• VIDEO

    Petraj në Report Tv: Veliaj të bëjë kallëzim ndaj Dados, nuk duhej arrestuar në zyrë, masa e tepruar! Prokurori u favorizua nga ligji! Topalli: Politika s’ndikon te Drejtësia

    Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, procedurat e ndjekura nga SPAK, masa shtrënguese e GJKKO-së dhe a qëndrojnë akuzat e ngritura nga SPAK, ishin disa nga temat e analizës dhe debatit në “Studio Live” ditën e sotme. Të ftuar të moderatorit Arbër Hitaj, në Report Tv, ishin avokati Edmond Petraj dhe gazetarja Aida Topalli

    • VIDEO

      Topalli: Misteri i Ervis Martinajt s’do zgjidhet ndonjëherë, Bajri-Prendi sherr për drogën e humbur, interes për ‘Matrix’! Petraj: Skaner grupeve kriminale

      Operacionet në Shkodër dhe ngjarja e fundit, u analizuan në “Studio Live” ditën e sotme. Gazetarja Aida Topalli dha detaje në "Report Tv” për operacionin e fundit të RENEA-s ndaj fiseve Bajri dhe Prendi në Shkodër, hetimet për aplikacionin 'Matrix', dosjen e Ervis Martinajt dhe të tjera. Avokati Edmond Petraj kërkon skaner për grupet kriminale

    • VIDEO

      Arrestimi i Veliajt/ Deputeti Krashi: S’ka akuzë të qartë, duhej të ishte duke ushtruar detyrën! Sulmet ndaj SPAK? Hoxha: PS e PD janë bashkë

      TIRANË- Deputeti socialist, Lavdrim Krashi komenton në Report Tv arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Krashi thotë se kushdo që ka shkelur ligjin, duhet të përballet me drejtësinë, por në rastin e Veliajt thekson se nuk kemi një akuzë të qartë. Krashi shprehet se në këto kushte, Veliaj duhet të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Shkurt 2025 – Receta/ Dhimbjet e kokës, llojet dhe trajtimi/ Maska natyrale

      Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me zarzavate / Supë me lëpjetë dhe kos / Papare me djathë dhe erëza / Zënia e djathit në kushte shtëpie.

      Në këtë bisedë flasim për Dhimbjet e Kokës, çfarë po përpiqet të na tregojë trupi ynë dhe si të qetësojmë dhimbjet e kokës pa ilaçe. Cilat janë llojet kryesore të dhimbjes së kokës sipas vendit apo pjesëve ku shfaqet dhimbja? Si mund ta dallojmë një dhimbje koke të zakonshme nga një dhimbje koke më serioze? A ka dhimbje koke që lidhen me çrregullime të organeve të tjera në trup? Cilat janë shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së kokës? Si ndikojnë stresi dhe emocionet në dhimbjen e kokës? A ka ndonjë lidhje midis dietës dhe dhimbjes së kokës? Cilat ushqime e shkaktojnë më shpesh? A mund të ndikojë dehidratimi apo mungesa e vitaminave dhe mineraleve në shfaqjen e dhimbjes së kokës? Cilat janë disa mënyra natyrale, bimë apo vajra esenciale për të lehtësuar dhimbjen e kokës pa përdorur ilaçe? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.

      Në rubrikën tonë “Bëje vetë” në Rreze Dielli, me sugjerime maskash natyrale në kushte shtëpie, këshilla praktike si dhe truke të ndryshme pastrimi për të gjitha zonjat e shtëpisë, sot sjellim një krem duarsh natyral. Temperaturat janë ende të ulëta dhe një nga shqetësimet më të mëdha është lëkura më e ndjeshme, plasaritja dhe skuqja, ndaj për të pasur duar gjithnjë të hidratura Stela dhe Niki na tregojnë sesi të realizojmë dy maska natyrale në kushte shtëpie, të cilat janë të përshtatshme për duart, por dhe për zbutjen e shputave të këmbëve. Gjithashtu Stela do të na tregojë dhe si të realizojmë një aromatizues për shtëpinë, shumë thjesht dhe pa kosto fare.

    • VIDEO

      ZHDUKNI dhimbjet e kokës me këto metoda natyrale / Altin Joka tregon ‘sekretet’

      Doni duar apo këmbë të buta dhe super të hidratuara? Ja 2 maskat ideale që ju vijnë në ndihmë

      Në rubrikën tonë “Bëje vetë” në Rreze Dielli, me sugjerime maskash natyrale në kushte shtëpie, këshilla praktike si dhe truke të ndryshme pastrimi për të gjitha zonjat e shtëpisë, sot sjellim një krem duarsh natyral. Temperaturat janë ende të ulëta dhe një nga shqetësimet më të mëdha është lëkura më e ndjeshme, plasaritja dhe skuqja, ndaj për të pasur duar gjithnjë të hidratura Stela dhe Niki na tregojnë sesi të realizojmë dy maska natyrale në kushte shtëpie, të cilat janë të përshtatshme për duart, por dhe për zbutjen e shputave të këmbëve. Gjithashtu Stela do të na tregojë dhe si të realizojmë një aromatizues për shtëpinë, shumë thjesht dhe pa kosto fare.

