-
VIDEO
Protesta e 8 Shkurtit, deputeti Baçi në Report TV: Do ketë format të ri, PS po pengon votën e Diasporës dhe do dështimin e procesit!
Protesta e 8 shkurtit e opozitës dhe zgjedhjet në Kosovë ishin dy nga temat e debatit në studion e emisionin “Frontline” në Report TV. Të ftuar të moderatores Marsela Karapanço ishin juristi Kreshnik Spahiu, deputeti Luan Baçi, analistët Arben Meçe dhe Poli Hoxha, gazetari Almer Toska dhe Skerdi Dhuli.
-
VIDEO
20-vjeçarja nga Shkodra braktis djalin, zhduket pa lënë adresë
Luciana Marku nga qyteti i Shkodrës, kërkon nipin e saj, djalin e vajzës. Rajmonda Marku, vajza e Lucianës ishte 19 vjec kur lindi djalin, ai erdhi në jetë një marrëdhënie, pa bërë celebrime. Partneri i Rajmondës u arrestua në 21 tetor 2023. Pak muaj më vonë, në 11 shkurt 2024 lindi nipi me emrin Ruel Marku. Rajmonda vuante nga epilepsia. Rueli erdhi në jetë me shumë vështirësi, pas lindjes qëndroi 10 ditë në spital. Rajmonda me djalin qëndronin në shtëpi me Lucianën, jetonin sëbashku. Në 12 mars 2024, erdhën disa persona të merrnin djalin. Luciana ishte vetëm në shtëpi, personat u prezantuan si doktora dhe thanë do i bënin kontrollet. Ata ishin punonjës social dhe e morën Ruelin për në jetimore. 2-3 ditë më vonë, Luciana tregon se vajza e saj doli na shtëpia dhe nuk u kthye më. Ajo e telefonte, Rajmonda shprehej se ishte te disa shoqe dhe do të vinte. Luciana dyshon se Albina dhe Uendi Guri, nënë e bijë e shfrytëzojnë Rajmondën. Ajo kërkon dhe nipin e saj, pretendon se askush nuk donte ta linte në jetimore.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 6 Shkurt 2025 – Receta/ Ankesat në çift burrë e grua
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije për teleshikuesiet e “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me patëllxhanë dhe speca / Supë me perime të stinës /Kek me mandarina në tigan.
Studimet sociologjike tregojnë se ankesat që burrat dhe gratë kanë zakonisht për gjininë e kundërt të tyre në çift, janë të panumërta dhe shpesh të dyja palët pretendojnë se nuk kuptohen mirë nga personi më i afërt. Por cilat janë katër ankesat më të zakonshme që kanë gratë ndaj burrave dhe burrat ndaj grave: Martesa jonë është e konsumuar - Intimiteti nuk më kënaq më - Ndihem sikur burri im apo gruaja më injoron - Burri apo gruaja nuk më njeh vërtetë… Në lidhje me këtë temë flasim në "Rreze Dielli" me Tea Dupi, Neritan Liçaj dhe Ilir Beqiri. Çfarë mendojnë panelistët tanë? Duket se çiftet e brezit të mëparshëm qëndronin më gjatë bashkë, ishin më të duruar apo nuk kishin zgjedhje të tjera? A ka ndryshuar dashuria dhe respekti mes partnerëve me kalimin e kohës? Çfarë ankesash kanë burrat shqiptarë për gratë sot dhe anasjelltas, çfarë mendojnë gratë?
-
VIDEO
'Interesimi i shqiptarëve jashtë, shumë i lartë', Kristaq Kume: Kushti i Berishës për votën e diasporës, i pavend
Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume foli në Report Tv lidhur me ecurinë e procesit të regjistrimit të diasporës për të qenë zgjedhës në 11 maj. Kume thekson për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se interesimi i shqiptarëve është shumë i madh për të votuar. Ndërsa kushtin e Berishës për votën e diasporës e cilësoi si të pavend.
