-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 24 Shkurt 2025 – Receta tradite/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Këmba diabetike, trajtimi natyral
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjyveç me makarona elb, sallam dhe speca / Krem djathi në kushte shtëpie.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e fundit të këtij muaji, 24 shkurt – 2 mars, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë duket se do të sjellë ndryshime rrënjësore. “Më në fund do të dalë e vërteta në shesh. Marsi përfundon kursin e tij nga retrogradë në rrugën e duhur në Gaforre, këtë të hënë, duke i vendosur më në fund punët tona në rrugën e duhur. Do të jetë një javë dinamike, plot zhvillime dhe me mundësi, të cilat duhet të shfrytëzohen sa më mirë dhe me inteligjencë nga të gjitha shenjat e zodiakut. Vetëm, kujdes në dokumentacione, vëmendje në firmosje, shqyrtoni çdo detaj! Hëna e re që futet ditën e Premte në shenjën e Peshqeve, do të sjellë një vizion të ri, ndërsa kursi retrogradë i Afërditës fillon të dielën, duke sjellë rishikime në çështjet emocionale tani e tutje”, theksoi Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
Sëmundja e diabetit po përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën. Çdo vit në vendin tonë numri i të sëmurëve që diagnostikohen me Diabet është rreth 4000. Stili i jetës, kequshqyerja, duhanpirja, jeta sedentare, stresi dhe faktorë të tjerë kanë ndikuar në rritjen e numrit të të sëmurëve si dhe në shfaqjen e sëmundjes në mosha të reja. Dhe ndërsa numri i të sëmurëve rritet, rritet dhe shpeshtësia e shfaqjes së komplikacioneve të kësaj sëmundjeje, kryesisht me dëmtim të zemrës dhe enëve të gjakut, syve, veshkave, sistemit imunitar dhe nervave. Një ndër komplikacionet më të rrezikshme, të shkaktuara nga sëmundja e “heshtur" është dhe këmba diabetike, për të cilën ndalemi të diskutojmë sot në "Bima dhe Shëndeti" me biofarmacistin Ylli Merja. Si të parandalojmë këtë komplikacion të rëndë dhe si duhet të kujdesen diabetikët, cilat janë trajtimet alternative që vijnë në ndihmë, i diskutojmë hap pas hapi në studion e "Rreze Dielli".
-
VIDEO
Si të shëroni plagët e DIABETIT / Ylli Merja: Ju tregoj kurën dhe formulën që s’më ka dështuar
Sëmundja e diabetit po përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën. Çdo vit në vendin tonë numri i të sëmurëve që diagnostikohen me Diabet është rreth 4000. Stili i jetës, kequshqyerja, duhanpirja, jeta sedentare, stresi dhe faktorë të tjerë kanë ndikuar në rritjen e numrit të të sëmurëve si dhe në shfaqjen e sëmundjes në mosha të reja. Dhe ndërsa numri i të sëmurëve rritet, rritet dhe shpeshtësia e shfaqjes së komplikacioneve të kësaj sëmundjeje, kryesisht me dëmtim të zemrës dhe enëve të gjakut, syve, veshkave, sistemit imunitar dhe nervave. Një ndër komplikacionet më të rrezikshme, të shkaktuara nga sëmundja e “heshtur" është dhe këmba diabetike, për të cilën ndalemi të diskutojmë sot në "Bima dhe Shëndeti" me biofarmacistin Ylli Merja. Si të parandalojmë këtë komplikacion të rëndë dhe si duhet të kujdesen diabetikët, cilat janë trajtimet alternative që vijnë në ndihmë, i diskutojmë hap pas hapi në studion e "Rreze Dielli" në Report TV.
-
VIDEO
‘Ndryshime rrënjësore, KUJDES! E vërteta del në shesh për…’/ Horoskopi 24 shkurt-2 mars nga Jorgo Pulla
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e fundit të këtij muaji, 24 shkurt – 2 mars, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë duket se do të sjellë ndryshime rrënjësore. “Më në fund do të dalë e vërteta në shesh. Marsi përfundon kursin e tij nga retrogradë në rrugën e duhur në Gaforre, këtë të hënë, duke i vendosur më në fund punët tona në rrugën e duhur. Do të jetë një javë dinamike, plot zhvillime dhe me mundësi, të cilat duhet të shfrytëzohen sa më mirë dhe me inteligjencë nga të gjitha shenjat e zodiakut. Vetëm, kujdes në dokumentacione, vëmendje në firmosje, shqyrtoni çdo detaj! Hëna e re që futet ditën e Premte në shenjën e Peshqeve, do të sjellë një vizion të ri, ndërsa kursi retrogradë i Afërditës fillon të dielën, duke sjellë rishikime në çështjet emocionale tani e tutje”, theksoi Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
-
VIDEO
Gjyveç me makarona elb, speca dhe sallam nga zonja Albana
Gjyveç me makarona elb, speca dhe sallam
Përbërësit:
- 350 gr makarona elb
- 200 gr sallam
- 4 lgj vaj ulliri
- 1 qepë mesatare
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 3 thelpinj hudhër
- 60 ml verë e kuqe
- 1 lgj salcë koncentrat
- 300 gr domate salcë
- 1.2 litër ujë
- Pak spec djegës
- Kripë, piper, rigon
- Djathë i bardhë për servirje
Përgatitja:
Në një tigan kaurdisim mirë sallamin e prerë në disqe. Në po atë yndyrë shtojmë qepën e prerë imët dhe më pas specat. I kaurdisim duke shtuar hudhrën dhe më pas makaronat. Salcën e kuqe koncentrat kur e shtojmë e shuajmë me verën. E lëmë derisa të avullojë alkooli dhe më pas shtojme salcës e domates, ujin dhe erëzat. E lëmë gjyveçin të gatuhet dhe e servirim të ngrohtë me pak djathë të bardhë sipas dëshirës.