    • VIDEO

      Më thuaj ku të DHEMB KOKA, të të them ku e ke problemin / Dhimbjet e kokës dhe lidhja me…

      Në këtë bisedë flasim për Dhimbjet e Kokës, çfarë po përpiqet të na tregojë trupi ynë dhe si të qetësojmë dhimbjet e kokës pa ilaçe. Cilat janë llojet kryesore të dhimbjes së kokës sipas vendit apo pjesëve ku shfaqet dhimbja? Si mund ta dallojmë një dhimbje koke të zakonshme nga një dhimbje koke më serioze? A ka dhimbje koke që lidhen me çrregullime të organeve të tjera në trup? Cilat janë shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së kokës? Si ndikojnë stresi dhe emocionet në dhimbjen e kokës? A ka ndonjë lidhje midis dietës dhe dhimbjes së kokës? Cilat ushqime e shkaktojnë më shpesh? A mund të ndikojë dehidratimi apo mungesa e vitaminave dhe mineraleve në shfaqjen e dhimbjes së kokës? Cilat janë disa mënyra natyrale, bimë apo vajra esenciale për të lehtësuar dhimbjen e kokës pa përdorur ilaçe? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.

    • VIDEO

      Prokuroria kërkon urdhër gjyqësor për paraqitjen e Kurtit, analistja nga Kosova: Deri tani ka bërë shaka, nëse nuk shkon merret forcërisht! Imazh i keq kur nuk respektohet drejtësia

      Analistja nga Kosova, Afërdita Maliqi foli sot në Report Tv, lidhur me kërkesën e prokurorisë ndaj Gjykatës Themelore në Prishtinë që ta urdhërojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të paraqitet në Prokurori në cilësinë e dëshmitarit. Komenton dhe zgjedhjet në Kosovë, të cilat panë si forcë të parë Vetëvendosjen.

      • VIDEO

        Supë me lëpjetë dhe kos nga zonja Albana

        Supë me lëpjetë dhe kos

        Përbërësit:

        • 500 gr mish
        • 300 gr lëpjetë
        • 4-5 lugë vaj
        • 1 lugë gjalpë
        • 1 qepë e vogël
        • 250 ml kos
        • Kripë, piper
        • Majdanoz, mendër

        Përgatitja:

        Ndajmë mishin në racione, e marinojmë me pak kripë dhe e skuqim me 4-5 lugë vaj. Qepën e presim në kubikë të vegjël dhe e shtojmë tek mishi. E trazojmë me lugë druri dhe e skuqim në zjarr të ngadaltë, në mënyrë që të bëhet transparente e të tretet. Më pas hedhim një lugë ujë që të mos e lëmë të marrë ngjyrë të kuqerremtë. Shtojmë piperin e zi, 500-600 ml ujë dhe e lëmë në zjarr derisa mishi të ziejë plotësisht. Ndërkohë, pasi kemi larë mirë lëpjetat dhe i kemi kulluar, i presim në copa të mëdha dhe në valën e fundit të gjellës i hedhim te mishi, i lëmë 7-8 minuta. Shtojmë kosin, të cilin e kemi rrahur pak me pirun, majdanozin e grirë, mendrën, gjalpin e tretur dhe e heqim nga zjarri. E provojmë për shijen e kripës dhe e shërbejmë supën e ngrohtë.

      • VIDEO

        Papare me djathë dhe erëza nga zonja Albana

        Papare me djathë dhe erëza

        Përbërësit:

        • 6 feta bukë të ndenjur
        • 3 lgj vaj ulliri
        • Djath i bardhë
        • Erëza të ndryshme

        Përgatitja:

        Në një tigan ngrohim yndyrën, shtojmë bukën e copëtuar. Nëse nuk kemi bukë të ndenjur, atëherë bukën e vendosim në furrë të thahet paksa. Pasi e kemi kaurdisur pak shtojmë erezat duke e trazuar mirë bukën. Shtojmë dhe pakëz ujë dhe në fund e spërkasim paparen me djathë të thërrmuar.

      • VIDEO

        Tavë me zarzavate nga zonja Albana

        Tavë me zarzavate

        Përbërësit:

        • 2 qepë mesatare
        • 3 karota
        • 2 speca të kuq
        • 2 speca jeshil
        • 1 degë selino
        • 1 presh (pjesa e bardhë)
        • 2 kungulleshka
        • 2 patate
        • 2 domate të pjekura
        • 2 filxhanë kafeje vaj ulliri
        • 4-5 thelpinj hudhër
        • 2 lugë supe uthull
        • 1 tufë majdanoz
        • Kripë, piper i zi, rigon

        Përgatitja:

        Fillimisht lajmë të gjitha zarzavatet mirë dhe më pas i kullojmë dhe i presim në kubikë apo forma të rregullta. I vendosim në një tavë mesatare, shtojmë kripën, piperin, majdanozin, rigonin, domatet e prera në copa të mëdha dhe i përziejmë mirë me dy lugë. U hedhim përsipër vajin e ullirit dhe e vendosim tavën në furrë të ngrohur, në temperaturë 250 gradë për 30 minuta. Në 15 minutat e para i mbulojmë zarzavatet me një letër alumini, ndërsa 15 minutat e tjera i lëmë të piqen të zbuluara dhe të marrin një ngjyrë të bukur në sipërfaqe.  

      • VIDEO

        Si të përgatisim djathë në kushte shtëpie

        Djathë shtëpie

        Përbërësit:

        • 3 litra qumësht
        • 1 litër kos
        • 1 limon (lëngu)

        Përgatitja:

        Ziejmë qumështin dhe në momentin që qumështi krijon flluska shtojmë kosin dhe lëngun e limonit. Kur bëhet kokrriza plotësisht kullojmë lëngun në një napë dhe na ngel gjiza. E shtypim napën dhe e lëmë të mpikset djathi. Nëse e duam me kripë shtojmë në sipërfaqe kripë dhe e lëmë për 2 ditë.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv