• VIDEO

    Lakror me qepë e domate nga zonja Mirela

    Lakror me qepë e domate

    Përbërësit brumi:

    • 250 g miell
    • 100 g kos
    • 1 lugë e vogël kripë
    • 1/3 lugë e vogël sodë
    • Pak ujë

    Mbushja:

    • 2 qepë
    • 4 domate
    • Kripë
    • Piper
    • Vaj ulliri

    Përgatitja:

    Në tigan kaurdisni qepët me kripë, sapo të marrin ngjyrë shtoni domatet e pastruara nga lëkurat. Kur gjella të mbetet me pak lëng shtoni piper të bluar. E lini të ftohet. Te mielli shtoni pak sodë, kripë, kos dhe pak ujë. Formoni brumin e lakrorit edhe e ndani në dy pjesë. E hapni petë dhe e shtroni te letra e furrës. Hapni edhe petën tjetër. E mbushni me gjellën petën poshtë, vendosni petën tjetër edhe mblidhni anët. E vendosni duke tërhequr letrën te teli i furrës. Furrën e ndizni 5 minuta të nxehet me temperaturë maksimale, me ventilim dhe e vendosni telin me lakrorin në fund fare. Piqet për 12 minuta me temperaturë maksimale pa e lëvizur fare nga fundi.

  • VIDEO

    Papare vetëm me bukë e gjalpë, receta e 'famshme' e Mirela Andonit

    Papare

    Përbërësit:

    • 50 g gjalpë
    • 100 g djathë
    • 3-4 feta bukë e ndenjur
    • 1 gotë ujë
    • Nenexhik

    Përgatitja:

    Në tigan të thellë që nuk ngjit skuqim me gjalpë copat e bukës së copëtuar derisa të marrin ngjyrë. E shuajmë me ujë dhe shtojmë djathin e thërmuar. Sipas dëshirës në fund e rregullojmë shijen me nenexhik.

  • VIDEO

    Sardele me domate në furrë nga zonja Mirela

    Sardele me domate në furrë

    Përbërësit:

    • 1 kg sardele
    • 2 domate
    • 1 thelpi hudhër
    • 1 spec djegës
    • 2 lugë vaj ulliri
    • Kripë dhe piper
    • Rigon, trumzë, manxuranë

    Përgatitja:

    Domatet, hudhrën, specin djegës, kripë, piper, vaj ulliri dhe erëza si rigon, manxuranë, trumzë, të gjitha i kalojmë në blender të bluara derisa të bëhet një masë. Shtrojmë 3/4 e salcës në tavë, rreshtojmë sardelet dhe i lyejmë me salcën e mbetur, pak vaj ulliri dhe i vendosim në furrë të parangrohur në 200° për 20 minuta.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 8 shtator 1998/ Reagon ashpër pas akuzave të aleatëve ministri Teta: Llogari vetëm Nanos, rendi s’vihet për një muaj

    Disa ngajrje të rënda kriminale ishin rregjistruar në fillim të shtatorit 1998-të. Aleatët që ndanin pushtetin me PS-në akuzonin ministrin e Rendit Perikli Teta se duhej ashpërsi në luftën me krimin. Ky i fundit reagon duke shpërthyer  ndaj atyre që e kritikonin. Teta sqaronte se rendi nuk vihet për një muaj e se llogari i jep vetëm Nanos. Titulli kryesor i Gazetës Shqiptare më 8 shtator 1998-të ishte ky: “Teta:S’çaj kokë për PS”.Në botimet politike RD dhe ZP mbizotëronin akuzat e partive ndaj kundërshtarëve. 
     

  • VIDEO

    Spahiu: Injorancë e madhe në Shqipëri, askush s’e kupton pse SHBA kërkon Shtet Bektashi

    Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se shqiptarët duhet të jenë të përgatitur për platforma apo projekte ndërkombëtare, pasi sipas tij, jemi një shtet i vogël dhe i pafuqishëm për t’i parandaluar këto zhvillime.

  • VIDEO

    Spahiu: Çudi, por 100% e partive në Shqipëri ishin dakord me idenë e të dërguarit të Trump për Shtetin Bektashi

    Për Kreshnik Spahiun, mos-reagimi i forcave politike në Shqipëri për deklaratat e të dërguarit të Presidentit Trump lidhur me Shtetin Bektashi, është një tregues vasaliteti ndaj Uashingtonit i politikanëve në vendin tonë.

    • VIDEO

      Shteti Bektashi/ Këshilltari i PS: Duhet referendum! Laçi: Cenon sovranitetin e Shqipërisë, komunitetet fetare janë vasalë! Meçe: I dërguari i Trump shmangu takimin me Berishën

      Juristi Romeo Kara u fokusua kryesisht te keqqeverisja e Shqipërisë nga dy forcat kryesore politike, PS dhe PD, të cilat sipas tij nuk marrin më shumë se 42.7% të votave të shqiptarëve. Për analistin Arben Meçe, Shteti Bektashi është një projekt ndërkombëtar gjeostrategjik që synon "të bashkohë linjat islamike dhe kristiane".

      • VIDEO

        Ekstremi i djathtë po rritet në mënyrë të frikshme në Europë, eksperti në Report TV: Ja pse fitorja e AFD në Gjermani nuk është lajm i mirë për shqiptarët

        Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare analizoI në Report TV fitoren e AfD-së në Gjermani dhe arsyet pse ekstremi i djathtë po fiton terren në Europë.

