• VIDEO

    HiStory/ Gjergj Luca tregon incidentin në 'detin pa zot' me Malin e Zi: Ushtarët qëlluan sipër kokave

    Gjergj Luca, pronar i flotës së peshkimit “Rozafa”, rrëfen se si një nga anijet e kompanisë së tij u përfshi në një incident të rëndë në vitin 2019.

  • VIDEO

    HiStory: Kufiri pa zot me Malin e Zi, incidentet e përgjakshme dhe humbja rreth 132 km2 det

    Më 15 dhjetor të vitit 1975, dy katera silurues të armatosur, dolën me shpejtësi nga baza ushtarake-detare e Shëngjinit dhe u nisën me urgjencë në drejtim të veriut. Ekuipazhi i dy mjeteve kishte marrë urdhër ti vinte në ndihmë peshkatores “Islam Mustafa”, të sulmuar me armë nga një anije ushtarake jugosllave. Katerat silurues fluturojnë. Anija e huaj futet në shënjestër kur ende gjendej në ujërat tona territoriale, por urdhëri për të qëlluar nuk mbërrin asnjëherë. Pasojat e ngjarjes ishin të rënda. Kapiteni i peshkatores, Fran Ivanaj, ishte vrarë, i qëlluar drejtpërdrejt me top, ndërsa anija ishte bërë shoshë nga predhat. Kohë më pas, hetimet dypalëshe, shqiptare-jugosllave, do të vërtetonin se incidenti ishte zhvilluar në brendësi të ujërave tona territoriale, por shoqëria shqiptare e kohës u mbajt larg të vërtetave të kësaj ngjarjeje. Dhuna e pajustifikueshme e palës jugosllave nuk kishte qenë e rastësishme. Ajo nuk kishte lidhje me peshkimin dhe as me ndonjë shkak tjetër më pak të rëndësishëm. Ngjarja e vitit 1975, kishte lidhje vetëm me situatën e paqartë të vijës ndarëse të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Sulmi dhe përgjakja e ujërave territoriale shqiptare, kishin për qëllim diktimin nga jugosllavët të respektimit të linjës së vjetër të ndarjes së kufirit detar, përcaktuar qysh në vitin 1926 sipas Protokollit të Firences.

  • VIDEO

    Kufomat e Familjes Jashari i fotografova, ishin… Fotot i mori KFOR Francez! Lufta e Kosovës, Esencë

    Kufomat e Familjes Jashari i fotografova, ishin… Fotot i mori KFOR Francez! Lufta e Kosovës, EsencëSi dhe përse i fotografova duke dëshmuar për herë të parë trupat e vrarë të Familjes Jashari? Kush i mori fotot dhe përse nuk shfaqen ato sot? Exlusive në Report Tv nga Kosova, Xhevahire Izmaku. Esencë, sonte, ora 21:00 në Report Tv.

  • VIDEO

    Konferenca e Mynihut, Ledjon Krisafi: Me qëndrimet e JD Vance, kemi ofensivë amerikane ndaj BE-së! Trump po i plotëson Putinit të 3 kushtet

    Ledjon Krisafi ishte sot në Studio Live teksa komentoi punimet e Konferencës së Mynihut që po mbahet aktualisht në Gjermani dhe temën e nxehtë për kontinentin e vjetër, atë të luftës në Ukrainë. Sipas Krisafit, kemi një ofensivë amerikane kundër Europës dhe jo ndaj Rusisë. Kjo u pa qartë në qëndrimet e zv.presidentit JD Vance. 

  • VIDEO

    GJKKO e la në burg Veliajn, Petraj: Duhej tjetër masë, krijohet vakum në bashki, nëse ka konflikt interesi me prokurorin kompromentohet dosja

    GJKKO e la në fuqi më 12 shkurt masën ‘arrest në burg’ për kryebashkiakun Erion Veliaj. Lidhur me këtë vendim avokati Edmond Petraj, tha se Veliajt nuk i duhej dhënë masa arrest me burg, pasi largimi i tij nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës ka krijuar vakum.

