-
VIDEO
Pse fëmija im...? Përgjigjet psikologia, 12 pyetjet që shqetësojnë më shumë prindërit
E ftuar në studion e Rreze Dielli psikologia e njohur Ema Bruci, e cila është tepër virale në rrjetet sociale për komunikimet e shpeshta në lidhje me problematika të ndryshme shëndetësore sa i takon fushës së psikologjisë. Ajo sot, me ne në studio do t’i japë përgjigje 12 pyetjeve më të shpeshta që bëjnë dhe shqetësojnë më shumë prindërit në lidhje me rritjen dhe karakterin e fëmijëve të tyre: Pse fëmija im gënjen? Pse fëmija im nuk ka besim në vetvete? Pse fëmija im nuk flet rrjedhshëm? Pse fëmija im vjedh? Pse fëmija im është frikacak? A lidhet frika me ankthin? Pse fëmija im nuk respekton të tjerët? Pse fëmija im qëndron i nervozuar shpesh herë? Pse fëmija im është i dhunshëm? Pse fëmija im xhelozon? Pse fëmija im nuk më dëgjon? Pse fëmija im është egoist? Pse fëmija im nuk lexon?
-
VIDEO
Mish me nenexhik nga zonja Albana / Sekreti që mishi t'ju tretet në gojë
Mish me nenexhik
Përbërësit:
- 800 gr mish
- 2 kokrra qepë
- 2 tufa nenexhik
- 4-5 lugë supe vaj
- Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Pasi e kemi ndarë mishin në racione e skuqim pak minuta në tenxhere, duke i hedhur edhe kripën. Largojmë mishin nga tenxherja dhe e vendosim në një pjatë. Në po atë yndyrë, hedhim qepën e grirë në kubikë të vegjël (jo me grirëse qepësh) dhe e kaurdisim në zjarr të ulët derisa të marrë ngjyrë transparente e të fillojë të tretet. I hedhim një lugë ujë dhe vazhdojmë t'a trazojmë. Bashkojmë mishin me qepën dhe hedhim ujë të ngrohtë sa të mos mbulohen racionet e mishit. Shtojmë pak piper të zi dhe e lëmë të vlojë derisa të ziejë mishi. E kontrollojmë për kripën dhe për lëngun, dhe në fund hedhim nenexhikun e grirë. E lëmë të gatuhet rreth 5 minuta dhe e heqim nga zjarri.
-
VIDEO
Reçel karrote, ja sekreti i një reçeli me shije të përsosur nga zonja Albana
Reçel karrote
Përbërësit:
- 1 kg karrota
- 1 kg sheqer
- 1 limon (lëngu dhe lëkura e grirë)
- 1 shkop kanelle ose pluhur kanelle
- 300-400 ml ujë
Përbërësit:
Qërojmë karrotat dhe i grijmë në rende të hollë ose i presim në rrathë të vegjël. I vendosim në një tenxhere me ujë të vluar dhe i ziejmë derisa të zbuten (rreth 10-15 minuta). Më pas i kullojmë dhe ndërkohë përgatisim shurupin. Në një tenxhere tjetër, shtojmë sheqerin dhe ujin dhe e lëmë në zjarr mesatar derisa të formohet një shurup i trashë. Shtojmë karrotat në tenxheren me shurup duke i përzier mirë dhe vazhdojmë gatimin në zjarr të ulët për 30-40 minuta, duke e përzier herë pas here. Në fund rregullojmë aromat, shtojmë lëngun dhe lëkurën e limonit, si dhe shkopin e kanellës. E lëmë reçelin të ziejë derisa të arrijë trashësinë e dëshiruar. Pasi të jetë gati e heqim reçelin nga zjarri dhe e lëmë të ftohet pak. E vendosim në kavanoza të sterilizuara duke i mbyllur fort.
-
VIDEO
Patëllxhanë me salcë të kuqe nga zonja Albana
Patëllxhanë me salcë të kuqe
Përbërësit:
- 4 patëllxhanë mesatarë
- 3-4 domate ose 300 ml salcë domate
- 2 thelpinj hudhër
- 1 qepë mesatare
- 1 spec i kuq (opsionale)
- 4 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper sipas shijes
- Majdanoz i freskët për zbukurim
Përgatitja:
Qërojmë patëllxhanët në shirita (një rresht me lëkurë, një pa lëkurë). I presim në feta të gjata ose rrathë dhe i vendosim në ujë me kripë për 15-20 minuta. Në një tigan, ngrohim vajin e ullirit dhe skuqim patëllxhanët derisa të marrin një ngjyrë të artë. I vendosim në një pjatë me letër për të thithur yndyrën e tepërt. Ndërkohë përgatisim salcën, në të njëjtin tigan, hedhim pak vaj ulliri dhe kaurdisim qepën e grirë hollë derisa të zbutet. Shtojmë hudhrën e grirë imët dhe specin dhe vijojmë me kaurdisjen për disa minuta. Më pas shtojmë domatet e grira ose salcën e domates, duke shtuar pak ujë nëse është e nevojshme. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e lëmë salcën të ziejë për 10-15 minuta derisa të trashet pak. Rendisim patëllxhanët në një tavë pjekjeje dhe i mbulojmë me salcën e përgatitur. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për 20 minuta.
