• VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 Shkurt 2025 – Receta tradite/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla

    Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me patate dhe mish / Qofte me patate dhe sallam të mbushura me djathë.

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 17-23 shkurt, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë duket se do të ketë disa vështirësi, ndaj këshillohet kujdes dhe vëmendje. "Marsi është ende në retrogradë deri ditën e diel dhe do t'ju kërkohet të bëni disa lëshime apo tërheqje. Kjo javë konsiderohet me lëvizje të forta planetare, ku aspekti i vështirë Mërkur - Jupiter në mesjavë tregon premtime që nuk do të mbahen, ndërsa nga e marta Dielli, duke u zhvendosur tek Peshqit, inauguron një periudhë kur të gjithë përpiqen të ikin nga realiteti i tyre. Kujdes me ligjin përgjatë kësaj jave!", theksoi Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

  • VIDEO

    'Kallëzimi anonim nuk konsiderohet nëse s’ka prova', ish-prokurori Eugen Beci flet për arrestimin e Veliajt: Hetimet duhet të nisen në bazë të indicieve

    Beci tha për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’, SPAK ka krijuar një “inflacion të masave të sigurisë arrest në burg”, duke përdorur këtë masë ekstreme edhe në raste kur nuk është e nevojshme. Ai theksoi se masa e arrestit duhet të përshtatet me rrezikshmërinë e personit dhe mundësinë e prishjes së provave, dhe jo të vendoset në mënyrë të tepruar.

  • VIDEO

    Arrestimi i Veliajt, Ilir Yzeiri në Report Tv: Hetimi nisi me një letër anonime banale!

    Analisti Ilir Yzeri ishte sot në Report Tv teksa foli mbi arrestimin e Erion Veliajt dhe punën e SPAK dhe prokurorëve Ols Dado dhe Altin Dumani. Yzeiri shprehu për Nertil Agalliun në ‘Sot live në Shqipëri’, rezervat e tij për punën e Dados, pasi arrestimi i Veliajt ishte i padrejtë për të.

    • VIDEO

      Kujdes! Javë e vështirë për…/ Horoskopi 17-23 shkurt për çdo shenjë nga Jorgo Pulla

      Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 17-23 shkurt, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë duket se do të ketë disa vështirësi, ndaj këshillohet kujdes dhe vëmendje. "Marsi është ende në retrogradë deri ditën e diel dhe do t'ju kërkohet të bëni disa lëshime apo tërheqje. Kjo javë konsiderohet me lëvizje të forta planetare, ku aspekti i vështirë Mërkur - Jupiter në mesjavë tregon premtime që nuk do të mbahen, ndërsa nga e marta Dielli, duke u zhvendosur tek Peshqit, inauguron një periudhë kur të gjithë përpiqen të ikin nga realiteti i tyre. Kujdes me ligjin përgjatë kësaj jave!", theksoi Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

    • VIDEO

      Gjellë me mish dhe patate, shije speciale nga zonja Albana

      Gjellë me mish dhe patate

      Përbërësit:

      • 500 gr mish
      • 500 gr qepujka ose qepë
      • 500 gr patate
      • 3 thelpinj hudhër
      • 2 domate
      • 4 lgj vaj ulliri
      • 1 tufë koper
      • Pak miell
      • Kripë, piper i zi, piper i kuq

      Përgatitja:

      Fillimisht presim mishin në feta të holla, e marinojmë me kripë, piper të zi dhe piper të kuq, e kalojmë në miell dhe e skuqim në një tigan me vaj ulliri. Ndërkohë vendosim në furrë patatet spërkatur me pak vaj ulliri. Largojmë mishin nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepujkat, më pas shtojmë mishin, hudhrat e shtypura dhe domatet e grira në rende. Vijojmë kaurdisjen për pak minuta, shtojmë patatet e pjekura dhe ujë të ngrohtë në masë të produkteve. E lëmë gjellën të ziejë. Marrim disa patate me lëng, i kalojmë në frulator dhe i bashkojmë në tenxherë. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe kopër.

    • VIDEO

      Qofte me patate dhe sallam të mbushura me djathë nga zonja Albana

      Qofte me patate dhe sallam të mbushura me djathë

      Përbërësit:

      • 500 gr patate
      • 300 gr sallam ose salsiçe
      • 200 gr djathë mozzarella
      • 2 kokrra vezë
      • 100 gr bukë të grirë
      • 1 lgj majdanoz të grirë
      • Kripë dhe piper sipas shijes
      • Vaj për skuqje

      Përgatitja:

      Ziejmë patatet me gjithë lëkurë derisa të zbuten. Pasi të jenë zier, qërojmë lëkurën dhe i shtypim si për pure. Heqim lëkurën e sallamit dhe e grijmë hollë ose e shtypim lehtë me pirun. Përziejmë patatet me vezët, djathin e grirë, sallamin e grirë ose të prerë hollë, majdanozin, kripën dhe piperin. Formojmë qoftet duke marrë një sasi të vogël nga masa e patateve, shtojmë një kub të vogël mozzarella në qendër dhe e mbyllim mirë që të formojmë një topth. Kalojmë qoftet në bukë të grirë që të mbulohen mirë nga të gjitha anët dhe i skuqim në vaj të bollshëm të nxehtë derisa të marrin një ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 17 shkurt 2025

       

      Titujt e gazetave për sot, nga Fatmir Xhafaj flet për SPAK-un dhe Erion Veliajn te kush ka firmosur poshtë letrës së "Nesti Angonit" e deri tek prokurorë e gjyqtarë special me miliona euro prona nuk i hyjnë në punë Shqipërisë!

    • VIDEO

      Tiranë, Reparti Sekret Ushtarak ku Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra u stërvitën! (16.02.2025)

      17 vjet pas shpalljes së Pavarësisë Kosovës, Amarcord sjell exlusivisht në Report Tv: Reparti sekret ushtarak 8770! Atje ku buzë Dajtit në fillim të viteve 90 nën fshehtësi të plotë u stërvitën djemtë e UÇK-së si Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra dhe dhjetëra të tjerë… Flet Eduart Abazi, njëri nga profesorët e stërvistjes së fshehtë. Amarcord, sonte, ora 21:00 ne Report Tv.

    • VIDEO

      Në fshatin Çekin të Gramshit | Veri Jug

       

      Ju ftojmë të ndiqni reportazhin 'Në fshatin Çekin të Gramshit' një fshat mbi supet e ish uzinës mekanike të armëve, 800 banorët e të cilit e mbajnë jetën me punë, kryesisht me bujqësi dhe me pak blegtori. Endri Mema, përfaqësues i Bashkisë Gramsh dhe çifti Balliu, Burbuqja dhe Ndriçimi, janë personazhë të reportazhit që rrëfejnë të vërtetat e jetës në fshat. Ndiqni reportazhin 'Në fshatin Çekin të Gramshit', realizuar nga gazetari Agim Pipa. Të dielën, premierë, ora 13.30

    • VIDEO

      Nga këshillat e gjyshes tek rrejtet sociale, si të rrisim fëmijë të shëndetshëm? | Klinika24

      Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit.

    • VIDEO

      Miomat dhe polipet e mitrës... Disa këshilla nga mjeku Ardi Prushi | Klinika24

      Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 15 shkurt 2025

      Titujt e gazetave për sot, nga fjalëkryqi politik i arrestimit të Erion Veliajt te SPAK dhe GJKKO thonë se nga protesta për Veliajn u cënua jeta e prokurorëve e deri tek detajet dhe analiza për një zhvillim të bujshëm.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv