-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Shtator 2026, Receta/ ‘Shpëtojnë jetë’, histori drithëruese
Zonja Mirela solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me burdullak / Domate të vogla të pjekura në furrë me erëza shoqëruar me brusketa me krem djathi.
Një verë intensive, 22 jetë të humbura në rrugë, zjarre, emergjenca dhe shpëtime. Gushti që lamë pas ishte i përgjakur në rrugët e vendit: 159 aksidente, 22 viktima dhe 229 persona të lënduar. Shpejtësia, alkooli dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit vijojnë të marrin jetë. Por, ndërsa për shumëkënd vera ishte një sezon pushimesh, për disa të tjerë ishte një tjetër verë në krye të detyrës. Në mes të flakëve, çdo sekondë është vendimtare. Në det, një tjetër betejë: pushues në rrezik, ndërhyrje të menjëhershme dhe jetë që duhen shpëtuar. Ndërsa në rrugë, uniformat blu përballen çdo ditë me aksidentet dhe pasojat e tyre. Tre profesione, tre fronte të ndryshme, por një mision i vetëm: TË SHPËTOJNË JETË. Sot, në “Rreze Dielli”, do të dëgjojmë historitë e tyre. Do të flasim me Gerhard Bakën, Specialist të Qarkullimit Rrugor; Jonus Muratajn, Drejtues Operacional i Zjarrfikëses së Tiranës; dhe Dario Bufazin, nga Forcat Detare. Rastet më të vështira, momentet kur çdo sekondë bën diferencën, historitë e shpëtimit dhe pesha që mbart një uniformë, kur pas saj qëndron një përgjegjësi e madhe: jeta e njeriut.
-
VIDEO
Rregullorja e GJKKO, Ilir Yzeiri në Report TV: Një paçavure që s'do ta bënte asnjë vend, akt protagonizmi i Erion Banit
Sipas analistit, dokumenti nuk synon të përmirësojë funksionimin e gjykatës, por është një shfaqje protagonizmi që, sipas tij, përcjell mesazhin se sistemi i drejtësisë nuk i jep llogari më as qeverisë, as medias dhe as shoqërisë civile.
-
VIDEO
BOMBOLA E GAZIT RRJEDH ose BIE ERË? Ja veprimi i parë që s'duhet të bëni
BOMBOLA E GAZIT RRJEDH ose BIE ERË? Ja veprimi i parë që s'duhet të bëni / Ja çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin tek zona e Brrylit, flet ne "Rreze DiellI" shefi operacionales Jonus Muratajn.
-
VIDEO
"Pashë tmerrin"/ Verë e vështirë për policët dhe zjarrfikësit/ 3 rrëfime tronditëse
Një verë intensive, 22 jetë të humbura në rrugë, zjarre, emergjenca dhe shpëtime. Gushti që lamë pas ishte i përgjakur në rrugët e vendit: 159 aksidente, 22 viktima dhe 229 persona të lënduar. Shpejtësia, alkooli dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit vijojnë të marrin jetë. Por, ndërsa për shumëkënd vera ishte një sezon pushimesh, për disa të tjerë ishte një tjetër verë në krye të detyrës. Në mes të flakëve, çdo sekondë është vendimtare. Në det, një tjetër betejë: pushues në rrezik, ndërhyrje të menjëhershme dhe jetë që duhen shpëtuar. Ndërsa në rrugë, uniformat blu përballen çdo ditë me aksidentet dhe pasojat e tyre. Tre profesione, tre fronte të ndryshme, por një mision i vetëm: TË SHPËTOJNË JETË. Sot, në “Rreze Dielli”, do të dëgjojmë historitë e tyre. Do të flasim me Gerhard Bakën, Specialist të Qarkullimit Rrugor; Jonus Muratajn, Drejtues Operacional i Zjarrfikëses së Tiranës; dhe Dario Bufazin, nga Forcat Detare. Rastet më të vështira, momentet kur çdo sekondë bën diferencën, historitë e shpëtimit dhe pesha që mbart një uniformë, kur pas saj qëndron një përgjegjësi e madhe: jeta e njeriut.
-
VIDEO
Gjellë me burdullak nga zonja Mirela
Gjellë me burdullak
Përbërësit:
- 1 qepë
- 1 thelpi hudhër
- 100 g oriz
- 4 domate
- 2 tufa burdullak
- 50 ml vaj ulliri
- Kripë dhe piper
- Borzilok
- Pistil
- Ujë
Përgatitja:
Në vaj kaurdisni derisa të marri ngjyrë të lehtë qepën, shtoni domatet pa lëkurë edhe të prera në copa të vogla, shtoni kripë, piper të zi dhe hudhrën në feta. Shtoni orizin dhe burdullakun e prerë në copa të vogla. Më pas ujë dhe pak borzilok, pistil kumbulle. E zieni ngadalë derisa orizi të zbutet, e shijoni me vaj ulliri dhe piper të zi ekstra.
