-
VIDEO
Ballukut iu sekuestrua një tjetër vilë dhe iu shtua akuza/ Avokati Hoxha: Janë kushtet për masë të re, SPAK mund të kërkojë ‘arrest shtëpie’
Për Belinda Balluku telashet nuk kanë të sosur. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’, avokati Arbër Hoxha tha se ekziston mundësia që Prokuroria e Posaçme mund të kërkojë pranë Kuvendit e një masë të re sigurimi.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Shtator 2026, Receta/ Maska e gjyshes për fytyrën & Sekreti për thembrat e ashpra
Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kek me kumbulla / Fileto pule me verë e limon / Pilaf tradicional me gjalpë.
Në rubrikën "Bëje vetë”, Niki dhe Stela na tregojnë se për një lëkurë të bukur dhe plot shkëlqim, ndonjëherë nuk na duhet të kërkojmë shumë larg! Sot ato sjellin disa maska të thjeshta që mund t’i përgatisim në kushtet e shtëpisë, me përbërës që i kemi lehtësisht në kuzhinë. Një prej tyre është edhe receta e vjetër e gjysheve, me vezë dhe sheqer, që premton një lëkurë të hidratuar, të lëmuar dhe me shkëlqim. Por jo vetëm përbërësit kanë rëndësi, shumë rëndësi ka edhe mënyra se si e aplikojmë maskën. Niki dhe Stela tregojnë në “Rreze Dielli” hap pas hapi si të realizojmë një nga maskat më efikase për fytyrën si dhe një super maskë të shpejtë për zbutjen e thembrave të plasaritura.
-
VIDEO
Maska e gjyshes që po bën namin! Vezë + Sheqer për lëkurë si bebe | Sekreti aplikimi
Në rubrikën "Bëje vetë”, Niki dhe Stela na tregojnë se për një lëkurë të bukur dhe plot shkëlqim, ndonjëherë nuk na duhet të kërkojmë shumë larg! Sot ato sjellin disa maska të thjeshta që mund t’i përgatisim në kushtet e shtëpisë, me përbërës që i kemi lehtësisht në kuzhinë. Një prej tyre është edhe receta e vjetër e gjysheve, me vezë dhe sheqer, që premton një lëkurë të hidratuar, të lëmuar dhe me shkëlqim. Por jo vetëm përbërësit kanë rëndësi, shumë rëndësi ka edhe mënyra se si e aplikojmë maskën. Niki dhe Stela tregojnë në “Rreze Dielli” hap pas hapi si të realizojmë një nga maskat më efikase për fytyrën.
-
VIDEO
Pilafi i gjysheve, ja sekreti që t'ju dalë super i shkrifët nga Mirela Andoni
Pilaf tradicional me gjalpë
Përbërësit:
- 1 kupë oriz
- 2 kupa ujë
- 2 lugë gjalpë
- 1 lugë vaj ulliri
- Kripë
Përgatitja:
Fillimisht shkrijmë gjalpin në një tenxhere dhe më pas shtojmë orizin. E kaurdisim për disa minuta, duke e përzier vazhdimisht, derisa kokrrat e orizit të marrin një shkëlqim të bukur. Më pas shtojmë ujin e nxehtë dhe pak kripë. E përziejmë një herë, e lëmë të marrë valë dhe më pas ulim zjarrin. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë ngadalë, derisa orizi të përthithë të gjithë lëngun dhe të bëhet i butë e i shkrifët
-
VIDEO
Fileto pule me limon nga zonja Mirela
Fileto pule me verë e limon
Përbërësit:
- 1 gjoks pule
- 50 g gjalpë
- 50 ml vaj ulliri
- 1 limon lëngu dhe lëkura
- 1 gotë verë e bardhë
- 50 g miell
- Kaperi
- Shafran
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim hollë filetat e pulës, i marinojmë me kripë dhe piper. I kalojmë në miell dhe i skuqim në tigan me vaj dhe gjalpë nga të dy anët. I shtojmë kaperi, verë të bardhë, lëng dhe lëkurë limoni, shafran dhe tundeni tiganin që salca të trashet e të bëhet njësoj.
-
VIDEO
Kek me kumbulla që do ju shkrihet në gojë nga zonja Mirela
Kek me kumbulla
Përbërësit:
- 3 vezë
- 100 g sheqer
- 1 fryrés me vanilje
- 125 g gjalpë i butë
- 150 g kos
- 200 g miell
- 1.5 kg kumbulla
- 1-2 lugë gjelle sheqer
Përgatitja:
Rrahim gjalpin e zbutur me sheqerin, shtojmë vezët dhe kosin, më pas miellin dhe fryrësin. Kumbullat i pastrojmë nga farat, i ndajmë në dy pjesë dhe i bashkojmë me brumin. E vendosim në tavë ku kemi shtruar letër pjekje dhe e pudrosim sipër me sheqer. E pjekim në 180°C për 50 minuta në furrë të parangrohur.
-
VIDEO
‘Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra’- Organizatori i protestës ‘përplaset’ me avokatin: Sa fiq e rrush paskeni ngrënë more vëlla!
Juristi Ilir Xhemalaj, i cili është edhe një prej organizatorëve të protestave në Tiranë dhe avokati Idajet Beqiri janë ‘përplasur’ mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, për dosjen ‘Balluku’ dhe protestat që po zhvillohen në kryeqytet.
-
VIDEO
Sekuestrimi i vilës së Ballukut në Palasë/ Ish-prokurori: Pozita e ish-zv.kryeministres është rënduar, ja 2 akuzat më të forta! Xhemalaj: Të burgoset dhe t’i konfiskohen paratë
Juristja Alesia Balliu i kërkoi SPAK dhe institucioneve të tjera të drejtësisë që të përshpejtojë hetimet për dosjen 'Balluku', por edhe për dosjet e tjera të politikanëve të dyshuar si të korruptuar. Ndërsa avokati Beqiri i cilësoi aventurizma thirrjet për arrestimin e Ballukut, teksa shtoi se Balluku nuk ka asnjë lidhje me tenderat.
-
VIDEO
Tirana pa kryetar në zyrë prej arrestit të Veliajt, Valteri: Zgjidhja, zbatimi i vendimit të Kushtetueses! Shkarkimi i Ristanit, vendimi i duhur
Sipas Kushtetueses, masa e arrestit në burg për kryetarin e zgjedhur me votë të Tiranës, është jo proporcionale dhe respektimi i këtij vendimi, 'do ta çlironte' Tiranën, argumenton Halit Valteri.
-
VIDEO
Përndjekja e Luarasit nga protestuesit, Valteri: S’jemi kundër protestës, por cenuan lirinë e deputetes
Nga “Studio Live” në Report Tv, Halit Valteri tha se incidenti ndaj deputetes Iris Luarasi nga protestuesit është cenim i lirisë. Protestuesen Arvina Lleshi e quan “fashiste histerike” dhe një person “me mungesa.”
-
VIDEO
43 mijë vende pune bosh në 6 muaj, eksperti në Report TV: Politikat në arsim duhen ndryshuar, të rinjtë të orientohen drejt zanatit
Me 43 mijë vende pune të paplotësuara në vetëm gjashtë muaj, eksperti i ekonomisë Ergis Sefa thotë se tregu shqiptar i punës po përballet me pasojat e politikave të ndjekura ndër vite në arsim.
-
VIDEO
‘Faji im që të jap muhabet’/ Debat në ‘Studio Live’, Mehmeti: Mbroni pafytyrësisht skandalet! Valteri: Reciton fjalime, i del krah komunistit të fundit, Berishës
Pasi këshilltari i PS në bashkinë e Tiranës, Halit Valteri, foli rreth protestave kundër qeverisë dhe fitores së qeverisë Rama për sa kohë përballë kanë “marioneta” dhe jo opozitë, Senada Mehmeti tha se dalin dhe mbrojnë skandalet publike.