  • VIDEO

    'Soros ka njerëz në Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë e PD-së', Haklaj: Berisha e solli në Shqipëri në 1993! Tha takova mikun e madh të shqiptarëve në Zvicër

    Azgan Haklaj i ftuar sot në 'Studio Live' komentoi akuzat e Berishës për Sorosin. Haklaj u shpreh se njerëzit e Sorosit, janë në këshillin kombëtar dhe kryesinë e PD-së. Më tej shtoi se vetë Berisha e ka ftuar Sorosin në Shqipëri në vitin 1993. 

    'Berisha ka të Soros, në këshillin kombëtar, kryesi. Berisha ka sjellë Soros në Shqipëri në 1993. Njerëzit e Berishës që janë të Soros në gjykata. Në vitin 97-98, Soros financoi fondacionin Besa. Pronari është djali i tezes së Metës. Në vitet 2006-2007, kryeministër Berisha ka thënë vetë takova mikun e madhe të shqiptarëve në Zvicër. Dhe tani thotë më ka bërë Soros non grata. jo e ka bërë Donald Trump.

    Berisha këto ditë thotë më ka bërë Palmer, pastaj thotë më ka bërë Charles McGonigal. Tani Soros, ka bërë dëme. Po kush e ka propozuar ligjin për familjen? Berisha në 2012. Thanë do shkojë dhe në ceremoninë e inaugurimit të Trump. Zyrtarisht në ceremoni ishte Basha. Takoi gjysmën e administratës së Trump. Basha në fund të muajit shkurt ka vizitë zyrtare sërish në SHBA.'

    G.K/Shqiptarja.com

    •  
  • VIDEO

    Gazetari Almer Toska në 'Studio Live': Belinda Balluku groposi Erion Veliajn! Azgan Haklaj: Trekëndëshi i Bermudës ka eklipsuar diellin e shqiptarëve

     Arrestimi i Erion Veliajt vijoi të diskutohej edhe pasditen e sotme në ‘Studio Live’ me Arbër Hitajn. Azgan Haklaj i ftuar në studio thekson edhe një herë ‘trekëndëshin e Bermudës’, pasi edhe tek çështja e Berishës edhe tek ajo e Veliajt dalin të njëjtët biznesmenë.  

    'Kemi parashikuar prej kohësh që do vijë kjo ditë. Për mua Erion Veliaj është kutia e zezë. SPAK ka arrestuar Erion Veliaj dhe ka shpallur arreste për Kodrën e Diellit. SPAK ka lëshuar disa urdhra. Këto ditë ka qenë kryefjala e mediave. 30 e ca vite Trekëndëshi i Bermudës i ka eklipsuar diellin shqiptarëve. Berisha thotë më erdhi një gazetar nga Erion Veliaj. Bektashi është tek kompleksi 'Partizani', është dhe tek Veliaj. Nuk ka më asnjë dyshim. Edi Rama bëri komisionin e Xhafaj. Kanë qenë në ujdi. Ka një mendim feudal.

    Mendësi feudale, jam pronar i ardhmërisë tënde, unë do vendosi do jetosh apo jo. Ne mbështesim SPAK dhe GJKKO pa asnjë ekuivok. Skenat që pamë në parlament janë teatër. Është ujdia e fundit. Këtu jemi do i shohim zotin Noka dhe të gjithë. Jemi misionar, është i domosdoshëm çlirimi i pluralizimit politik.'

  • VIDEO

    Gjendet i burgosur në Hanover,familja e mëson lajmin LIVE,i vëllai:Të paktën qenka gjallë

    E përcolli nga dera e shtëpisë për të emigruar drejt Gjermanisë, pa e ditur se do të ishte kontakti i tyre i fundit…. Eriol Zeme denoncoi ne Pa Gjurme zhdukjen e vellait 31 vjecar, pasi familja prej janarit te nje viti me pare nuk kishte asnje informacion per Konstandinin. I riu prej kohesh kishte shprehur dëshirën per tu larguar jashte Shqiperise, ne pamundesi per te punuar dhe jetuar ne vendin e tij te lindjes, Korce. Në fillim të Janarit, mori vendimin te emigronte drejt Gjermanise, si nje vend i mire punesimi sezonal. Ai beri gati valixhen dhe u largua, dhe nga ai moment nuk u mesua asgje per fatin e korcarit, nëse mberriti ne kete shtet apo dicka ndodhi me fatin e tij. Te gjithe prisnin nje telefonat, por deri me sot qe ka kaluar 9 muaj Konstandini nuk eshte bere I gjalle. I vellai, Eriol i shqetësuar u perpoq ta merrte në aplikacionin wp, por fatëkeqëisht telefoni I tij rezultoi i fikur. Edhe ne rrejtet sociale 31-vjecari nuk ishte me aktiv, gjë që vendosi akoma me shume ne merak familjen. Por pasditen e sotme nje informacion mjaft I rendesishem mberriti ku hodhi drite mbi fatin e te riut.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 14 Shkurt 2025 – Receta/ Parfumi & Personaliteti/ Shën Valentin, ide kreative

    Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe me djathë / Supë krem me mish pule dhe limontoz / Embëlsirë e shpejtë me oriz dhe fruta të thata/ Gjizë shtëpie.

    Parfumi ka një histori të gjatë dhe të pasur. Që nga lashtësia, ai ka qenë një pjesë e pandashme e kulturave të ndryshme. Për shumë njerëz, parfumi është më shumë se thjesht një aromë e këndshme. Parfumi është një mënyrë për të shprehur personalitetin, për të përforcuar vetëbesimin dhe për të krijuar një prani të paharrueshme. Në studion e “Rreze Dielli” flasim pikërisht për parfumin, çfarë tregon aroma jonë për ne, përse parfumi duhet të jetë pjesë e rutinës tonë të përditshme dhe çfarë përfitimesh mund të na sjellë? Flasim mbi psikologjinë e aromave, si ndikojnë parfumet në humorin dhe sjelljen tonë? A mund të zbulohet karakteri i një personi nga aroma që zgjedh? A preferojnë njerëzit kreativë aroma më ekzotike, më të forta dhe autoritare? Cila është zgjedhja e duhur e parfumeve sipas rasteve, parfume për përditshmëri, takime romantike, biznes, apo evente të veçanta? A ka disa truke që parfumi jonë të mbajë aromën sa më gjatë? Diskutojmë me panelistët e ftuar sipërmarrësin dhe parfumierin Erald Puçe, kuratoren e imazhit Linda Kalemi dhe sipërmarrësen Eda Bano.

    Festohet sot Shën Valentini! Të gjithë çiftet sot, romantike apo jo, gjejnë kohë për të shijuar këtë festë. Jo gjithmonë kjo festë shoqërohet me lule, darka romantike apo dhurata. Por nëse ju kombinoni idetë, me kohë, dashuria juaj këtë ditë do të duket edhe më e mrekullueshme. Edhe pse në fakt, Shën Valentini nuk duhet të jetë dita e vetme kur duhet t’i tregoni partnerit sesa e doni. Megjithatë, kjo ditë është një tjetër mundësi për të shprehur dashurinë dhe për t’i bërë momentet unike. Në fund të fundit, është shumë bukur kur dikush jep kohë dhe energji për të organizuar diçka më personale. Ndaj në studion e “Rreze Dielli” sipërmarrësja e eventeve Xheni Lulaj do të na tregojë disa ide tepër të thjeshta sesi të krijojmë një ambient romantik në shtëpi në ditën e Shën Valentinit.