-
VIDEO
Krem djathi në kushte shtëpie nga zonja Albana / Ja sa thjesht e përgatisni djathin bio
Krem djathi në kushte shtëpie
Përbërësit:
- 1 litër qumësht
- 3 lgj lëng limoni
- Pak vaj ulliri
Përgatitja:
Ngrohim qumështin, shtojmë lëngun e limonit dhe e përziejmë derisa të pritet dhe të kokrrizohet qumështi. Shohim që krijohet gjiza dhe me ndihmën e një nape e shtrydhim dhe marrim gjizën, të cilën e vendosim në blender me pak vaj ulliri. E përpunojmë mirë derisa të na krijohet një krem djathi homogjen. Mund t'i hedhim kripë ose jo, sipas preferencës.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 24 shkurt 2025
Titujt e gazetave për sot, nga 26 parti kërkojnë të garojnë në zgjedhjet e 11 majit te Berisha në Athinë me dhunuesin e flamurit shqiptar e deri tek rrjetet sociale shkaktojnë varësi edhe tek të moshuarit!
-
VIDEO
Zgjedhjet në Gjermani/ Geron Kamberi: CDU nuk do bëjë aleancë me AfD! Kancelari i ri Merz nuk është për ndërprerjen e ndihmës ndaj Ukrainës
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi foli në Report Tv lidhur me zgjedhjet që sapo përfunduan në Gjermani. Sipas Exit Poll-eve të para, fituese është CDU, megjithatë i duhet një koalicion për formimin e qeverisë.
-
VIDEO
Spahiu: Kryesisht ne shqiptarët në Gjermani votuam për CDU ose SPD! Kryeministër pritet të jetë Merz
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv zgjedhjet e parakohshme në Gjermani, teksa u shpreh se shqiptarët me të drejtë vote kanë zgjedhur CDU apo SPD. Sipas Spahiut këto kanë qenë parti më liberale lidhur me politikat e emigracionit, ndryshe nga ekstremi i djathtë AfD, që është pro mbylljes së kufijve dhe kundër vërshimit të huajve.
-
VIDEO
Spahiu: Partia naziste që mbështet Trump në Gjermani, kundër shtetit të Kosovës dhe shqiptarëve
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv zgjedhjet e parakohshme që po mbahen në Gjermani. Spahiu theksoi se partia që po mbështet administrata Trump në këto zgjedhje, AfD, i përket ekstremit të djathtë. Në politikat e saj kjo parti është anti-shqiptare dhe kundër shtetit të Kosovës. Ajo mbështetet dhe financohet nga Moska, shton Spahiu.
-
VIDEO
Spahiu nga Berlini: Pse në Gjermani sot ishte rekord i pjesëmarrjes në votime për Qeverinë e re
Nga Berlini, ku jeton Spahiu theksoi për Albina Murataj se zgjedhjet e parakohshme në Gjermani kanë shënuar një pjesëmarrje të lartë, me 54% të votuesve që kanë hedhur votën e tyre deri në orën 14:00.
-
VIDEO
Drejtoresha e Bujqësisë në Bashkinë e Vlorës, flet për gjendjen e blegtorisë në këtë rreth
Drejtoresha e Bujqësisë në Bashkinë e Vlorës, flet për gjendjen e blegtorisë në rrethin e Vlorës
Doktorja e shkencave biologjike Aulona Veizi, drejtoreshë e Bujqësisë në Bashkinë e Vlorës, flet për gjendjen e blegtorisë në rrethin e Vlorës, politikat mbështetëse për fermerët e vegjël dhe fermerët e mëdhenj dhe kapacitetet deri në 17 mijë krerë bagëti në kullotat e fshatrave të Vlorës.
‘Veri- Jug’, çdo të diel ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa
-
VIDEO
Blegtoria si jetesë prej qindra shekujsh, Zoto Troqe rrëfen jetesën përmes zanatit të bariut
Bariu Zoto Troqe, banor autokton në fshatin Tragjas të Vlorës, rrëfen historinë e tij dhe të familjes me jetesë përmes zanatit të bariut dhe blegtorit.
Ndiqni reportazhin “Tragjasi, fshati i lashtë në Vlorë”, premierë, të dielën ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.
‘Veri- Jug’, çdo të diel ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.