• VIDEO

    Tragjasi, fshati i lashtë në Vlorë l Veri Jug

    Tragjasi, një fshat i lashtë në jug të Vlorës, vjen në Veri Jug me historinë e bariut Zoto Troqe. Qysh fëmijë ai u lidh me bagëtitë e familjes, me delet autoktone dhe disa dhi të kuqe, zanat dhe punë me të cilën u burrërua, mbajti ekonomikisht familjen, shkolloi fëmijët dhe sot, në kullotat e familjes dhe kullotat e mara me qera, mban mbi 200 krerë bagëti. Ndiqni reportazhin “Tragjasi, fshati i lashtë në Vlorë”, premierë, të djelën ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.

  • VIDEO

    Psikoterapisti Zahaj në 'Klinika 24': Problemet psikologjike të adoleshentëve duhen kapur në kohë, që të parandalohen pasojat si vetëvrasja!

    I ftuar në emisionin “Klinika 24”, në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte edhe psikoterapisti Skedi Zahaj, i cili foli për vetëvrasjen tek adoleshentët dhe ngjarjen e fundit, kur një adoleshente i dha fund jetës.

  • VIDEO

    ‘Klinika 24’/ Mjekja Oftamologe e Hygeia, Haveri: Falë teknologjisë, sot mund të eliminohen përfundimisht syzet me një ndërhyje, pa pasur asnjë shqetësim!

    E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte Dr.Shk. Teuta Haveri, Kirurge Oftamologe nga Klinika e Syrit Hygeia. 

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 22 shkurt 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga Rama premton rritje pagash për mjekët dhe Berisha për pensionistët, Veliaj sqaron akuzat për lidhjet me biznesmenin Gent Sula e deri tek legalizimi i banesave kthehet në gangrenë për shoqërinë shqiptare.

  • VIDEO

    Si e përdori Ismail Kadare Enver Hoxhën | HiStory

    Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar më i madh i të gjitha kohërave, u nda nga jeta më 1 korrik 2024, në moshën 88 vjeçare.

    Përtej respektit për vlerën e veprës së një shkrimtari që tashmë i përket gjithë botës dhe përtej një farë kodi të heshtjes që zakonisht e dikton vdekja, në vendin amë, në Shqipëri, pati edhe një fushatë të fundit të baltosjes

  • VIDEO

    Dudushi në Report Tv: Veliaj menaxher i shkëlqyer i Tiranës, SPAK la qytetin pa kryetar! PS fiton zgjedhjet më 11 maj

    Analisti Alban Dudushi i ftuar në Report Tv komenton arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama.

  • VIDEO

    E vetme në Gjermani për kurim, zhd*ket korçarja nga spitali/Familja: Në bisedën e fundit…

    Kristina Dauti është një 68-vjeçare nga Korça e cila rezulton e humbur për familjen që prej datës 26 maj 2021. Ajo ishte vendosur në Hamburg të Gjermanisë që prej vitit 2019, për tu kuruar pasi vuante nga probleme shëndetësore ndërsa në vitin 2020, ajo shkëputi cdo kontakt me familjen. Pas denoncimit nga kunata për zhdukjen e saj në “Pa Gjurmë”, me ndihmën e një gazetari nga Kosta Rika, i cili jo vetëm e kishte njohur shqiptaren në spitalin ku jetonte në Hamburg, por edhe i kishte shërbyer, arritëm të bienim në gjurmët e Kristinës dhe të dyja të lidheshin live me njëra tjetrën. Gjatë kësj bisede Kristina tregoi se i ishte nënshtruar një operacioni në shtyllën kurrizore dhe se tashmë ishte në një gjendje të stabilizuar.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 21 Shkurt 2025 – Receta/ Marrëdhëniet toksike në çift/ Pse paragjykojmë?

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Musaka me presh dhe beshamel / Oriz me presh / Pite të shpejta.

    Marrëdhëniet toksike janë një realitet i dhimbshëm për shumë gra në Shqipëri, ku dhuna dhe abuzimi shpesh shfaqen si pjesë e një cikli të vazhdueshëm. Shumë gra janë viktima të dhunës emocionale, fizike dhe shpeshherë tragjike, duke u përballur me izolim dhe frikë. Në këtë panel do të diskutojmë për sfidat që ato përjetojnë, ndikimin që ka shoqëria në pasivizimin e këtyre marrëdhënieve dhe mënyrat se si mund të mbështesim më shumë viktimat, duke ofruar zgjidhje dhe mundësi për daljen nga ky rreth i dhunës. Si mund të përkufizohet një marrëdhënie toksike dhe cilat janë disa nga shenjat e para që tregojnë se diçka nuk shkon? A ndikojnë faktorët kulturorë dhe edukata tradicionale në pranimin e marrëdhënieve të pashëndetshme? Pse shumë njerëz që janë në një marrëdhënie toksike e kanë të vështirë të largohen prej saj? Si mund të ndihmojmë dikë që është i/e bllokuar në një marrëdhënie të tillë, cilat janë hapat që duhet të ndërmarrë? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me shkrimtaren Rita Petro, regjisoren Rozi Kostani dhe sipërmarrësen Arba Gramo.