        • VIDEO

          Debati për pagat e magjistratëve në Report TV, Duraj kërkon trajtim dinjitoz për magjistratët, Basha: Të presin vendimin e Kuvendit

          "Jepuni pagën dhe pastaj kërkojuni llogari", ishte qëndrimi i avokatit Alban Duraj për debatin mbi pagat e magjistratëve në "Studio Live" në Report TV. Ndërsa analisti Faik Basha tha se gjyqësori nuk duhet të veprojë i vetëm, por të presë zgjidhjen nga Kuvendi dhe Ministria e Financave.

        • VIDEO

          'Shteti Bektashi i jep vlerë Shqipërisë', analisti dhe avokati përplasen në Report Tv: Kushtetuta nuk e lejon, kjo çështje duhet të shkojë në referendum

          Analisti Faik Basha e cilësoi projektin si një simbol të bashkëjetesës fetare dhe një vlerë për Shqipërinë, ndërsa avokati Alban Duraj tha se vendimi u takon shqiptarëve, por shtoi se Kushtetuta nuk e lejon krijimin e një shteti të tillë pa ndryshime kushtetuese.

          • VIDEO

            Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 7 Shtator 2026 – Mirela, ‘zonja e shtëpisë’ në Rreze Dielli / Receta/ Rrëfehet Ana Kallaku

            Këtë sezon, kuzhina e “Rreze Dielli” sjell një emër të njohur për të gjithë dashamirësit e gatimit. Mirela Andoni, prej vitesh një zë i spikatur në botën e kulinarisë, i bashkohet shtëpisë sonë me receta të shijshme, ide praktike dhe shumë dashuri për gatimin. Prej më shumë se një dekade, përmes blogut të saj “Papare”, Mirela ka ndarë me publikun mbi 4 mijë receta, duke treguar se me përbërësit që kemi çdo ditë në shtëpi mund të krijojmë pjata të shijshme, të thjeshta dhe të përballueshme. Por pasioni i saj për kuzhinën ka nisur shumë më herët, që në fëmijëri, kur në moshën 10-vjeçare frymëzohej nga duart e gjyshes dhe më pas nga ato të nënës së saj. Pas një eksperience 5-vjeçare në ekranet shqiptare, Mirela Andoni rikthehet në televizion, këtë herë në kuzhinën e “Rreze Dielli” në Report Tv, për të sjellë receta të stinës, shije tradicionale, sekrete të trashëguara nga gjyshet tona dhe, sigurisht, shumë surpriza.“Vij me shumë dëshirë dhe dashuri për publikun e Rreze Dielli. Pasioni im për kuzhinën dhe ekranin më shoqëron prej vitesh tashmë. Në këtë sezon do të kemi receta të larmishme, me produktet e stinës, për buxhetin e çdo shtëpie, sekrete nga recetat e gjysheve tona dhe shumë surpriza të tjera”, shprehet Mirela Andoni.

            Zonja Mirela solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tortë me fruta pylli / Kulaç me kos si dhe nje Çaj me bouganville.

            Një verë ndryshe për Ana Kallakun, larg ekranit, por pranë njerëzve dhe gjërave që kanë më shumë rëndësi për të. Moderatorja vjen në një rrëfim të sinqertë në “Rreze Dielli” për jetën e saj, duke ndarë me publikun momente nga pushimet, raportin me familjen dhe planet që po marrin formë jashtë televizionit. Pas një periudhe të gjatë në ekran, Ana ka zgjedhur të eksplorojë një tjetër anë të vetes, duke iu përkushtuar projekteve të reja profesionale dhe biznesit që zhvillon së bashku me vëllain e saj, Bes Kallakun. Një eksperiencë që i ka sjellë sfida të reja, por edhe një tjetër dimension në marrëdhënien mes tyre. Çfarë e shtyu Anën të largohej nga televizioni? A është ky një largim i përkohshëm apo një kapitull i ri në karrierën e saj? Si po e përjeton jetën larg ekranit dhe çfarë projektesh të reja po përgatit? Në këtë intervistë, Ana Kallaku flet për verën, familjen, punën, marrëdhënien me të vëllanë dhe zgjedhjet e reja që po bëjnë pjesë në jetën e saj.

          • VIDEO

            Një mesazh që s’ja kam thënë Besit kurrë, Ana Kallaku tregon porosinë e nënës së saj!

            Një verë ndryshe për Ana Kallakun, larg ekranit, por pranë njerëzve dhe gjërave që kanë më shumë rëndësi për të. Moderatorja vjen në një rrëfim të sinqertë në “Rreze Dielli” për jetën e saj, duke ndarë me publikun momente nga pushimet, raportin me familjen dhe planet që po marrin formë jashtë televizionit. Pas një periudhe të gjatë në ekran, Ana ka zgjedhur të eksplorojë një tjetër anë të vetes, duke iu përkushtuar projekteve të reja profesionale dhe biznesit që zhvillon së bashku me vëllain e saj, Bes Kallakun. Një eksperiencë që i ka sjellë sfida të reja, por edhe një tjetër dimension në marrëdhënien mes tyre. Çfarë e shtyu Anën të largohej nga televizioni? A është ky një largim i përkohshëm apo një kapitull i ri në karrierën e saj? Si po e përjeton jetën larg ekranit dhe çfarë projektesh të reja po përgatit? Në këtë intervistë, Ana Kallaku flet për verën, familjen, punën, marrëdhënien me të vëllanë dhe zgjedhjet e reja që po bëjnë pjesë në jetën e saj.

          Për lajme të tjera kërkoni në arkiv