• VIDEO

    Goditja e grupit të drogës në Tiranë, një pjesë e të arrestuarve ishin taksistë, shpërndanin lëndën narkotike! Dozat shiteshin edhe me skuter elektrik

    Një pjesë e të arrestuarve të grupit të drogës të goditur një ditë më parë nga Antidroga e Tiranës janë taksist, të cilat i përdornin për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

  • VIDEO

    Shpëtoi 300 shqiptarë në Gjilan, por komunistët e pushkatuan

    Një jurist dhe shtetar i shkëlqyer, atdhetar i kulluar dhe një intelektual i viteve ’30-të -’40-të, I angazhuar gjatë luftës së dytë botërorë sidomos në Kosovë, si kryetar i bashkisë së gjilanit, mbrojtes I shqiptarëve atje, dhe shpëtimtari I 300 kosovarëve të burgosur që do të nisehsin për në mathauzën….

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 19 shkurt 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Rama thotë se e vetmja garanci për SPAK jam unë dhe PS e jo Amerika te një hetim për hetuesin Ols Dado e deri tek Bayerni kalon në frymën e fundit e Milani bën vetëvrasje në Champions.

  • VIDEO

    ‘Sherifi’ i ri për Shqipërinë jo më SHBA por BE/ Beqiri: Berisha ka hallin e arrestit të Shkëlzenit

    Emisioni ‘Repolitix’ trajtoi sot çështjen më të nxehtë të ditëve të fundit, që ka të bëjë me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, por edhe reagimet politike dhe beteja Rama-Berisha ndaj SPAK. Të ftuar në studion e Report TV, nga moderatori Denis Minga, ishin avokati Idajet Beqiri, Besart Logu, avokat pranë PD, kreu i LRE, Arian Galdini dhe analisti Endri Tafani

    • VIDEO

      Arrestimi i Erion Veliajt/ Demalia për Report Tv: Pse SPAK ka lënë në sirtar 21 janarin e Gërdecin, janë vrarë njerëz! Berisha kërkon ta shkrijë që të shpëtojë familjen

      Analisti Ilir Demalia komenton në Report Tv arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Demalia thotë se Rama nuk ka dorë në arrestimin e tij, ndërsa ngre pyetjen se përse SPAK ka lënë në sirtar 21 janarin e Gërdecin. 

      • VIDEO

        Takimi Rubio-Lavrov në Riad/ Meçollari në ‘Frontline’: Rusia doli nga izolimi ndërkombëtar! Plani i Trump cilësohet tradhëti ndaj Ukrainës

        SHBA-të me përfaqësues kryesor Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubion, dhe Rusia me udhëheqës të delegacionit të saj, ministrin e Jashtëm, Segei Lavrov, u ulën në një tryezë në Riad të Arabisë Saudite, me qëllim konkretizimin e nisjes së negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë.

      • VIDEO

        Debat në 'Studio Live' të Report TV për dosjen “Veliaj”/ Ish-kreu i PD Kukës, Ibsen Elezi dhe gazetari Anri Bala, diskutojnë rreth hetimeve ndaj kryebashkiakut, standardeve, institucionit të SPAK dhe sulmeve ndaj tij prej politikës

        Debat në 'Studio Live' të Report TV për dosjen “Veliaj”/ Ish-kreu i PD Kukës, Ibsen Elezi dhe gazetari Anri Bala, diskutojnë rreth hetimeve ndaj kryebashkiakut, standardeve, institucionit të SPAK dhe sulmeve ndaj tij prej politikës

        • VIDEO

          Pa Gjurme-15 vjeçari me mijëra euro në xhep,babai:Ishim të varfër dhe ia pranova,s’e dija se im bir…

