-
VIDEO
Tortë me fruta pylli nga zonja Mirela
Tortë me fruta pylli
Përbërësit:
- 20 biskota savoiardi
- 250 g krem djathi Arla
- 250 g pana për ëmbëlsira
- 250 g krem mascarpone
- 100 g sheqer pluhur
- 1 paketë vanilje
- 250 fruta pylli
- 1 fjongo
Përgatitja:
Në një plastmas/ qese gatimi rendisim biskotat. Në tas bashkojmë me mikser kremin e djathit, panën dhe mascarponen së bashku me vaniljen dhe sheqerin pluhur. E shtrojmë 3/4 e kremit mbi biskota, shtojmë frutat e pyllit dhe më pas e rrotullojmë duke u ndihmuar nga plastmasi i gatimit. E vendosim mbi mbajtëse, shtojmë sipër kremin e mbetur si dhe fruta pylli për dekor. E vendosim në frigorifer disa orë dhe më pas e shërbejmë.
-
VIDEO
Çaj i ftohtë me bouganville nga zonja Mirela / Një pije plot shije dhe vlera!
Çaj i ftohtë me bouganville
Përbërësit:
- 50 g lule boungaville
- 1 limon
- 2 lugë mjaltë
- 500 ml ujë
- Akull
Përgatitja:
Vendosim në tenxhere 500 ml ujë dhe lulet e bouganvilles, sapo të marri valë e heqim nga zjarri edhe e kullojmë në një kanë. Shtojmë lëng dhe feta limoni, mjaltë dhe akull.
-
VIDEO
E PLOTË/ “Shtypi i Ditës dhe Ju”,7 shtator/ Pagat e gjyqtarëve dhe Berisha në SHBA,debate në studio
-
VIDEO
Kulaç me kos nga zonja Mirela, receta e gjyshes që nuk dështon kurrë!
Kulaç me kos
Përbërësit:
- 500 g miell
- 200 ml kos
- 1 vezë
- 1 lugë çaji me kripë
- 1 lugë vaj ulliri
- 1 lugë kafe me sodë buke
Përgatitja:
Përziejmë kosin, kripën, vajin me vezën duke i rrahur sa të bëhet një masë, shtojmë sodën e bukës edhe me pas miellin. Formojmë brumin e kulaçit edhe e vendosim në tavë me letër pjekje. E shtypim me duar dhe i bëjmë disa forma me pirun. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur me 200° për 30 minuta sa të marri ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Mirela Andoni në 'Rreze Dielli': Receta, sekrete familjare dhe shumë surpriza
Këtë sezon, kuzhina e “Rreze Dielli” sjell një emër të njohur për të gjithë dashamirësit e gatimit. Mirela Andoni, prej vitesh një zë i spikatur në botën e kulinarisë, i bashkohet shtëpisë sonë me receta të shijshme, ide praktike dhe shumë dashuri për gatimin. Prej më shumë se një dekade, përmes blogut të saj “Papare”, Mirela ka ndarë me publikun mbi 4 mijë receta, duke treguar se me përbërësit që kemi çdo ditë në shtëpi mund të krijojmë pjata të shijshme, të thjeshta dhe të përballueshme. Por pasioni i saj për kuzhinën ka nisur shumë më herët, që në fëmijëri, kur në moshën 10-vjeçare frymëzohej nga duart e gjyshes dhe më pas nga ato të nënës së saj. Pas një eksperience 5-vjeçare në ekranet shqiptare, Mirela Andoni rikthehet në televizion, këtë herë në kuzhinën e “Rreze Dielli” në Report Tv, për të sjellë receta të stinës, shije tradicionale, sekrete të trashëguara nga gjyshet tona dhe, sigurisht, shumë surpriza.“Vij me shumë dëshirë dhe dashuri për publikun e Rreze Dielli. Pasioni im për kuzhinën dhe ekranin më shoqëron prej vitesh tashmë. Në këtë sezon do të kemi receta të larmishme, me produktet e stinës, për buxhetin e çdo shtëpie, sekrete nga recetat e gjysheve tona dhe shumë surpriza të tjera”, shprehet Mirela Andoni.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 7 shtator 1997/Atentat ish-shefit të Shërbimit të Informacioneve të Rendit,maskat plagosin Ferit Tahja-n
Megjithëse pushteti kishte ndryshuar dhe marsi dukej i largët ngjarjet e rënda në vitin e mbrapshtë 1997-të nuk kishin mbaruar. Në fillim të shtatorit në afërsi të Shkodrës i bëhet atentat ish-shefit të Shërbimit të Informacioneve të Rendit Ferit Tahja. Ky i fundit mbetet i plagosur ndërsa autorët ishin të maskuar. Në Gazetën Shqiptare në numrin e datës 7 shtator 1997-të pasqyrohej kjo ngjarje si zhvillim kryesor dhe titulli ishte : “Atentat sekreteve të shtetit”. Ndërkaq gazeta Koha Jonë i përgjigjej kryeministrit Nano që kishte sulmuar botuesin e saj Nikoll Lesi.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Dosja K'| Hevzi Kqiku rrëfen historinë e familjes shqiptare mes komunizmit, Kosovës dhe Shqipërisë
Ishte viti 1943. Italia fashiste po shkonte muaj pas muaji drejt kapitullimit. Në këtë atmosferë, me ëndrrën për ndërtimin e një Shqipërie të madhe e të lirë, shqiptarët ishin angazhuar në të gjitha trojet për krijimin e një ushtrie të fortë që do të mbronte trojet shqiptare.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Esencë'| Gjelat dhe dollarët e sportistëve shqiptarë, librat e rrallë dhe hetuesia nën diktaturë!
Në këtë sezon të tretë rivjen në ekranin e Report Tv emisioni Esencë, i cili prezantohet nga gazetari Eljan Tanini. Ky format premton të sjellë ngjarje, dëshmi, personazhe, histori, personalitete dhe nostalgji që nuk janë thënë ose nuk janë folur në publik ashtu siç duhet. Nostalgjia dhe historia nuk janë e shkuara jonë, por e tashmja! Esencë, çdo të premte dhe të dielë, ora 21:00 në ekranin e Report Tv.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Një nga ne'| Dielli djeg mjedrat në fshatin Shtiqën, kultivuesit: Ka sfida, por është fitimprurëse
“Një nga ne”, formati më i ri i mini-dokumentarëve prodhim i Departamentit të Programacionit të Report Tv. Qëllimi i këtij formati të ri është jo vetëm të sjellë jetën e vërtetë në Shqipëri por edhe të tregojë nëpërmjet tyre forma dhe mënyra për t’ia dalë mbanë situatave të ndryshme me të cilat ndeshemi në përditshmërinë tonë. Mini-dokumentarët do të realizohen nga gazetarja Xhensila Nako, nën kujdesin e gazetares Yllka Kamenica e cila është edhe redaktore e rubrikës së Specialeve në televizionin Report Tv. “Një nga ne” do të transmetohet çdo të shtunë në orën 13:00!
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 5 shtator 1997/ Rrëfimi tronditës i pilotit Elezi: Më urdhëruan të bombardoj jugun ,të qëllonim drejt popullit
Në datën 5 shtator të vitit 1997-të në Gazetën Shqiptare botohej një interviste ekskluzive me pilotin e avionit “Mig 15” Ardian Elezi. Ky i fundit bën një rrëfim tronditës duke kujtuar 4 marsin e atij viti dhe urdhërin që kishte marrë për të bombaruar jugun e vendin dhe të qëllonte drejt një autokolone njerëzish të revoltuar me pushtetin e Berishës. Titulli kryesor në Gazetën Shqiptare ishte: “Më urdhëruan të bombardoj jugun”.Viti 1997 sot e kësaj dite mbetet vit i mbrapshtë për shqiptarët me revoltat që shpërthyen në jug të vendit pas rënies së firmave piramidale dhe ngjarjet e rënda që e pasuan.
-
VIDEO
Sezoni i ri në Rreze Dielli, plot surpriza dhe imazh të ri në kuzhinë
Sezoni i ri në Rreze Dielli, plot surpriza dhe imazh të ri në kuzhinë! Nisim më 7 shtator, nga e hëna në të premte. Çdo mëngjes me receta të traditës, ide dhe sekrete, rubrika plot informacion dhe zëra ekspertësh. Këshilla për shëndetin, mirëqenien dhe jetën e përditshme.
Vijmë në familjen tuaj me më shumë energji, më shumë ngrohtësi dhe shumë surpriza. Rreze Dielli, çdo mëngjes, bashkë me ju!
-
VIDEO
Spahiu: Ja pse projekti ‘Flamingo Mirror’ pritet të promovohet kur të mbërijë ambasadori i SHBA në Tiranë
Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se projektet për investime në Zvërnec dhe Sazan të Vlorës, ku aksioner kryesor pritet të jetë Jared Kushner, dhendri i Presidentit amerikan Donald Trump, do të promovohen në kohën kur ambasadori i ri i SHBA-së në Tiranë, Eric Ëendt, të mbërrijë në Shqipëri.