-
VIDEO
Domate të pjekura në furrë me erëza nga zonja Mirela
Domate të vogla të pjekura në furrë me erëza
Përbërësit:
- 1 kg domate të vogla
- Kripë dhe piper
- Vaj ulliri
- Hudhër
- Borzilok
- Për servirje: Bukë të vogla dhe krem djathi ose gjizë
Përgatitja:
Domatet e vogla i presim në mes, i vendosim në tavë ku i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe gjethe borziloku. I pjekim në furrë të parangrohur për gati 30 minuta me 180 ° derisa të zbuten edhe të marrin pak ngjyrë.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 9 shtator 1998/ Nano përmbys klanin e tij në qeveri,Malaj dorëhiqet si ministër i Financave: U shkelën kompetencat
Pas presioneve të aleatëve dhe zhvillimeve të fundit në fillim të shtatorit të vitit 1998-të në qeverinë Nano bëhen ndryshime. Kryeministri socialist i kohës përmbysi klanin e tij, pra njerëzit më të besuar. Arben Malaj dha dorëheqjen si ministër i Financave ndërsa drejt ikjes ishte edhe Bashkim Fino. Gazeta Shqiptare në faqe të parë shkruan: “Nano përmbys klanin e tij” ndërsa titulli kryesor në Koha Jonë në numrin e 9 shtatorit të vitit 1998-të ishte ky: “ Malaj: Jap dorëheqjen”. Këto zhvillime në qeverisje pasqyroheshin edhe në botimet politike RD dhe ZP.
-
VIDEO
‘Nga një nënkryetar për çdo qytet përbërës’- Mazniku zbulon skemën në Report Tv, si do administrohen bashkitë ‘gjigante’ të krijuara me hartën e re territoriale
Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, ka shpjeguar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, sesi do të funksionojnë bashkitë, pas miratimit në Kuvend të projekt-propozimit të PS për hartën e re territoriale.
-
VIDEO
‘Territorialja’/ Mazniku në Report Tv: Reformë për qytetarët, jo për ofiqarët! Ka nevojë për fazën e 2-të! Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet, në zgjedhje hyjmë me hartën e re
Arbjan Mazniku theksoi se Reforma e re Territoriale nuk i largon shërbimet nga qytetarët dhe as zyrat e marrjes së shërbimeve. E vetmja gjë që lëviz sipas tij, janë zyrat e planifikimit të bashkive. Bashkëkryetari socialist i Komisionit tha gjithashtu se vullneti i PS ishte që në zgjedhjet lokale të 2027-ës të hyej me hartën e re territoriale.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Shtator 2026, Receta/ Deborah Keçi, vajza e hekurt/ Horoskopi për muajin Shtator
Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lakror me qepë dhe domate / Sardele me domate në furrë / Papare, receta e vjetër e traditës.
Deborah Keçi vjen në një rrëfim ndryshe, përtej figurës publike dhe përtej asaj që publiku njeh prej saj. E vetmja shqiptare që merr pjesë në garat prestigjioze dhe tepër të vështira "Ironman", ajo rrëfen eksperiencën e jashtëzakonshme dhe sfiduese të një prej garave më të vështira të qëndrueshmërisë fizike në botë duke prekur 3 displinat: not, ciklizëm dhe vrap për 11 orë pa pushim. Gjashtë muaj stërvitje intensive, sakrifica, disiplinë dhe përballje me limitet e trupit dhe mendjes. Por Deborah nuk sfidon veten vetëm në sport. Pasioni për udhëtimet e ka çuar në vende dhe eksperienca që kanë ndryshuar mënyrën e saj të të menduarit. Nga ngjitja në Kilimanjaro, deri te jeta dhe eksperiencat e saj në Afrikë, ajo zbuloi një të vërtetë të thjeshtë, por të fuqishme: se bollëku dhe pasuria materiale nuk na bëjnë domosdoshmërisht më të lumtur. Në këtë intervistë në “Rreze Dielli” Deborah ndalet edhe te vështirësitë personale dhe momentet e jetës që e kanë vënë përballë sfidave të mëdha. Sporti, sipas saj, nuk ka qenë vetëm një mënyrë jetese, por një forcë që e ka ndihmuar të përballojë periudhat më të vështira, të gjejë ekuilibër dhe të rizbulojë fuqinë brenda vetes.
Shtatori sjell ndryshime të rëndësishme astrologjike, me ndikime që prekin jo vetëm marrëdhëniet, financat dhe karrierën, por edhe mënyrën se si përballemi me veten dhe me situatat që na rrethojnë. Rikthimi i Chironit në Dash, Hëna e Re më 11 shtator dhe kalimi i Diellit më 23 shtator janë disa prej zhvillimeve që, sipas astrologes Denisa Shyle, do të ndikojnë në këtë periudhë. Por çfarë pritet për secilën shenjë të zodiakut? Cilat janë ditët më të rëndësishme dhe ku duhet të tregojmë më shumë kujdes? Astrologia Denisa Shyle tregon në “Rreze Dielli” se ç’pritet të ndodhë përgjatë muajit Shtator.
-
VIDEO
Horoskopi Shtator /Alarmon astrologia: Protesta do bëhet e dhunshme, tërmet në rrjetet sociale
Shtatori sjell ndryshime të rëndësishme astrologjike, me ndikime që prekin jo vetëm marrëdhëniet, financat dhe karrierën, por edhe mënyrën se si përballemi me veten dhe me situatat që na rrethojnë. Rikthimi i Chironit në Dash, Hëna e Re më 11 shtator dhe kalimi i Diellit më 23 shtator janë disa prej zhvillimeve që, sipas astrologes Denisa Shyle, do të ndikojnë në këtë periudhë. Por çfarë pritet për secilën shenjë të zodiakut? Cilat janë ditët më të rëndësishme dhe ku duhet të tregojmë më shumë kujdes? Astrologia Denisa Shyle tregon në “Rreze Dielli” se ç’pritet të ndodhë përgjatë muajit Shtator.
-
VIDEO
"Njeriu i hekurt"/ E vetmja shqiptare në sfidën e famshme torturuese mbi 11 orë