          Varësia nga droga është një luftë që kërkon mbështetje dhe një sistem të fortë rehabilitimi për të shpëtuar nga varesia ndaj saj. Në qytetin e Kavajës, historia e Muharem Çaçës, 66 vjeç, pasqyron betejën e një babai për ta shpëtuar te birin nga lëndët narkotike. Fatjoni, 27 vjeç, është një viktimë e shoqërisë dhe e zgjedhjeve të gabuara në jetë, i cili, që në moshën 15-vjeçare, nisi të ishte shpërndarës dhe të bëhej edhe përdorues i drogërave të ndryshme. Ky ishte fillimi i një kalvari vuajtjesh që vazhdon edhe sot në këtë familje… Që prej vitit 2019 i riu ka kaluar 11 herë në ovërdozë, ku dhe jeta i është vendosur në rrezik. Varësia e tij fatkeqësisht u shoqërua me vjedhje të parave në shtëpi, ku shpeshherë ka shkelur çdo kufi për të siguruar dozat që i ndjente të nevojshme. Gjendja e tij emocionale e paqëndrueshme bënte të ishte agresiv, duke shkatërruar dhe thyer çdo gjë në shtepi. Një ngjarje e rëndë ndodhi kur 27-vjecari, humb kontrollin dhe ngriti dorën mbi nënën e tij. Sot, Muharremi e sheh djalin e tij si një të ri me rrezikshmëri të lartë për familjen dhe komunitetin ku jetojnë. Cdo ditë e re për këtë baba është një betejë për të shpëtuar 27-vjecarin. Ai i pranon gabimet e tij në prindërim dhe kërkon ndihmë për ta futur djalin në një qendër rehabilitimi, shpresë e vetme për t’i dhënë një mundësi të dytë për jetën…

        • VIDEO

          Primaret/ Elezi: Sherrnajë brenda PD, me listat e Mulit dhe Albanës! Bardhi manipulues dhe servil i diskredituar! Bala: Si Kënga Magjike, fituesin e zgjedh kryetari

          'Studio Live'/ I ftuar në “Studio Live”, ish-kreu i PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi, tha për Report Tv se kjo është një “sherrnajë brenda strukturave”, duke shtuar se aty pranohet hapur edhe vjedhja e votës dhe nuk ka debat. Kurse gazetari Anri Bala e krahasoi me festivalin “Kënga Magjike”, ku në fund fituesit i zgjedh drejtuesi

          • VIDEO

            Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 Shkurt 2025 – Receta/ Kujtimet e fëmijërisë/ Leximi i së shkuarës/ Sugjerime librash

            Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patate furre me pulë / Bukë me ullinj / Petulla me brumë buke / Sallatë greke.

            Fëmijëria është një periudhë e mbushur me momente të paharrueshme dhe me ndjenja të pastra. Fëmijëria është periudha më e bukur dhe e pastër e jetës sonë, një botë e mbushur me ëndrra, lojëra dhe ndjenja të sinqerta. Kujtimet e asaj kohe na ngrohin zemrën dhe shpesh kthehen si një melodi e ëmbël që na rikthen pas në kohë. Në këtë bisedë në “Rreze Dielli” me Vasilika Tafa, Amadea Stefa dhe Doreada Mio udhëtojmë nëpër kujtimet e fëmijërisë, duke ndarë histori nga koha kur bota ishte më e thjeshtë, por zemrat tona ishin të mbushura me gëzim. Si kanë ndryshuar fëmijët e dikurshëm? Cilat ishin lojërat, ëndrrat dhe ngjarjet që u ngulitën në mendjen e tyre përgjithmonë? Dhe si ndikojnë ato kujtime në jetën e tyre sot? Cili është kujtimi më i dashur nga fëmijëria i tre panelisteve tona? Cilat ishin lojërat dhe argëtimet e dikurshme, çfarë lojërash luanin fëmijët dikur në krahasim me sot? Si ndikonte atmosfera familjare dhe rregullat e shtëpisë në fëmijërinë e secilit?

            Në "Rreze Dielli" u trajtua një temë misterioze dhe intriguese: Regjistrat Akashikë, ose leximi i Akashës. Besohet se ato janë një arkiv energjetik që përmban të gjitha informacionet e shpirtit tonë - nga e kaluara, e tashmja dhe deri në të ardhmen. Çfarë janë në të vërtetë këto regjistra? A mund t’i lexojë çdokush? Dhe a ka ndonjë bazë shkencore për këtë fenomen? A mund të mësojmë për jetët tona të kaluara dhe ndikimin e tyre në të tashmen? Për të na ndihmuar të kuptojmë më shumë, trajnerja e meditimit Tao, Amadea Stefa, e cila është ndër njerëzit e rrallë në botë që praktikon këtë art shpirtëror.