    Paragjykimi është një prani e heshtur, por e fuqishme në jetën tonë të përditshme. E hasim në bisedat e përditshme, në rrjetet sociale, në mënyrën si trajtojmë njëri-tjetrin dhe si gjykojmë ata që dallojnë nga ne. Por pse paragjykojmë kaq shumë? A është kjo një trashëgimi kulturore, një formë e mbrojtjes sociale apo një mungesë empatie dhe mirëkuptimi? Sot do të reflektojmë mbi këtë temë me të ftuara të veçanta, që do të ndajnë mendimet dhe përvojat e tyre mbi mënyrën si funksionon gjykimi në shoqërinë tonë dhe çfarë mund të bëjmë për ta ndryshuar. A jemi gati të shohim veten në pasqyrë dhe të pyesim: A jam edhe unë pjesë e kësaj kulture paragjykuese? Pse gjykojmë jetët e të tjerëve dhe për çfarë paragjykojmë më shumë? Pse njerëzit kanë prirje të gjykojnë, a është gjykimi një instinkt i natyrshëm apo një produkt i kulturës dhe edukimit? A ka ndryshuar mënyra se si gjykojmë me kalimin e kohës dhe me zhvillimin e rrjeteve sociale? Si ndikon paragjykimi në shëndetin mendor të atyre që janë objekt i tij? Në lidhje me këtë temë flasim në studion e "Rreze Dielli" me tre personazhe mjaft të njohur, ato janë tre zonja të forta dhe të emancipuara. A janë ndjerë ndonjëherë të paragjykuara shkrimtarja dhe poetja Rita Petro, aktorja dhe regjisorja Rozi Kostani dhe sipërmarrësja Arba Gramo?

  • VIDEO

    Rita Petro, Rozi Kostani dhe Arba Gramo rrëfejnë paragjykimet më të forta që kanë përjetuar

    A do tërhiqen trupat amerikane nga Kosova? Eksperti i Sigurisë: Kjo s’do të ndodhë, mungesa e KFOR, do krijonte vështirësi në mbajtjen e ekuilibrit të sigurisë

    Pas negociatave të SHBA-së dhe Rusisë në Riad, gazeta gjermane ‘Bild’ në një artikull shkruante se trupat amerikanë mund të tërhiqen dhe nga Kosova. Eksperti i Sigurisë në Kosovë Drizan Shala tha se do të ketë dislokim të trupave nga disa vende, si Estoni dhe Lituani, por jo tërheqje.  

  • VIDEO

    Rrëfime personale / Marrëdhëniet toksike në çift, pse nuk shkëputemi dot: çelësi i shpëtimit…

    Marrëdhëniet toksike janë një realitet i dhimbshëm për shumë gra në Shqipëri, ku dhuna dhe abuzimi shpesh shfaqen si pjesë e një cikli të vazhdueshëm. Shumë gra janë viktima të dhunës emocionale, fizike dhe shpeshherë tragjike, duke u përballur me izolim dhe frikë. Në këtë panel do të diskutojmë për sfidat që ato përjetojnë, ndikimin që ka shoqëria në pasivizimin e këtyre marrëdhënieve dhe mënyrat se si mund të mbështesim më shumë viktimat, duke ofruar zgjidhje dhe mundësi për daljen nga ky rreth i dhunës. Si mund të përkufizohet një marrëdhënie toksike dhe cilat janë disa nga shenjat e para që tregojnë se diçka nuk shkon? A ndikojnë faktorët kulturorë dhe edukata tradicionale në pranimin e marrëdhënieve të pashëndetshme? Pse shumë njerëz që janë në një marrëdhënie toksike e kanë të vështirë të largohen prej saj? Si mund të ndihmojmë dikë që është i/e bllokuar në një marrëdhënie të tillë, cilat janë hapat që duhet të ndërmarrë? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me shkrimtaren Rita Petro, regjisoren Rozi Kostani dhe sipërmarrësen Arba Gramo.

  • VIDEO

    Musaka me presh dhe beshamel në furrë nga zonja Albana

    Musaka me presh

    Përbërësit:

    • 3-4 presh të mëdhenj
    • 400 gr mish i grirë
    • 1 qepë mesatare
    • 2 thelpinj hudhër
    • 2 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1 domate / 2 lgj salcë domatesh
    • ½ lugë çaji kripë
    • ½ lugë çaji piper i zi
    • ½ lugë çaji rigon ose trumzë
    • 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
    • 50 ml verë e bardhë (opsionale)

    Për beshamelin:

    • 500 ml qumësht
    • 2 lugë gjelle gjalpë
    • 2 lugë gjelle miell
    • 1 kokërr vezë
    • Kripë dhe arrëmyshk sipas shijes
    • Djathë kaçkavall i grirë

    Përgatitja:

    Presim preshin në rrathë dhe e vendosim të ziejë në ujë me pak kripë për 5-7 minuta. E kullojmë mirë dhe e lëmë mënjanë. Në një tigan, ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën. Shtojmë mishin e grirë dhe e gatuajmë derisa të marrë ngjyrë. Hedhim domaten e grirë, verën e bardhë, erëzat dhe e përziejmë mirë. E lëmë të ziejë për 10-15 minuta derisa të avullojë lëngu i tepërt. Ndërkohë përgatisim beshamelin duke kaurdisur pak miell me gjalpë. E përziejmë vazhdimisht duke shtuar qumështin gradualisht, pa ndaluar me përzierjen që të mos krijohen kokrriza. Shtojmë pak kripë, arrëmyshk dhe në fund vezën e rrahur, duke e përzier shpejt. Në fund shtojmë djathin kaçkavall të grirë dhe e përziejmë derisa të shkrihet. Në një tavë pjekjeje, montojmë musakanë, vendosim një shtresë presh, më pas mishin e gatuar dhe përsëri një shtresë presh. Sipër hedhim beshamelin, e përhapim në mënyrë të njëtrajtshme dhe e vendosim tavën  në pjekje në furrë të parangrohur në 180°C për 30-35 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv