-
VIDEO
Pite të shpejta nga zonja Albana
Pite të shpejta
Përbërësit:
- 1 gotë ujë të vluar
- 1 gotë miell misri
- 1 gotë miell gruri
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lgj vaj ulliri ose gjalpë
Përgatitja:
Në një tas të madh hedhim miellin e misrit dhe kripën. Shtojmë ujin e vluar dalëngadalë, duke e përzier vazhdimisht me një lugë druri. Më pas shtojmë miellin e grurit dhe fillojmë të punojmë brumin derisa të lidhet mirë. Nëse është shumë i butë, shtojmë pak më shumë miell gruri. E lëmë brumin të pushojë për 5-10 minuta. Pasi të jetë ftohur pak e ndajmë brumin në toptha dhe e hapim në forma të rrumbullakëta, me trashësi rreth 1 cm. Në një tigan të nxehur mirë, hedhim pak vaj ose gjalpë dhe pjekim pitet nga të dyja anët derisa të marrin një ngjyrë të artë dhe të jenë të gatuara mirë brenda (rreth 2-3 minuta për çdo anë).
-
VIDEO
Oriz me presh dhe limon nga zonja Albana / Ja si të realizoni recetën me super shije
Oriz me presh
Përbërësit:
- 200 gr oriz
- 1 presh i madh (vetëm pjesa e bardhë)
- 1 lugë gjelle vaj ulliri / gjalpë
- 500 ml lëng perimesh ose ujë
- 50 gr boronica (të freskëta ose të thata)
- Lëkura e 1 limoni
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Pak majdanoz ose nenexhik për aromë
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit ose gjalpin dhe skuqim preshin derisa të zbutet, pa marrë shumë ngjyrë. Shtojmë orizin dhe e kaurdisim për 1-2 minuta, derisa kokrrat të bëhen pak të tejdukshme. Hedhim lëngun e perimeve ose ujin, pak kripë dhe piper, dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ulët derisa orizi të jetë gati. Në fund, shtojmë lëkurën e grirë të limonit dhe boronicat, duke i përzier lehtë. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të pushojë për disa minuta, më pas e shërbejmë të ngrohtë zbukuruar me majdanoz ose nenexhik.
-
VIDEO
Plas grushti në tavolinë/ Veliaj e zbuloi kush është Nesti Angoni?! Si e ktheu Rama Veliajn...
'Frontline' në Report TV/ Prokuroria e Posaçme ka ngritur strukturën e hetimit të krimit zgjedhor dhe sot shpalli strategjinë, pikërisht disa orë pas deklaratës së kryeministrit, që e kritikoi nismën për survejimin në fushatë. Kjo temë u trajtua sot me të ftuarit Romeo Kara, Poli Hoxha, Ferdinand Dervishi, Shemsi Prençi dhe Faik Basha
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 21 shkurt 2025
Titujt e gazetave për sot,nga Rama e quan lajthitje hetimin e SPAK për manipulimin e zgjedhjeve te Dado i SPAK, turma dhe Veliaj e deri tek fillimi i rënies së mbështetjes popullore për SPAK.
-
VIDEO
Takimi i Ramës me punonjësit e Bashkisë/ Dervishi në ‘Frontline’: Nisi fushatën elektorale! Basha e Prençi: Shkeli ligjin! Hoxha: PS në panik pas arrestimit të Veliajt
Gazetari Ferdinand Dervishi e sheh takimin e Ramës me punonjësit e Bashkisë si nisje të fushatës për 11 majin. Shemsi Prençi e Faik Basha thonë se ka shkelur ligjin duke mbledhur punonjësit e një institucioni që nuk i ka në varësi. Gazetari Hoxha tha se 'çeta' e PS është në panik dhe pas arrestimin të Veliajt kanë frikë se mbase s’kapin as 71 mandate.
-
VIDEO
Kara: SPAK e ka gjunjëzuar politikën, Rama mesazh të tijve se po përgjohen! Dervishi: Kryeministri i frikësuar! Prençi: Prokurorët heronj! Hoxha: Sfida më e madhe e Dumanit
'Frontline' në Report TV/ Prokuroria e Posaçme ka ngritur strukturën e hetimit të krimit zgjedhor dhe sot shpalli strategjinë, pikërisht disa orë pas deklaratës së kryeministrit, që e kritikoi nismën për survejimin në fushatë. Kjo temë u trajtua sot me të ftuarit Romeo Kara, Poli Hoxha, Ferdinand Dervishi, Shemsi Prençi dhe Faik Basha
-
VIDEO
Pa Gjurme-‘E martova vetë në Amerikë,por e humba’/Prek nëna:Vajza ka fikur telefonin,ndërsa dhëndri…
Me kalimin e viteve, depresioni ka marrë gjithnjë e më shumë vëmendje, duke u njohur si një problem shëndetësor global… Xhemile Zotaj është një grua 64-vjeçare nga Lushnja, e cila ndihet e pafuqimshme për shkak të gjendjes së vajzës së saj 38 vjecare, Lorenës. Lorena Sauli, e cila deri para disa vitesh ushtronte profesionin e infermieres në QSUT në Tiranë, u martua me Eltonin, një shqiptar që jetonte në Philadelpia, Amerikë. Kjo martesë erdhi me këmbënguljen e prindërve të 38 vjecares, me shpresën se andej do të gjente një jetë më të mirë. Marrëdhënia e tyre shpejt u shndërrua në një sfidë të madhe për ciftin e ri. Pas lindjes së vajzës së tyre, gjendja e Lorenës filloi të ndryshoj. Ajo kaloi një periudhë të vështirë, duke u përballur me ankthin dhe depresionin, një gjendje që e ndaloi atë të kujdesej për veten dhe për fëmijën e saj. Pas këtyre episodeve, e reja u shtrua për një periudhë 5 ditore në spital, por dhe pas daljes situate e saj nuk u përmirësua. Lorena tani refuzon të marrë medikamentet, nuk dëshiron të flasë me psikologë dhe është e izoluar në shtëpi dhe nuk kujdeset dot për vajzën e saj, e cila është vetëm tre vjeçe. Gjithashtu mungesa e komunikimit me familjarët e saj, për më shumë se një muaj, e ka thelluar ndjenjën e panikut dhe frikës për shëndetin e saj dhe të fëmijës. 64 vjecarja e ka të pamundur ta ndihmojë vajzën e saj nga larg. Ajo ka filluar të mendojë për mundësinë e rikthimit të Lorenës në Shqipëri, me shpresën se ndihma e familjes do ta ndihmojë atë të përmirësohet. Por ndjenja e fajit e ndalon atë të veprojë, duke ndjerë se e ka shtyrë vajzën të marrë një vendim që nuk ishte i duhuri, duke e nxitur atë për një jetë më të mirë në Amerikë.
