-
VIDEO
E PLOTË/“Shtypi i Ditës dhe Ju”,12 shtator/“O pika që s’u bie” qytetarët u kthehen keq protestuesve
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 12 shtator 1997/Ishte nisur për në Indi për ceremoninë e varrimit të Nënë Terezës, Berishën e zbresin nga avioni në Romë
Në shtypin e shkruar të datës 12 shtator 1997-të pasqyrohej gjerësisht një “aventurë” e ish-kreut të shtetit Sali Berisha. Ky i fundit ishte nisur për në Kalkuta të Indisë ku do të merrtje pjesë në ceremoninë e varrimit të Nënë Terezës por në Romë e kanë bllokuar dhe e kanë zbritur nga një avion italian. Avioni ishte kthyer nga një fluturim tregtar në shtetëror dhe Berisha tashmë ishte qytetar i thjeshtë. Gazeta Shqiptare shkruante: “Berishën e ndalojnë në aeroport” ndërsa titulli kryesor në Koha Jonë ishte: “ Karabinierët:Berisha zbrit nga avioni”.
-
VIDEO
Euro në rënie të lirë, kush humbet apo fiton? Ekspertët: Në treg ka më shumë valutë se lekë, monedha evropiane rrezikon të zbresë nën 90 lekë
Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli e lidh forcimin e lekut me rritjen e prurjeve valutore në ekonomi. Dritan Vakaj e shpjegon me sasinë e lartë të valutës që qarkullon në ekonomi e ndikuar sipas tij edhe nga investimet në pasuri të paluajtshme, kurse Edvin Prençe me efektin e turizmit.
-
VIDEO
Manifaktura në krizë prej dobësimit të euros, kreu i Proeksport: Kemi mbyllur 20 mijë vende pune
Një nga sektorët më të goditur nga rënia e monedhës evropiane është ai i manifakturës. Industria prodhuese e tekstileve, nuk është në ditët e saj më të mira, pasi vijon të goditet nga zhvlerësimi i valutave që ua ka ulur fitimet. Në 7 muajt e këtij vitit ky sektor sipas INSTAT ka eksportuar mallra me vlerë 648 milionë euro nga 703 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
-
VIDEO
‘Ndërhyrja e deputetëve për punësimet vepër penale’/ Braçe: S’votoj asnjë ligj nëse s’ka sistem për gratë e vajzat në nevojë
Deklaratës së kryeministrit Edi Rama se çdo deputet që ndërhyn për t’u siguruar vende pune votuesve do të konsiderohet vepër penale, Erion Braçe iu përgjigj se nuk do ta votojë ligjin për sa kohë nuk ka sisteme punësimi për gratë e vajzat.
-
VIDEO
Kriza me pagat e magjistratëve, Braçe: Kallëzimi i Malajt, vetëgjyqësi! Buxheti i shtetit s’është për teka! Kritikë parlamentit: Vendimi të ishte marrë brenda 31 korrikut!
Në një intervistë në “Frontline” në Report Tv, Braçe shprehet se gjyqtarët duhet të kuptojnë se buxheti i shtetit nuk i përket ministrit të Financave. Mungesa e vendimarrjes brenda afatit tregon mungesë serioziteti nga Kuvendi, thotë ai. Përllogaritjen e pagave nga KLP e KLGJ e sheh si kërcënim për qëndrueshmërinë fiskale.
-
VIDEO
Ambicia për bashkinë e Tiranës, Braçe i palëkundur: Dua garë brenda PS! Emrin me njoftim s’e pranoj, as nëse është imi
Gara për bashkinë e Tiranës është kriter i panegociueshëm për Erion Braçen. Ambicien e tij të shprehur për të marrë drejtimin e qytetit dëshiron ta shohë përmes një gare mes socialistëve dhe jo një emri të zgjedhur brenda dyerve të mbyllura.
-
VIDEO
Spartak Ngjela për vizitën e Berishës në SHBA: Mori vizë, por mbetet ‘non grata’, prandaj PD nuk e rrëzon dot PS
Sali Berisha mbetet "non grata" në Shtetet e Bashkuara dhe ky status, sipas avokatit Spartak Ngjela, nuk ndryshon edhe nga fakti që ai mori një vizë për të udhëtuar në SHBA. Duke komentuar vizitën e kreut të Partisë Demokratike përtej Atlantikut, Ngjela tha në Report TV se PD ndërtoi një narrativë të rremë mbi vizitën ‘a thua se Berishën e kishte ftuar presidenti.’ Për Ngjelën, PD po ndjek një politikë të një niveli të ulët dhe ka mbetur viktimë e politikës së vjetër të 90-s që bazohej në gënjeshtra. Në këto kushte, sipas Ngjelës, PD nuk vjen dot në pushtet me një non-grata dhe është e pafuqishme ta rrëzojë Edi Ramën edhe me vota.
-
VIDEO
Gazetari i Report TV analizon largimin e Lamallarit dhe ndryshimet e Ramës në qeveri: Demo njeriu i duhur, bashkimi i ministrive lëvizje taktike
Gazetari i Report TV, Denis Minga, analizoi ndryshimet e fundit në qeveri, duke vlerësuar bashkimin e Pushtetit Vendor me Ministrinë e Brendshme dhe duke ngritur pikëpyetje për largimin e Besfort Lamallarit.
-
VIDEO
Protesta/ 'Kreu i Lëvizjes Bashkë' për Report Tv: Kryqëzimet s’duhen bllokuar, marrim pjesë por nuk jemi udhëheqës!
Kreu i ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qori dhe analisti Ben Andoni ishin të ftuar sot në 'Sot Live në Shqipëri'. Qori tha se në Shqipëri ka akoma prapambetje ekonomike, përderisa qytetarët janë akoma në ‘luftë’ për tokat.
-
VIDEO
Qeveria do të subvencionojë qiranë për 3000 familje, ekspertët në Report TV: Nismë e mirë por duhet më shumë! Të ulet tatimin për pronarët dhe 30 mijë banesa dalin në treg
Programi për 3 mijë familje shihet si një hap pozitiv, por ekspertët paralajmërojnë se pa rritur ofertën e apartamenteve me qira, efekti do të jetë i kufizuar.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Shtator 2026, 3 super RECETA në pak minuta / 'Çmendet' MOTI
Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pispili me kunguj e miell misri / Makarona me krem kungulli / Omletë me domate, djathë e pesto.
E ftuar në “Rreze Dielli” Lajda Porja nga shërbimi meteorologjik bëri një panoramë të parashikimit të motit këtë fundjavë, i cili mesa duket do të na vendosë në vjeshtë me temperatura të ulura dhe me rreshje shiu. Porja theksoi se vera do të ‘rikthehet’ dhe temperaturat e larta mbi normalen do të vijojnë deri në Dhjetor.