-
VIDEO
A do ketë rotacion pushteti në 11 maj? Përmbysje nga vota e emigrantëve?! Deklarata e fortë e Lapajt
Në ‘5 Pyetjet me Babaramon mbrëmjen e sotme u fol për zgjedhjet e 11 majit 2025. Adriatik Lapaj, Mentor Kikia dhe Agim Nesho u ndalën tek vota e diasporës që pritet të jetë risi në këto zgjedhje. Për momentin janë regjistruar 10 mijë emigrantë shqiptarë nga diaspora si zgjedhës brenda 3 ditësh.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 14 janar 2025
Titujt e gazetave për sot, nga vota çudibërëse e diasporës tek flet eksperti se kur nis shpërndarja e bonusit të pensionistëve e deri tek efekti politik i kundërsulmit të Edi Ramës!
-
VIDEO
Spahiu: Lideri historik dhe krijues i shtetit të Kosovës është Rugova dhe jo Albin Kurti
Kreshnik Spahiu ka ndarë pikëpamjet e tij në ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, mbi situatën politike në Kosovë dhe rolin e Albin Kurtit si kryeministër. Ai e konsideron Kurtin një figurë politike të aftë, me epërsi në elokuencë dhe artikulim krahasuar me liderët e mëparshëm, por shpreh shqetësime për raportet e tij me Perëndimin dhe ndikimin e këtyre marrëdhënieve në të ardhmen e Kosovës.
-
VIDEO
Spahiu: Lideri historik dhe krijues i shtetit të Kosovës është Rugova dhe jo Albin Kurti
Kreshnik Spahiu ka ndarë pikëpamjet e tij në ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, mbi situatën politike në Kosovë dhe rolin e Albin Kurtit si kryeministër. Ai e konsideron Kurtin një figurë politike të aftë, me epërsi në elokuencë dhe artikulim krahasuar me liderët e mëparshëm, por shpreh shqetësime për raportet e tij me Perëndimin dhe ndikimin e këtyre marrëdhënieve në të ardhmen e Kosovës.
-
VIDEO
Spahiu: Vota me postë s’është e fshehtë dhe do manipulohet më lehtë se në Shqipëri
Kreshnik Spahiu foli në '5 Pyetje nga Babaramo' lidhur me votën e diasporës. Ai argumenton se ky proces mund të jetë më i prekshëm ndaj manipulimeve krahasuar me votimin në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për mungesën e fshehtësisë dhe ndikimin e faktorëve të jashtëm, si punëdhënësit apo patronazhistët politikë.
-
VIDEO
Vota e diasporës/ Kikia: Si do votojnë shqiptarë do jetë komike, nuk ka fshehtësi dhe do votohet kolektivisht! Nesho: E vështirë të jetë e lirë
Në ‘5 Pyetjet me Babaramon mbrëmjen e sotme u fol për zgjedhjet e 11 majit 2025. Adriatik Lapaj, Mentor Kikia dhe Agim Nesho u ndalën tek vota e diasporës që pritet të jetë risi në këto zgjedhje. Për momentin janë regjistruar 10 mijë emigrantë shqiptarë nga diaspora si zgjedhës brenda 3 ditësh.
-
VIDEO
U ekzekutua në Novoselë, Kristjan Marku ishte nip i Martin Bardhit të vrarë në shtator 2023 më Rrëshen
Kristjan Marku u vra sot në një atentat Novoselë, në autostradën Vlorë-Fier. Siç bëhet me dije Marku është nipi i Martin Bardhit të vrarë në shtator të vitit 2023, në Rrëshen.
-
VIDEO
‘Motra doli natën në oborr, dikush e njoftoi’/Vëllai i 14 vjeçares:Frika jonë mos e kanë
Një histori e mistershme na rikthen 12 vite pas në kohë, në fshatin Xhafzotaj të Durrësit, ku 14 vjecarja Valentina Markaj, zhduket nga oborri i shtëpisë pa lënë gjurmë. 2 korrik 2012 Ora shënonte 12 e mesnatës, Valentina, e cila ishte në shtëpi me nënën e saj, i tha se do dilte për të mbushur ujë dhe do të kthej përsëri. Minutat kaluan shpejt, jashtë mbizotëronte errësira dhe Valentina nuk po kthehej … E shqetësuar, nëna e saj doli për ta kërkuar në gjithë zonën përreth, telefonoi dhe shoqet e 14 vjecares por askush nuk e kishte parë as nuk kishte dëgjuar nga ajo. Atë mbrëmje Valentina kishte qenë për darkë tek shtëpia e Sarës, shoqes së ngushtë që banonin në të njëjtën lagje. E pyetur nga familjarët e 14 vjecares, Sara, rrëfeu se gjatë darkës Valentina nuk ishte mirë dhe shprehte dëshirën pë tu larguar nga shtëpia. Gjatë këtyre viteve, kanë qarkulluar shumë informacione për fatin e saj… disa thonin se Valentina është parë në Durrës, të tjerë në Tiranë, madje ka pasur edhe pista se mund të ketë shkuar në Greqi. Megjithatë, ende asnjë provë e besueshme për fatin e saj. Familjarët e saj tregojnë se Valentina ndiqte shkollën rregullisht dhe ishte një vajzë e lirë që dilte shpesh me shoqet e saj, por kurrë nuk kishte ikur nga shtëpia pa njoftuar. 12 vite janë shumë, por për familjen Markaj, shpresa nuk vdes kurrë. I ftuar në studio Besnik Markaj, vëllai i Valentinës kërkon me ngulm motrën e tij.