  • VIDEO

    Habit e ftuara, dhurata të çmendura për Shën Valentin ‘Nga makinat luksoze deri në apartament’

    Festohet sot Shën Valentini! Të gjithë çiftet sot, romantike apo jo, gjejnë kohë për të shijuar këtë festë. Jo gjithmonë kjo festë shoqërohet me lule, darka romantike apo dhurata. Por nëse ju kombinoni idetë, me kohë, dashuria juaj këtë ditë do të duket edhe më e mrekullueshme. Edhe pse në fakt, Shën Valentini nuk duhet të jetë dita e vetme kur duhet t’i tregoni partnerit sesa e doni. Megjithatë, kjo ditë është një tjetër mundësi për të shprehur dashurinë dhe për t’i bërë momentet unike. Në fund të fundit, është shumë bukur kur dikush jep kohë dhe energji për të organizuar diçka më personale. Ndaj në studion e “Rreze Dielli” sipërmarrësja e eventeve Xheni Lulaj do të na tregojë disa ide tepër të thjeshta sesi të krijojmë një ambient romantik në shtëpi në ditën e Shën Valentinit. Ajo tregon dhe cilat janë dhuratat më të preferuara në këtë ditë për të dashuruarit.

  • VIDEO

    Parfum që zgjat gjithë ditën? Ja si të zgjidhni të duhurin/ Çfarë tregon aroma për ne?

    Parfumi ka një histori të gjatë dhe të pasur. Që nga lashtësia, ai ka qenë një pjesë e pandashme e kulturave të ndryshme. Për shumë njerëz, parfumi është më shumë se thjesht një aromë e këndshme. Parfumi është një mënyrë për të shprehur personalitetin, për të përforcuar vetëbesimin dhe për të krijuar një prani të paharrueshme. Në studion e “Rreze Dielli” flasim pikërisht për parfumin, çfarë tregon aroma jonë për ne, përse parfumi duhet të jetë pjesë e rutinës tonë të përditshme dhe çfarë përfitimesh mund të na sjellë? Flasim mbi psikologjinë e aromave, si ndikojnë parfumet në humorin dhe sjelljen tonë? A mund të zbulohet karakteri i një personi nga aroma që zgjedh? A preferojnë njerëzit kreativë aroma më ekzotike, më të forta dhe autoritare? Cila është zgjedhja e duhur e parfumeve sipas rasteve, parfume për përditshmëri, takime romantike, biznes, apo evente të veçanta? A ka disa truke që parfumi jonë të mbajë aromën sa më gjatë? Diskutojmë me panelistët e ftuar sipërmarrësin dhe parfumierin Erald Puçe, kuratoren e imazhit Linda Kalemi dhe sipërmarrësen Eda Bano.

  • VIDEO

    Supë krem me mish pule dhe limontoz nga zonja Albana

    Supë krem me mish pule dhe limontoz

    Përbërësit:

    • 300 gr mish pule
    • 1 litër lëng pule
    • 1 qepë e vogël
    • 1 lgj gjalpë / vaj ulliri
    • 2 lugë gjelle miell
    • 100 ml qumësht ose pana gatimi
    • 1 e verdhë veze
    • 1 lugë çaji limontoz
    • Kripë dhe piper sipas shijes
    • Majdanoz i grirë për zbukurim

    Përgatitja:

    Vendosim mishin e pulës në një tenxhere me ujë ose lëng pule dhe e ziejmë për rreth 20-30 minuta derisa të zbutet. Heqim mishin, e presim në copa të vogla dhe kullojmë lëngun. Në të njëjtën tenxhere shtojmë qepën e grirë dhe e lëmë për 10-15 minuta derisa të zbutet. Në një tigan shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin dhe e përziejmë mirë derisa të marrë një ngjyrë të artë. Më pas shtojmë pak nga lëngu i pulës duke e përzier vazhdimisht që të mos krijohen kokrriza. Hedhim përzierjen me miell në tenxhere, shtojmë mishin e pulës dhe e lëmë të ziejë edhe për 5 minuta. Heqim supën nga zjarri dhe e miksojmë me blender dore derisa të bëhet një masë kremoze. Përziejmë në një tas të veçantë të verdhën e vezës me qumështin dhe limontozin dhe e hedhim dalëngadalë në supë duke e përzier mirë. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe e lëmë edhe 2 minuta në zjarr të ulët.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv