• VIDEO

    Çfarë kemi qenë në të kaluarën? / BEFASON Amadea Stefa me leximin e Akashës

    Në "Rreze Dielli" u trajtua një temë misterioze dhe intriguese: Regjistrat Akashikë, ose leximi i Akashës. Besohet se ato janë një arkiv energjetik që përmban të gjitha informacionet e shpirtit tonë - nga e kaluara, e tashmja dhe deri në të ardhmen. Çfarë janë në të vërtetë këto regjistra? A mund t’i lexojë çdokush? Dhe a ka ndonjë bazë shkencore për këtë fenomen? A mund të mësojmë për jetët tona të kaluara dhe ndikimin e tyre në të tashmen? Për të na ndihmuar të kuptojmë më shumë, trajnerja e meditimit Tao, Amadea Stefa, e cila është ndër njerëzit e rrallë në botë që praktikon këtë art shpirtëror.

  • VIDEO

    Kujtime të arta, fëmijëria që na formoi! / Momentet më të bukura nga fëmijëria…

    Fëmijëria është një periudhë e mbushur me momente të paharrueshme dhe me ndjenja të pastra. Fëmijëria është periudha më e bukur dhe e pastër e jetës sonë, një botë e mbushur me ëndrra, lojëra dhe ndjenja të sinqerta. Kujtimet e asaj kohe na ngrohin zemrën dhe shpesh kthehen si një melodi e ëmbël që na rikthen pas në kohë. Në këtë bisedë në “Rreze Dielli” me Vasilika Tafa, Amadea Stefa dhe Doreada Mio udhëtojmë nëpër kujtimet e fëmijërisë, duke ndarë histori nga koha kur bota ishte më e thjeshtë, por zemrat tona ishin të mbushura me gëzim. Si kanë ndryshuar fëmijët e dikurshëm? Cilat ishin lojërat, ëndrrat dhe ngjarjet që u ngulitën në mendjen e tyre përgjithmonë? Dhe si ndikojnë ato kujtime në jetën e tyre sot? Cili është kujtimi më i dashur nga fëmijëria i tre panelisteve tona? Cilat ishin lojërat dhe argëtimet e dikurshme, çfarë lojërash luanin fëmijët dikur në krahasim me sot? Si ndikonte atmosfera familjare dhe rregullat e shtëpisë në fëmijërinë e secilit?

  • VIDEO

    Patate furre me pulë nga zonja Albana / Sekreti i tavës plot shije qëndron tek...

    Patate furre me pulë

    Përbërësit:

    • 1 kg patate
    • 2 speca
    • 2 qepë
    • 3 thelpinj hudhër
    • 1 pulë ose pjesë të pulës
    • 3 lgj salcë domate
    • 3 lgj vaj ulliri
    • Piper i kuq djegës
    • Piper i kuq i ëmbël
    • Kripë, piper i zi, rigon

    Përgatitja:

    Presim patatet në disqe. I marinojmë me erëza, gjithashtu specat dhe qepët e prera në disqe. Anës tavës rradhisim patatet, në mes pulën, qepët, specat dhe hudhrat. Sipër shtojmë salcën e përzier me vaj ulliri dhe erëza. E vendosim tavën në furrë të parangrohur të piqet për 45 minuta.

  • VIDEO

    Bukë me ullinj nga zonja Albana / Ja sa shpejt e përgatisni bukën e butë si mafishe

    Bukë me ullinj

    Përbërësit:

    • 500 gr miell
    • 300 ml ujë të vakët
    • 10 gr maja e thatë / 25 g maja e freskët
    • 1 lugë çaji sheqer
    • 1 lugë çaji kripë
    • 3 lugë gjelle vaj ulliri
    • 150 gr ullinj pa bërthamë
    • 1 lugë çaji rigon ose trumzë

    Përgatitja:

    Në një enë të vogël përziejmë ujin e vakët me majanë dhe sheqerin. E lëmë të pushojë për 10 minuta derisa të shkumëzojë. Më pas në një enë të madhe hedhim miellin dhe kripën. Shtojmë vajin e ullirit dhe përzierjen e majasë. Zëmë brumin duke e punuar për rreth 10 minuta derisa të bëhet elastik. Në fund shtojmë ullinjtë dhe rigonin duke i përzier mirë. E mbulojmë brumin dhe e lëmë të vijë për rreth 1 orë, derisa të dyfishohet në vëllim.  Ndërkohë ngrohim furrën në 200°C. Formojmë një bukë ose disa toptha të vegjël, i vendosim në tepsi dhe i lëmë të pushojnë për 15-20 minuta të tjera. Më pas pjekim bukën me ullinj në furrë për 25-30 minuta derisa të marrë një ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    Sallatë greke nga zonja Albana