-
VIDEO
Agron Duka kundër Berishës: Jo shkrirjes së SPAK! Rama ka të drejtë, Prokuroria në zgjedhje mos të merret me çështje ordinere, por të godasë lidhjet e krimit me politikën
Situata politike, zgjedhjet e 11 Majit, koalicionet, beteja e SPAK me krimin dhe sulmet ndaj tij, ishin disa nga temat e trajtuara në "Studio Live” në Report Tv ditën e sotme, ku i ftuar për një analizë-intervistë ishte kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Shkurt 2025 – Receta/ Kujdesi për lëkurën/ Me kampionin e boksit Gjetan Keta
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë frikase me kërpudha / Petanik me fasule / Krepa me brumë thjerrëzash.
Kujdesi për lëkurën është një temë e rëndësishme dhe shpesh shpërndahen mite të ndryshme që mund të ndikojnë negativisht në rutinën tonë të përditshme të kujdesit për lëkurën. Në këtë bisedë në “Rreze Dielli” me dermatologen Brunilda Bardhi, flasim për mitet dhe të vërtetat që mund të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë si të keni një lëkurë të shëndetshme në çdo moshë dhe cilat janë gabimet më të zakonshme që bëjmë. Gjithashtu tregojmë si të kemi një lëkurë të hidratuar në çdo stinë, pasi një rutinë e kujdesshme, e balancuar dhe e përshtatur për llojin dhe nevojat e lëkurës sonë është çelësi për një lëkurë të shëndetshme gjatë gjithë vitit.
Gjetan Keta - Nga ringu në jetë, sakrificat, fitoret dhe sfidat e një kampioni… Gjermania ishte vendi i mundësive për Gjetan Ketën. Me një karrierë të gjerë në fushën e boksit ai ka triumfuar jo pak herë para kundërshtarëve, ku numëron 27 ndeshje me 23 fitore. Njëkohësisht Gjetan Keta ka fituar dhe tituj interkontinentalë. I ftuar në studion e “Rreze Dielli”, ai zbulon pse vendosi të kthehet përfundimisht në Shqipëri, duke ndarë shumë detaje për planet e tij të së ardhmes. Kujtojmë se Gjetan Keta është vëllai i kampionit Ismail Keta. Është rast i rrallë, ndoshta unikal në historinë e sportit, që nga e njëjta familje të dalin tre kampionë botërorë. Ata janë Ismail, Gjetan dhe Ferit Keta, tre vëllezër kampionë Bote dhe Europe në sportin e kikboksit dhe boksit.
-
VIDEO
'Jemi vendi me përqindjen më të lartë të të paraburgosurve në Evropë', avokati Redi Ramaj: Duhet të ndryshojë mentaliteti i prokurorëve! Ligji është i qartë
Avokati Redi Ramaj foli në Report Tv lidhur me numrin e lartë të masave të paraburgimit që kërkohen nga prokuroritë në vend dhe që firmosen nga gjykatat. Ramaj tha për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’, se vendi ynë ka përqindjen më të lartë të të paraburgosurve në Europë.
-
VIDEO
Interesi i lartë nga diaspora e Italisë për 11 majin, flet nga Parma avokati Erion Begaj: Mbushen sallat plot kur vijnë PD apo PS! Emigrantët këtu kanë të njëjtën adrenalinë politike si në Tiranë
Avokati Erion Begaj foli nga Parma e Italisë ku jeton për Report Tv. lidhur me ecurinë e regjistrimit të diasporës për zgjedhjet e 11 majit. Interesi i shqiptarëve në Itali është mjaft i lartë për të qenë zgjedhës në 11 maj dhe Begaj thotë për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se kjo ka të bëjë edhe me marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.
-
VIDEO
'Nëse ka prokuror në SPAK pa integritet, duhen ndërruar', Martin Leka: Le të bëhen bashkë Berisha dhe Rama të ndryshojnë ligje dhe emra
Analisti Martin Leka ishte sot në Report Tv ku foli mbi angazhimin e institucioneve si SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme për hetimin e krimeve zgjedhore, tashmë që për pak fillon fushata elektorale për 11 majin.