-
VIDEO
Pas 20 vite, lë Gjermaninë për Shqipërinë / Rrëfimi i rrallë i Kampionit Gjetan Keta
Gjetan Keta - Nga ringu në jetë, sakrificat, fitoret dhe sfidat e një kampioni… Gjermania ishte vendi i mundësive për Gjetan Ketën. Me një karrierë të gjerë në fushën e boksit ai ka triumfuar jo pak herë para kundërshtarëve, ku numëron 27 ndeshje me 23 fitore. Njëkohësisht Gjetan Keta ka fituar dhe tituj interkontinentalë. I ftuar në studion e “Rreze Dielli”, ai zbulon pse vendosi të kthehet përfundimisht në Shqipëri, duke ndarë shumë detaje për planet e tij të së ardhmes. Kujtojmë se Gjetan Keta është vëllai i kampionit Ismail Keta. Është rast i rrallë, ndoshta unikal në historinë e sportit, që nga e njëjta familje të dalin tre kampionë botërorë. Ata janë Ismail, Gjetan dhe Ferit Keta, tre vëllezër kampionë Bote dhe Europe në sportin e kikboksit dhe boksit.
-
VIDEO
Bisedimet SHBA-Rusi, gazetari shqiptar në Moskë: Lavrov e bëri të qartë, 'nuk tërhiqemi nga territoret'! Takimi Trump-Putin së shpejti, BE dhe Zelensky do përfshihen në bisedime
Gazetari shqiptar në Rusi, Misha Pumo foli në Report Tv lidhur me bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së në Riad të Arabisë Saudite për paqen në Ukrainë.
-
VIDEO
Kujdes! Këto gabime po ju dëmtojnë lëkurën / Ja 3 hapat e thjesht për lëkurë të hidratuar plot jetë
Kujdesi për lëkurën është një temë e rëndësishme dhe shpesh shpërndahen mite të ndryshme që mund të ndikojnë negativisht në rutinën tonë të përditshme të kujdesit për lëkurën. Në këtë bisedë në “Rreze Dielli” me dermatologen Brunilda Bardhi, flasim për mitet dhe të vërtetat që mund të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë si të keni një lëkurë të shëndetshme në çdo moshë dhe cilat janë gabimet më të zakonshme që bëjmë. Gjithashtu tregojmë si të kemi një lëkurë të hidratuar në çdo stinë, pasi një rutinë e kujdesshme, e balancuar dhe e përshtatur për llojin dhe nevojat e lëkurës sonë është çelësi për një lëkurë të shëndetshme gjatë gjithë vitit.
-
VIDEO
Dosja 'Toyota Yaris', GJKKO nis gjykimin për ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka
Gjykata e Posaçme ka veçuar çështjen për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka nga të pandehurit e tjerë që ndodhen në kërkim, dhe pranoi kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të tij.
-
VIDEO
Petanik me fasule, ja sekreti i shijes nga zonja Albana
Petanik me fasule
Përbërësit:
- 300-400 gr petë të pjekura
- 400 gr fasule të bardha
- 1 qepë mesatare
- 3-4 lgj vaj ulliri
- 1 lgj spec i kuq i bluar
- 250 ml lëng nga zierja e fasuleve
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Rigon ose majdanoz të grirë (opsionale)
Përgatitja:
Pasi i kemi lënë fasulet në ujë për disa orë ose gjatë natës, i vendosim të ziejnë derisa të zbuten plotësisht. Më pas i kullojmë dhe ruajmë rreth 250 ml nga lëngu i tyre. Në një tigan, skuqim qepën në vaj ulliri derisa të zbutet. Shtojmë specin e kuq të bluar, kripën, piperin dhe më pas hedhim fasulet e ziera. I përziejimë mirë dhe i lëmë të marrin shije për disa minuta. Ndërkohë në një tavë të lyer me pak vaj, vendosim një shtresë me petë të gatshme të pjekura. Hedhim një shtresë me përzierjen e fasuleve dhe pak lëng nga zierja e tyre për të lagur petët. E përsërisim procesin duke alternuar petë dhe fasule derisa të përfundojmë me përbërësit. Në fund e spërkatim petanikun me pak vaj ulliri dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 180°C duke e pjekur për rreth 20-25 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të lehtë të artë.
