• VIDEO

    Të pathënat e Renada Cacit / Rrëfehet aktorja, nga humbja e 30 kilogramëve tek sfidat artistike

    E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, Renada Caci, ish- aktorja e mirënjohur e “Portokallisë” që të gjithë e njohin me emrin dhe rolin e saj më të spikatuar atë të “Luzes”. Ajo prej pak kohe është në pozicionin e moderatores në Televizionin Publik Shqiptar, duke intervistuar shumë të ftuar nga të gjitha fushat. Renada gjithashtu u bë shumë virale pak kohë më parë, pasi humbi shumë kilogramë, gjë që la ndjekësit e saj të habitur nga transformimi, plot 30 kilogramë më pak. Sot ajo do të ndajë me publikun e “Rreze Dielli” disa të pathëna nga karriera dhe sekretin e dobësimit të saj.

  • VIDEO

    I hoqën tumorin në kokë përmes vetullës, mjeku flet për ndërhyrjen e rrallë në QSUNT: Mos i neglizhoni simptomat

    Një grua 34-vjeçare arriti të shkojë në shtëpi vetëm disa orë pasi kreu një ndërhyrje të vështirë për heqjen e tumori në tru nga ekipi i mjekëve në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë

  • VIDEO

    Nxënësit ekselentë thyejnë mitin: Jemi të gjithanshëm, merremi me art, sport dhe kemi jetë sociale

    Të ftuar në emisionin “Rreze Dielli” tre nxënëse të ekselencës nga gjimnazi Petro Nini Luarasi në kryeqytet. Ata janë krenaria dhe dëshmia e punës së palodhur që tregojnë se kur talenti investon në dije, rezultatet janë të jashtëzakonshme. Çdo vit shumë nxënës nga të gjitha shkollat e mesme vlerësohen si ekselentë nga rezultatet e larta me 10-të absolute, duke u bërë kështu model frymëzimi për brezat që vijnë pas. Ester Bakalli, Glevia Lleshi dhe Ada Koçillari, tre maturantet ekselente rrëfejnë sfidat dhe dëshirat e së nesërmes si dhe theksojnë se ato shpesh janë të keqkuptuar sidomos nga bashkëmoshatarët e tyre dhe dëshirojnë të thyejnë mitin se nxënësit ekselentë janë të gjithanshëm, janë më të mirët në shkollë, por dhe mjaft aktivë në jetën sociale, në sport dhe në art. Bisedës në studio i bashkohet nëpërmjet një lidhje skype dhe Drejtoresha e Politikave Arsimore në Bashkinë e Tiranës, Arjola Byzyka, e cila tregon sa është numri i të rinjve ekselentë sot në Tiranë dhe si i stimulon Bashkia këta të rinj që janë e ardhmja e vendit.

  • VIDEO

    U rrah barbarisht në berberhane, flet i dhunuari: Autorët të maskuar, s'i njoha! Policia akuzon biznesmenin Tur Koçeku si organizator të sulmit

    Adriatik Roshi, që u dhunua barbarisht nga anëtarë të familjes Koçeku në një berberhane në Tiranë ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve. Ai ka pretenduar se nuk i njihte personat. Policia ka shpallur në kërkim biznesmeni Tur Koçeku, me 5 nga fisi, të cilët akuzohen se morën hak për sherrin në Palasë.

    • VIDEO

      Patëllxhanë të skarës në vaj e spec djegës nga zonja Albana

      Patëllxhanë të skarës në vaj e spec djegës

      Përbërësit:

      • 2 patëllxhanë të mëdhenj
      • 100 ml vaj për skuqje
      • 1-2 speca djegës të freskët ose të thatë
      • 2 tufa borzilok të freskët
      • Kripë e piper i zi i porsabluar

      Përgatitja:

      Qërojmë patëllxhanët, i presim në feta 1 cm dhe i vendosim në skarën e nxehur më parë, në temperaturë të lartë. Pjekim të gjitha fetat duke i shtypur me pirun në mënyrë që sipërfaqja të ngjisë mirë me skarën. Pas afro 30 sekondash, i kthejmë fetat, pasi patëllxhani piqet shpejt dhe nuk duhet të thahet (shpojeni lehtë me majën e thikës: nëse tuli është i butë patëllxhani është bërë). Heqim fetat nga skara dhe i  shtrojmë në një pjatancë. Në një tas bashkojmë vajin me kripën, piperin dhe specin djegës duke i rrahur me pirun. Spërkatim patëllxhanët e pjekur me vajin me spec djegës dhe i shërbejmë të ngrohta duke hedhur borzilok të freskët.