            Botuesja e Ombra GVG, Vasilika Tafa sjell në studion e “Rreze Dielli” dy tituj librash interesante nga Ombra GVG, 'Bulevard' dhe 'Një libër për Emin'. 'Bulevard', i nderuar me çmime si Prix Jeunesse dhe Bernadette-Renaud, na fton të eksplorojmë botën njerëzore përmes syve të atyre që shihen shpesh si të padukshëm. Një rrugëtim në zemër të kaosit dhe shpresës, ky roman na fut në jetën e Krisit, një adoleshent që, pas braktisjes nga nëna e tij ditën kur mbushi 18 vjeç, gjendet përballë botës së ashpër të mbijetesës. Në mes të rrugëve të pafundme, ai lufton me varfërinë dhe papastërtinë, por gjen edhe dashamirësi dhe lidhje të papritura që e bëjnë të ndiejë… Ndërsa 'Një libër për Emin' tregon historinë e dashurisë së një gazetari mes dyzimit të zgjedhjes së karrierës apo dashurisë pasionante. Shkrimtari Charles Casha, është një nga zërat më të dashur të letërsisë malteze, mjeshtër i rrëfimit që ka lënë gjurmë në breza, letërsia e tij vazhdon të frymëzojë dhe të jetojë përtej kohës.  

          • VIDEO

            Trafiku i rënduar në Tiranë, eksperti Fadil Likaj: Si mundet një projekt si Unaza e Madhe, dalja të bëhet me një korsi? Do sjelli më shumë aksidente

            Eksperti i sigurisë rrugore, Fadil Likaj ishte sot në Report Tv, teksa foli situatën e qarkullimit rrugor në Shqipëri, ku orët e fundit janë shënuar disa aksidente tragjike me një bilanc prej 5 viktimash. Gjithashtu Likaj u shpreh në 'Sot Live në Shqipëri' edhe për trafikun e rënduar në Tiranë dhe në rrugët interurbane. 

          • VIDEO

            18 vjeç e braktis e ëma, historia drithëruese e Krisit / Historia e gazetarit që u dashurua me…

            Botuesja e Ombra GVG, Vasilika Tafa sjell në studion e “Rreze Dielli” dy tituj librash interesante nga Ombra GVG, 'Bulevard' dhe 'Një libër për Emin'. 'Bulevard', i nderuar me çmime si Prix Jeunesse dhe Bernadette-Renaud, na fton të eksplorojmë botën njerëzore përmes syve të atyre që shihen shpesh si të padukshëm. Një rrugëtim në zemër të kaosit dhe shpresës, ky roman na fut në jetën e Krisit, një adoleshent që, pas braktisjes nga nëna e tij ditën kur mbushi 18 vjeç, gjendet përballë botës së ashpër të mbijetesës. Në mes të rrugëve të pafundme, ai lufton me varfërinë dhe papastërtinë, por gjen edhe dashamirësi dhe lidhje të papritura që e bëjnë të ndiejë… Ndërsa 'Një libër për Emin' nga Charles Casha, është ndërtuar mbi stilin narrativ në vetën e tretë dhe është pasuruar me një përdorim të fuqishëm të ligjëratës së drejtë, duke iu përqasur artit dramatik. Personazhet e ndryshme nuk i paraqiten lexuesit si role të interpretuara në një skenë, thjesht për t’u vëzhguar dhe në fund për t’u gjykuar nga publiku ose lexuesi, por si persona realë që hapen përmes dialogut dhe shfaqin shpirtrat e tyre, duke folur për situata që kërkojnë ndryshim, ose një element kompromisi dhe gjithçka tjetër që i shoqëron ato. Personazhe të ndryshme futen në kuadrin e rrëfimit, duke përshtatur jetët e tyre, duke gjetur vendin e vet në tablonë e plotë derisa autori t’i drejtojë për në fazën përfundimtare. Charles Casha është një nga zërat më të dashur të letërsisë malteze, mjeshtër i rrëfimit që ka lënë gjurmë në breza, letërsia e tij vazhdon të frymëzojë dhe të jetojë përtej kohës.  

          Për lajme të tjera kërkoni në arkiv