-
VIDEO
Krepa me brumë thjerrëzash dhe spinaq nga zonja Albana
Krepa me brumë thjerrëzash dhe spinaq
Përbërësit:
- 1 filxhan thjerrëza
- 1 filxhan ujë
- 1 vezë
- 1 lgj miell
- Spinaq sipas dëshirës
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Erëza të thata (rigon / trumzë)
- Vaj ulliri për skuqje
Përgatitja:
Pasi i kemi lënë për disa orë në ujë thjerrëzat, i kullojmë dhe i vendosim në një blender. Shtojmë ujin, vezën dhe i përziejmë derisa të krijohet një masë homogjene dhe e lëngshme. Shtojmë kripën, piperin dhe erëzat e preferuara. Ngrohim një tigan për krepa dhe e lyejmë me pak vaj. Hedhim një sasi të vogël brumi në tigan dhe e përhapim në formë rrethore. E lëmë të piqet për 2-3 minuta nga secila anë derisa të marrë ngjyrë të artë. Kështu veprojmë me të gjithë krepat derisa të mbarojë brumi.
-
VIDEO
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin/ Më 26 shkurt nis gjyqi ndaj portugezit Saraiva
Pas mbylljes së hetimeve dhe komunikimit të akuzës në fund të vitit që lamë pas, dosja penale në ngarkim të portugezit Ruben Saraiva i marrë i pandehur, për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, është dërguar për gjykim në Gjykatën e Lezhës.
-
VIDEO
Pulë frikase me kërpudha, receta ideale e drekës tuaj nga zonja Albana
Pulë frikase me kërpudha
Përbërësit:
- 600 gr mish pule
- 300 gr kërpudha të freskëta
- 1 qepë mesatare
- 2 thelpinj hudhër
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 100 ml qumësht
- 200 ml lëng pule
- 1 lugë gjelle miell
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Trumzë ose majdanoz për aromë
Përgatitja:
Në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Skuqim mishin e pulës derisa të marrë një ngjyrë të artë nga të dyja anët. E heqim dhe e lëmë mënjanë. Në të njëjtin tigan kaurdisim qepën dhe hudhrën. Shtojmë kërpudhat dhe i lëmë të skuqen dhe sapo të avullojë uji që lëshojnë, shtojmë miellin dhe e përziejmë mirë për disa minuta. Më pas hedhim lëngun e pulës dhe e përziejmë mirë që të mos krijohen kokrriza. Më pas shtojmë qumështin dhe e lëmë të ziejë ngadalë. Vendosim mishin e pulës përsëri në tigan dhe e lëmë të ziejë për 15-20 minuta derisa mishi të jetë i butë dhe salca të trashet. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe trumzë ose majdanoz.
-
VIDEO
Mos më kërko, nuk jam në Tiranë’/Motra kërkon vëllain e humbur:Është në hall, ose…
E la në shtëpi dhe vet u nis për të shkuar në punë, pa e ditur se ai do të ishte kontakti i fundit me të vëllain… Donika Licenji denoncon në Pa Gjurmë zhdukjen e vëllait 50 vjecar, pasi ajo që prej shtatorit te vitit te shkuar nuk ka asnjë informacion për Aurelin. Nga ai moment 50 vjecari është zhdukur pa lënë adresë. Donika filloi menjëherë kërkimet në fshat, gjithashtu është nis shumë herë dhe drejt Tiranës. Pasi Aureli Licenji është larguar dhe më parë nga shtëpia për tre muaj, por këtë herë që nga largimi i tij kanë kaluar 5 muaj dhe nuk eshte gjetur asnje gjurmë.
-
VIDEO
Mes punëve të fshatit dhe sapunerisë, përpjekjet e Lauretës për t'ia dalë mbanë
Lufton çdo ditë për të mbajtur në këmbë biznesin e saj të vogël të sapunerisë, një ëndërr e bërë realitet për Laureta Lemezhin rreth 14 vite më parë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 20 shkurt 2025
Titujt e gazetave për sot, nga konsulenti amerikan "fik" Berishën te Rama thotë "o me mua në Europë ose me bufin e kënetës në gropë" e deri tek administrata 800 milionë euro energji e papaguar!
-
VIDEO
Meçe: Berisha kontrollon SPAK, prokurori i Veliajt politik!
Debat për deklaratat e Jorida Tabakut dhe fatmir Xhafajt. A do e shkrijnë PS dhe PD Prokurorinë e Posaçme pas 11 Majit? Çfarë mendojnë të ftuarit në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv? Opinionet e Ibsen Elezit, Arben Meçes, Redi Varakut dhe Skerdilajd Dhulit mbi tematikën e nxehtë të aktualitetit