-
VIDEO
S’ndalen lëkundjet sizmike në ishullin Santorini, Shqiptari: S'kam ndërmend të largohem! E njëjta situatë dhe vite më parë
Vijojnë tërmetet pranë ishullit të njohur grek Santorini. Lëkundje të forta u regjistruan mes ishujve grekë të Amorgos dhe Santorini, pas disa ditësh me lëkundje të njëpasnjëshme.
-
VIDEO
Kushti i Berishës për votën e diasporës, analisti Martin Leka: Në kundërshtim me ligjin! Do e përdori si alibi për humbjen në zgjedhje! Pas 11 majit do jetë ende lider i PD
Leka theksoi për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’, se kërkesa e Berishës është në kundërshtim me ligjet dhe është një alibi për opozitën, që sipas tij, po përpiqet të justifikojë humbjen e sigurt në zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
Landfilli i Sharrës mbyll dyert për ndërtuesit, kreu i Shoqatës së Ndërtuesve: Institucionet po ngatërrojnë me dashje dheun me mbetjen! Të krijohet një vend i ri, po penalizohemi
Erion Harizaj, kreu i Shoqatës së Ndërtuesve, ka theksuar se landfilli i Sharrës ka mbyllur dyert për ndërtuesit, duke i krijuar probleme me hedhjen e mbetjeve.
-
VIDEO
Deklaratat e Grenell për Kurtin, gazetari Valon Arifi: 'Çmenduri kolektive' në Kosovë duke kritikuar SHBA-në! Kryeministri po polarizon shoqërinë
Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë janë vetëm 3 ditë larg. Gazetari Valon Arifi foli në lidhje Skype në Report Tv duke treguar se si duket situata atje, teksa opinioni është trazuar nga deklarata e emisarit të SHBA për krizat globale Richard Grenell, se Albin Kurti nuk është një njeri i besueshëm për SHBA-të.
-
VIDEO
‘Burrat nuk na vijnë në shtëpi…gra që prishin lekë’, ja për çfarë ankohen gratë dhe burrat sot
Studimet sociologjike tregojnë se ankesat që burrat dhe gratë kanë zakonisht për gjininë e kundërt të tyre në çift, janë të panumërta dhe shpesh të dyja palët pretendojnë se nuk kuptohen mirë nga personi më i afërt. Por cilat janë katër ankesat më të zakonshme që kanë gratë ndaj burrave dhe burrat ndaj grave: Martesa jonë është e konsumuar - Intimiteti nuk më kënaq më - Ndihem sikur burri im apo gruaja më injoron - Burri apo gruaja nuk më njeh vërtetë… Në lidhje me këtë temë flasim në "Rreze Dielli" me Tea Dupi, Neritan Liçaj dhe Ilir Beqiri. Çfarë mendojnë panelistët tanë? Duket se çiftet e brezit të mëparshëm qëndronin më gjatë bashkë, ishin më të duruar apo nuk kishin zgjedhje të tjera? A ka ndryshuar dashuria dhe respekti mes partnerëve me kalimin e kohës? Çfarë ankesash kanë burrat shqiptarë për gratë sot dhe anasjelltas, çfarë mendojnë gratë?
