e vendosim në një tavë, e nivelojmë mirë, e presim në forma sipas dëshirës dhe e vendosim në furrë të parangrohur. Kur të ftohet e spërkatim me sheqer dhe e shërbejmë.
-
VIDEO
Lulelakër e fërguar në marinadë, aroma ndjellëse nga zonja Albana
Lulelakër e fërguar në marinadë
Përbërësit:
- 500-600 gr lulelakër
- 100 gr miell
- 3 kokrra vezë
- 4 lgj birrë
- 250 ml uthull e bardhë
- 2 qepujka të grira
- Trumzë e freskët
- Kripë sipas dëshirës
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Ndajmë lulelakrën në tufëza dhe e ziejmë në ujë të vluar me kripë për 5 minuta. Ndërkohë përgatisim miellin në një pjatë. Rrahim vezët në shkumë dhe shtojmë birrën. Vendosim në zjarr tiganin me vaj dhe e nxehim ngadalë. Kalojmë lulelakrën në miell duke e pudrosur mirë nga të gjitha anët. Më pas lulelakrën e kalojmë në vezë dhe e vendosim të skuqet në tigan. I kthejmë disa herë që të skuqen mirë nga të gjitha anët dhe më pas i lëmë të kullojnë mbi një letër kuzhine. Kripën ua hedhim kur të mbarojë fërgimi. Për të përgatitur marinadën shoqëruese hedhim uthullën me qepujkat e grira në një tigan. E lëmë për 5-6 minuta në vlim, më pas shtojmë trumzë dhe fikim sobën. E hedhim në një tas dhe e shërbejmë bashkë me lulelakrën.
-
VIDEO
'5 Pyetjet'/ Shabani: Zyrtarë me rrogë publike bëjnë jetë sheikësh, si mund të dalësh të mbrosh vilat e Berishës
Në 5 Pyetet nga Babaramo, u diskutuan lëvizjet e SPAK në prag të nisjes së fushatës zgjedhore për 11 majin.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 25 shkurt 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Veliaj përplaset në distancë me Prokurorinë e Posaçme te Mero Baze zbulon një skandal të rëndë e deri tek kryeministri flet për mediat greke për ligjin e luftës e integrimin!
-
VIDEO
Spahiu: Rama dhe Berisha kanë marrë çelësat e zgjedhjeve! SPAK t’i hyjë me themel
Kreshnik Spahiu deklaroi në '5 Pyetjet nga Babaramo' se SPAK duhet të ndërhyjë fuqishëm për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke mos u mjaftuar me veprime sipërfaqësore. Ai theksoi se ndërhyrja e institucioneve të drejtësisë në këtë proces do të lërë gjurmë dhe mund të ndikojë në parandalimin e manipulimeve zgjedhore.
-
VIDEO
'Një kioskë që shet patatina, ka kasë tatimore', Mentor Kikia: Partitë politike nuk kanë asnjë kontroll! Marrin financime gjatë fushatës dhe askush nuk njeh donatorët
Analisti Mentor Kikia teksa fliste për SPAK dhe korrupsionin, u shpreh në '5 Pyetjet nga Babaramo se askush nuk i kontrollon partitë politike në Shqipëri. Askush nuk bën një kontroll se si financohen partitë kryesore gjatë fushatës.
'Kemi folur për histori korrupsioni të reja e të vjetra. Përse ky vend prodhon përherë administrata të korruptuara? Nuk ka ky vend disa njerëz të ndershëm? Këtu sistemi politik është i korruptuar. Bazohet mbi vjedhjen. Vjedhja e pushtetit nuk mund të jetë kurrë i ndershëm. Partitë politike janë në këtë vend ndërmarrjet më të zeza. Një kioske që shet patatina, ka kasë dhe i shkojnë kontrolle tatimore. Partitë politike nuk i shkon asnjë kontroll. Marrin financime gjatë fushatës. Donatori më i madh i Trump ishte Elon Musk, por pse nuk e dimë kush e mbështet PS dhe PD? Pse nuk kanë bërë një herë të vetme transparente llogaritë e donatorëve?'
-
VIDEO
'5 Pyetjet'/ Shabani: Zyrtarë me rrogë publike bëjnë jetë sheikësh, si mund të dalësh të mbrosh vilat e Berishës
Në 5 Pyetet nga Babaramo, u diskutuan lëvizjet e SPAK në prag të nisjes së fushatës zgjedhore për 11 majin.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Gjermani/ Gazetari në 'Studio Live': Musk lëvdoi AfD-në, nuk tha asnjë urim për fituesin CDU! Alice Weidel lidere e zgjuar që manipulon me populizmin
Gazetari Armand Plaka foli në Studio Live për zgjedhjet e zhvilluara dje në Gjermani, që panë fituese CDU dhe Friderech Merz.
-
VIDEO
Debat në 'Studio Live' mes avokatëve, Beqiri: SPAK po helmohet nga brenda! Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë
Debati i ashpër në Studio Live pasditen e sotme mes avokatëve Idajet Beqiri dhe Fatmir Merkoçi lidhur me qëndrimet ndaj SPAK.
-
VIDEO
Kurbin/ Një 67-vjeçar vritet me armë zjarri në fshatin Vilëz, dyshohet për konflikt pronësie
Një 67-vjeçar është vrarë me armë zjarri në afërsi të një banese mbrëmjen e kësaj të hëne, në fshatin Vilëz, Zhejë. Kurbin. Burime për Report Tv bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se vrasja e 67-vjeçarit, lidhet me një konflikt pronësie, por nuk përjashtohet gjakmarrja.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit, Alibeaj: 'Djathtas 1912' do futet me 100% listë të hapur! E pamundur të shkrihet SPAK! Berisha fiton se erdhi Trump? Psikozë ballkanike
Djathtas 1912 do futet në zgjedhje me lista të hapura ashtu siç duan shqiptarët thotë Alibeaj. Ai u shpreh se është e pamundur që të shkrihet SPAK siç pretendon Berisha.
-
VIDEO
“Nëna qante sa herë e pyesja”/ Në kërkim të babait, flet e bija: Isha 1 vjeçe kur…
Një vajzë në kërkim të një të vërtete është kjo historia e cila do të trajtohet pasditen e sotme në “Pa Gjurmë”. Pengu që ka e ka bërë këtë 71-vjeçare të udhëtojë nga qyteti i Durrësit për të rrëfyer historinë e jetës. Historia e Shpresës e ka zanafillën që në fëmijëri në qytetin e Librazhdit. Ishte vetëm një vjeçe kur asokohe në krye të detyrës si ushtaraj në shërbim ndaj atdheut, babai i saj, Hyseni humbi pa mësuar dot as vendin as rrethanat. Nëna u largua nga Librazhdi për tek prindërit e saj në fshatin Klos të Burrelit bashkë me të bijën e mitur. Pas dy javësh qëndrim në familje mbërrin një telegram nga të afërmit e Hysenit të cilët e njoftojnë se ky i fundit kishte ndërruar jetë, ndërsa nuk mundën ta merrnin kurrë trupin e tij.