-
VIDEO
Çmendet MOTI! Vjeshtë në fundjavë, verë deri në dhjetor
E ftuar në “Rreze Dielli” Lajda Porja nga shërbimi meteorologjik bëri një panoramë të parashikimit të motit këtë fundjavë, i cili mesa duket do të na vendosë në vjeshtë me temperatura të ulura dhe me rreshje shiu. Porja theksoi se vera do të ‘rikthehet’ dhe temperaturat e larta mbi normalen do të vijojnë deri në Dhjetor.
-
VIDEO
Receta më e mirë e PISPILISË nga Mirela Andoni me kunguj, miell misri, djathë e koper
Pispili me kunguj e miell misri
Përbërësit:
- 4 kunguj të vegjël
- 2 vezë
- 50 ml vaj ulliri
- 200 ml kos
- 100 g djathë
- 250 g miell misri
- Kripë dhe piper
- Kopër
Përgatitja:
Grijmë kungujt në rende, shtojmë vezët, kosin, vajin, djathin, kripë dhe piper. E përziejmë derisa të bëhet një masë, shtojmë miellin dhe fryrësin. E shtrojmë në tavë dhe e pjekim për 30-40 minuta në furrë të parangrohur me 200 gradë sa të marri ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Omletë me domate, djathë e pesto nga zonja Mirela
Omletë me domate, djathë e pesto
Përbërësit:
- 2 vezë
- 1 domate
- 1 lugë pesto
- 2 feta djathë mocarela
- Vaj ulliri
- Kripë
Përgatitja:
Thyejmë vezët në një tas, shtojmë pak kripë dhe i rrahim lehtë me pirun. Presim domaten në copa të vogla. Nxehim vajin e ullirit në një tigan dhe kaurdisim domaten për 2–3 minuta, derisa të zbutet pak. Hedhim vezët e rrahura mbi domate dhe e lëmë omletën të piqet në zjarr të ulët për rreth 2 minuta. Vendosim fetat e mocarelës mbi omletë dhe shtojmë peston në pika të vogla. Kur veza të jetë pothuajse e mpiksur, e palosim omletën në gjysmë dhe e lëmë dhe 1–2minuta, derisa mocarela të shkrijë.
-
VIDEO
Makarona me krem kungulli nga zonja Mirela
Makarona me krem kungulli
Përbërësit:
- 300 g makarona
- 4 kunguj të vegjël
- 1 thelpi hudhër
- Vaj ulliri
- Kripë dhe piper
- Mente e freskët
- Krem djathi
- Ujë nga makaronat nëse duhet për salcën
Përgatitja:
Vendosim ujin për të zier makaronat. Në tigan kaurdisim me vaj ulliri hudhrën dhe kungujt e prerë në copa të vogla. Sapo te zbuten i bluajmë në mikser me kremin e djathit, menten, kripë dhe piper. Ziejmë makaronat, i kullojmë dhe i bashkojmë me kremin e kungujve.
-
VIDEO
Spahiu: Gjykata e Lartë mund të zëvendësojë masat e arrestit për Erion Veliajn dhe Ilir Metën
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se Gjykata e Lartë mund të zëvendësojë masat e sigurisë së ‘arrestit me burg’, me masa më të lehta sigurie për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-Presidentin Ilir Meta.
-
VIDEO
Spahiu: Konflikti i dy pushteteve qeveri-gjyqësor për rrogat, i paprecendentë për një shtet juridik
Për juristin Kreshnik Spahiu, përplasja e ditëve të fundit mes Qeverisë dhe magjistratëve, ul reputacionin e institucioneve shqiptare. Ai propozoi që të dyja palët të bënin nga një hap pas dhe t'i jepnin fund sa më parë debatit për pagat.
-
VIDEO
Dosja ‘Veliaj’ në Strasburg/ Avokati Duraj: Janë evidentuar një sërë shkeljesh të të drejtave të njeriut! Prençi: Kryebashkiaku i Tiranës s’duhet të qëndrojë në qeli
Për ish-drejtuesin e lartë të Policisë, Shemsi Prençi, kryebashkiaku Veliaj duhet të hetohej në një masë më të lehtë sigurie sesa ajo e arrestit me burg. Ndërkohë avokati Duraj tha se avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kanë evidentuar një sërë shkeljesh ndaj të drejtave të kryebashkiakut, të cilat do të shqyrtohen nga Strasburgu.
-
VIDEO
Bllokimi i pagave të magjistratëve në SPAK/ Petraj: Jemi në një situatë të paprecedentë, drejtësia po bërtet për drejtësi! Beci: Konflikt i pastër kushtetues, buxheti s’është i Ekzekutivit
Ish-prokurori Beci tha se magjistratët nuk janë nëpunës të thjeshtë civilë dhe sipas tij kërkesa e tyre për rritje pagash është e drejtë. Ndërsa për avokatin Petraj, rritja e pagave të gjyqtarëve e prokurorëve, është e bazuar në piramidën shtetërore të pagave.
-
VIDEO
Vizita e Berishës në SHBA, Nallbani: Autogol! Vreto: E pazgjidhur çështja e ‘non gratës’, kryetari e partia të ndajnë mendjen
Lideri i PD ka fyer vazhdimisht SHBA-të dhe po bën thirrje kundër figurave politike amerikane dhe kjo do t’i kthehet në një lloj ‘bumerangu', thotë analisti Bujar Nallbani. Ish kreu i PD në Librazhd, Bujar Vreto, i komenton veprimet e Berishës gjatë kësaj vizite si “militantizëm.”
-
VIDEO
Dosja ‘Veliaj’ në Strasburg, analisti Nallbani: Mbajtja e kryetarit në qeli, veprim i nxituar! Vreto: S’mund të lihet Tirana 2 vite pa kryetar
Bujar Nallbani shprehet se punët publike të kryeqytetit nuk presin, ndërsa burgosjen e Veliajt e sheh si një veprim të ndërmarrë për “inate personale.” Ndërsa sipas Bujar Vretos, mbajtja në qeli e kryebashkiakut duhet të ishte zgjidhur tashmë me një vendim gjykate e të mos pengohej drejtimi i qytetit.
-
VIDEO
Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati Vishaj: SPAK s’po vepron, ish-zv.kryeministrja duhet të ishte në burg! Besimi i qytetarëve te Reforma në Drejtësi është venitur
Avokati Vishaj tha se në momentin që mbi Ballukun do të ngrihet një akuzë e re për ‘pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal’, mazhoranca nuk do e pengojë dot heqjen e imunitetit të saj dhe ish-zv.kryeministrja do të përfundojë pas hekurave.
-
VIDEO
U përndoq nga protestuesit, Luarasi për Report Tv: Dorëzoj mandatin nëse kam bërë denoncim në Polici! Dhuna dhe intimidimi nuk janë zgjidhje, na kthejnë te vetëgjyqësia
Deputetja Iris Luarasi përgënjeshtroi lajmet në disa media dhe tha se ishte e gatshme të dorëzonte mandatin e ligjvënëses, nëse figuron se ka bërë denoncim në polici ndaj një protestueseje që e rrethoi brenda qendrës tregtare teksa po shkonte në Parlament. Por përndjekjen ndaj saj, ajo e krahasoi me metodat e dënimeve pa gjyq të kohës së komunizmit.