-
VIDEO
Byrek me patëllxhanë dhe speca, plot shije nga zonja Albana
Byrek me patëllxhanë dhe speca
Përbërësit:
- 500 gr petë të gatshme
- 100 ml vaj ulliri ose gjalpë i shkrirë
- 2 patëllxhanë mesatarë
- 2 speca të kuq ose jeshilë
- 1 qepë e madhe
- 1 domate e grirë
- 200 gr djathë i bardhë ose kaçkavall
- 2 kokrra vezë
- 1 lugë çaji rigon ose trumzë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë dhe piper sipas shijes
Përgatitja:
Qërojmë dhe presim patëllxhanët në kubikë të vegjël. I kriposim dhe i lëmë të kullojnë për 15 minuta për të larguar hidhësinë. Më pas i shpëlajmë dhe i thajmë me letër kuzhine. Në një tigan, skuqim qepën e grirë në vaj ulliri. Shtojmë patëllxhanët dhe specat e prerë në copa të vogla. Pasi të zbuten, shtojmë domaten, kripën, piperin dhe rigonin. E lëmë të gatuhet për 10 minuta dhe e më pas e lëmë të ftohet. Pasi masa të jetë ftohur, shtojmë djathin e thërrmuar dhe vezët e rrahura duke e përzier mirë. Lyejmë një tavë me pak vaj dhe vendosim 3-4 petë të lyera me vaj, duke i lënë anët të dalin pak jashtë. Shtrojmë një shtresë mbushjeje dhe e mbulojmë me 2-3 petë të tjera. Përsëritim procesin derisa të mbarojë mbushja dhe petët. Mbyllim anët dhe lyejmë sipërfaqen me pak vaj ose një vezë të rrahur për një pamje të artë. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në 180°C për 35-40 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Supë me perime nga zonja Albana
Supë me perime
Përbërësit:
- 1 qepë mesatare
- 2 karota
- 1 patate
- 1 kungull i njomë
- 1 domate
- 1 spec i kuq ose jeshil
- 1 dorë spinaq
- 1 filxhan bizele /lulelakër (opsionale)
- 1.5 litër ujë ose lëng perimesh
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë çaji rigon ose trumzë
- 1 thelpi hudhër
- Lëngu i një gjysmë limoni
- Kripë dhe piper sipas shijes
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën me hudhrën. Shtojmë karotat, patatet dhe specin. Vijojmë me kaurdisjen për disa minuta. Më pas shtojmë domaten dhe e lëmë të zbutet. Shtojmë kungullin, bizelet dhe çdo perime tjetër që kemi zgjedhur për supën. Hedhim ujin ose lëngun e perimeve, kripën, piperin dhe rigonin. E lëmë supën të ziejë për rreth 20-25 minuta, në fund shtojmë pak lëng limoni dhe e servirim të ngrohtë me pak bukë të thekur.
-
VIDEO
Kek me mandarina në tigan nga zonja Albana
Kek me mandarina në tigan
Përbërësit:
- Për bazën e ëmbëlsirës:
- 150 gr miell
- 2 kokrra vezë
- 3 lgj sheqer
- 100 ml qumësht
- 1 lç pluhur pjekës
- 1 lugë çaji vanilje
- 1 lgj gjalpë i shkrirë
Për mandarinat e karamelizuara:
- 2 mandarina (të prera në feta)
- 2 lgj sheqer
- 1 lgj gjalpë
- Lëngu i një gjysmë mandarine
Përgatitja:
Fillimisht karamelizojmë mandarinat. Në një tigan shkrijmë gjalpin dhe shtojmë sheqerin. Sapo të fillojë të shkrijë dhe të marrë ngjyrë kafe të lehtë, shtojmë fetat e mandarinës dhe i lëmë të karamelizohen për 5 minuta. Më pas shtojmë lëngun e mandarinës dhe e lëmë edhe 1 minutë. Në një tas rrahim vezët me sheqerin derisa të bëhen kremoze. Shtojmë qumështin, gjalpin e shkrirë dhe vaniljen. I përziejmë mirë duke shtuar gradualisht miellin e përzier me pluhurin pjekës. Realizojmë një brumë të butë të cilin e hedhim mbi bazën e karamelizuar. Shtojmë pak gjalpë, e mbulojmë me kapak dhe e lëmë të piqet në zjarr të ulët për 10-12 minuta, derisa të shohim që sipërfaqja fillon të mpikset. E kthejmë me kujdes (si një petull e madhe) dhe e pjekim edhe për 5 minuta nga ana tjetër. E lëmë të ftohet pak, më pas e kthejmë mbi një pjatë që mandarinat e karamelizuara të jenë sipër. Mund ta spërkatim me pak sheqer pluhur ose mjaltë për më shumë ëmbëlsi.