    Sallatë greke

    Përbërësit:

    • 3- 4 domate
    • 1 kastravec
    • 1 qepë e kuqe
    • 1 spec jeshil
    • 150 gr djathë i bardhë
    • 100 gr ullinj të zinj
    • 3 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1 lgj uthull e kuqe ose lëng limoni
    • 1 lugë çaji rigon i thatë
    • Kripë dhe piper sipas shijes

    Përgatitja:

    Në një tas të madh përziejmë domatet, kastravecin, qepën dhe specin jeshil. Shtojmë ullinjtë dhe djathin e bardhë në kubikë. Përziejmë vajin e ullirit me uthullën (ose lëngun e limonit), rigonin, kripën dhe piperin. E hedhim salcën marinuese mbi sallatë dhe e përziejmë lehtë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 18 shkurt 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Berisha kërkon shkrirjen e SPAK e Rama i kujton Noc Rrokun te Ajola Xoxa zbulon të vërtetat e akuzave ndaj saj e deri tek PS-PD bashkojnë votat për Kodin Zgjedhor!

  • VIDEO

    Spahiu: 26 fustane janë krim, por 26 të vrarë në Gërdec s’mund t'i quani aksident!

    Juristi Kreshnik Spahiu mendon se dy forcat e mëdha politike bëjnë lojë politike, sepse pas gjithë akuzave dhe sherreve, ulen dhe për 30 minuta bëjnë dhe votojnë 10 marrëveshje

  • VIDEO

    Propozimi i PD që të votojnë edhe emigrantët me ID të huaj, Kume: Kërkesa nuk është bërë në kohën e duhur, tani s’ka efekt

    Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume i ftuar në Report Tv komenton kërkesën e Partisë Demokratike që në zgjedhjet e 11 majit të votojnë edhe ata emigrantë shqiptarë me dokumente të huaja.

  • VIDEO

    Ngjela në Report Tv: SPAK po godet, kanë ardhur 8 këshilltarë amerikanë! Berisha nivel i ulët, këta e dinë presidentin e SHBA-ve si kryetarin e Bashkisë së Librazhdit!

    Zhvillimet e fundit politike dhe jo vetëm ishin objekt i një analize dhe diskutimi në “Studio Live” në Report Tv ditën e sotme. I ftuar i moderatorit Arbër Hitaj ishte avokati Spartak Ngjela. Avokati shprehet se Drejtësia nuk ka më kthim pas

  • VIDEO

    Arrestimi i Veliajt/ Beqiri: Kallëzuesi anonim është Sali Berisha, u ndihmua nga Këlliçi! Ols Dado fanatik i ish-kryeministrit

    Avokati Idajet Beqiri komenton në Report Tv arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj pas një kallëzimi anonim. Avokati Beqiri hedh dyshime se pas kallëzuesit anonim ‘Nesti Angoni’ fshihet ish-kryeministri Sali Berisha i ndihmuar nga Belind Këlliçi

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 Shkurt 2025 – Receta tradite/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla

    Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me patate dhe mish / Qofte me patate dhe sallam të mbushura me djathë.

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 17-23 shkurt, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë duket se do të ketë disa vështirësi, ndaj këshillohet kujdes dhe vëmendje. "Marsi është ende në retrogradë deri ditën e diel dhe do t'ju kërkohet të bëni disa lëshime apo tërheqje. Kjo javë konsiderohet me lëvizje të forta planetare, ku aspekti i vështirë Mërkur - Jupiter në mesjavë tregon premtime që nuk do të mbahen, ndërsa nga e marta Dielli, duke u zhvendosur tek Peshqit, inauguron një periudhë kur të gjithë përpiqen të ikin nga realiteti i tyre. Kujdes me ligjin përgjatë kësaj jave!", theksoi Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

  • VIDEO

    'Kallëzimi anonim nuk konsiderohet nëse s’ka prova', ish-prokurori Eugen Beci flet për arrestimin e Veliajt: Hetimet duhet të nisen në bazë të indicieve

    Beci tha për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’, SPAK ka krijuar një “inflacion të masave të sigurisë arrest në burg”, duke përdorur këtë masë ekstreme edhe në raste kur nuk është e nevojshme. Ai theksoi se masa e arrestit duhet të përshtatet me rrezikshmërinë e personit dhe mundësinë e prishjes së provave, dhe jo të vendoset në mënyrë të tepruar.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv