“Nëna qante sa herë e pyesja”/ Në kërkim të babait, flet e bija: Isha 1 vjeçe kur…

24 Shkurt 2025, 17:56 | Përditesimi: 24 Shkurt 2025, 17:56

Një vajzë në kërkim të një të vërtete është kjo historia e cila do të trajtohet pasditen e sotme në “Pa Gjurmë”. Pengu që ka e ka bërë këtë 71-vjeçare të udhëtojë nga qyteti i Durrësit për të rrëfyer historinë e jetës. Historia e Shpresës e ka zanafillën që në fëmijëri në qytetin e Librazhdit. Ishte vetëm një vjeçe kur asokohe në krye të detyrës si ushtaraj në shërbim ndaj atdheut, babai i saj, Hyseni humbi pa mësuar dot as vendin as rrethanat. Nëna u largua nga Librazhdi për tek prindërit e saj në fshatin Klos të Burrelit bashkë me të bijën e mitur. Pas dy javësh qëndrim në familje mbërrin një telegram nga të afërmit e Hysenit të cilët e njoftojnë se ky i fundit kishte ndërruar jetë, ndërsa nuk mundën ta merrnin kurrë trupin e tij.

r.k./Shqiptarja.com