Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me patate dhe mish / Qofte me patate dhe sallam të mbushura me djathë.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 17-23 shkurt, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë duket se do të ketë disa vështirësi, ndaj këshillohet kujdes dhe vëmendje. "Marsi është ende në retrogradë deri ditën e diel dhe do t'ju kërkohet të bëni disa lëshime apo tërheqje. Kjo javë konsiderohet me lëvizje të forta planetare, ku aspekti i vështirë Mërkur - Jupiter në mesjavë tregon premtime që nuk do të mbahen, ndërsa nga e marta Dielli, duke u zhvendosur tek Peshqit, inauguron një periudhë kur të gjithë përpiqen të ikin nga realiteti i tyre. Kujdes me ligjin përgjatë kësaj jave!", theksoi Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.





















