Gjellë siçiliane me patëllxhanë
Përbërësit:
- 2 patëllxhanë të mëdhenj
- 1 qepë mesatare
- 2-3 degë selino
- 300 gr domate ose salcë domatesh
- 50 gr ullinj të zi ose jeshilë
- 2 lugë gjelle kaperi
- 2-3 lgj uthull vere të bardhë
- 1 lugë gjelle sheqer
- 50 ml vaj ulliri
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Gjethe borziloku të freskët
Përgatitja:
Lajmë dhe presim patëllxhanët në kuba mesatare. I kriposim lehtë dhe i lëmë të kullojnë për rreth 30 minuta që të nxjerrin hidhësinë. Më pas i shpëlajmë dhe i thajmë me letër kuzhine. Në një tigan të madh, nxehim vajin dhe skuqim patëllxhanët derisa të marrin ngjyrë të artë. I largojmë dhe në të njëjtin tigan kaurdisim qepën dhe selinon derisa të zbuten (rreth 5 minuta). Shtojmë domatet (të grira ose të prera imët) dhe i lëmë të ziejnë për rreth 10 minuta, derisa të lidhen pak. Shtojmë ullinjtë, kaperin, patëllxhanët e skuqur dhe i përziejmë mirë. Në fund shtojmë uthullën dhe sheqerin. E përziejmë derisa uthulla të avullojë pak, duke krijuar një shije të ëmbël dhe të thartë. Shtojmë kripë dhe piper sipas dëshirës dhe e lëmë të gatuhet edhe për 5-10 minuta në zjarr të ulët.