    • VIDEO

      Supë me perime nga zonja Albana

      Supë me perime

      Përbërësit:

      • 2 karrota
      • 2 patate
      • 2 kunguj
      • 1 spec jeshil
      • 1 spec i kuq
      • 1 qepë
      • 1 brokoli të vogël
      • 1 lgj miell
      • 1 tufë majdanoz
      • 2 lgj gjalpë
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Fillimisht pastrojmë të gjitha perimet dhe i presim në kubikë të vegjël, ndërsa brokolin e ndajmë në lule. Në një tenxhere kaurdisim me gjalpë qepën e grirë shumë imët. Pasi qepa të bëhet transparente shtojmë perimet dhe vazhdojmë kaurdisjen. Më pas shtojmë pak miell dhe buljon të ngrohtë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lëmë supën të ziejë për rreth 10 minuta. Në fund shtojmë bimë aromatike sipas dëshirës.

    • VIDEO

      Byrek i hapur pa petë me presh nga zonja Albana

      Byrek i hapur pa petë me presh

      Përbërësit:

      Për bazën e brumit:

      • 240 gr miell
      • 1 lugë kripë
      • 1 e verdhë veze
      • 120 gr gjalpë
      • 1-2 lugë ujë

      Për mbushjen:

      • 1 kg presh
      • 70 gr gjalpë
      • 1 lgj miell
      • 150-200 ml qumësht
      • 1 e bardhë veze
      • 3 lgj djathë i grirë
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Përgatisim brumin fillimisht dhe e vendosim në frigorifer për 30 minuta. Qërojmë preshin dhe e presim në fetëza nga 2 mm, duke përdorur të gjithë pjesën e bardhë dhe vetëm fillimin e jeshiles. Në një tigan të madh tresim 50 gr gjalpë dhe kaurdisim preshin në flakë mesatare në të ulët për 15- 20 minuta, duke i trazuar herë pas here. Në minutat e fundit hedhim kripë e piper, sipas shijes. Në një tenxhere tretim gjalpin e mbetur dhe shtojmë miellin duke e lënë në flakë të ulët për 2 minuta dhe duke e përzier. Hedhim qumështin pak e nga pak, gjithmonë duke e përzier. Në 4-5 minuta do të përftojmë një beshamel kompakt. Rrahim në marengë të bardhën e vezës. Në një tas bashkojmë preshin, beshamelën, djathin, kripë e piper dhe në fund të bardhën e vezës, duke e sheshuar. Nxjerrim brumin nga frigoriferi, e hapim në tavë, vendosim përzierjen me presh dhe sheshojmë sipërfaqen. E spërkatim me pak djathë dhe e vendosim në furrë në 180 °C për 40 minuta.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 9 janar 2025

      Titujt e gazetave për sot, nga ulet çmimi i energjisë për familjarët te para largimit Joe Biden urdhër ekzekutiv për të shpallur "non-grata" të korruptuarit e deri tek 8 janari dita kur Berisha bëri skizmën në PD.

    • VIDEO

      Sondazhi TRONDITËS/ PS fiton me 80 mandate zgjedhjet, PD tkurret në 46! Partitë e reja 12 deputetë

      Nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin sot, PS merr 80 mandate, nga 74 në 2021. Sipas sondazhit të Report Tv, PD tkurret ndjeshëm në 46 mandate, duke humbur 13 mandate nga 59 të fituara me aleatët 4 vite më parë. Surprizë partitë e reja me 12 deputetë. Diaspora ia beson votën Ramës në 5 qarqet, Vlorë, Korçë, Berat, Fier dhe Elbasan.

      • VIDEO

        NJË NGA NE/ Vlonjati i verbër mban familjen me punën si DJ: Nëse ngulmojmë, jemi më të aftë se një person normal!

        Landi Sadiraj, nga fshati Kaninë i Vlorës, humbi shikimin në moshën 5 vjeçare për shkak të temperaturës së lartë. Por kjo nuk e ka penguar të bëjë jetën që do. Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv

      • VIDEO

        Ambiciet territoriale të Trump/ Krisafi: S'po luan bllof, janë synime serioze! E tundon ideja për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi! Kamberi sqaron çfarë nënkupton mosprania e Zelenskyt në inagurimin presidencial

        Deklaratat e përsëritura të presidentit të zgjedhur Donald Trump për aneksimin e Kanadasë dhe blerjen e Groenlandës dhe Kanalit të Panamasë nga Shtetet e Bashkuara, kanë zënë në befasi diplomacitë e shumë vendeve dhe njëkohësisht ka ngjallur frikë se mos për arritjen e këtyre synimeve mund të përdoret ushtria amerikane, skenar i papërjashtuar edhe nga vetë republikani 78-vjeçar.

      • VIDEO

        Pa Gjurme-‘La letrën me plumbin sipër,shoku ka gisht’/Dy vëllezër tregojnë të vërtetën, ai e dërgoi…

        'O xhaxhi Menti çdo gjë është me kohën e saj, mos u mundo t'ja kalosh kohës.' Kjo është letra që la mbi tavolinë dhe më pas u zhduk. Askush nuk di të thotë përse e paralajmëroi kështu ikjen e tij, duke i lënë këtë letër pronarit të tij shqiptar në Greqi. I njohur me pseudonimin Bushi, për herë të parë Hamit Memlika emigroi në vitin 2017 dhe u vendos në Spata të Greqisë ku nisi punë si çoban në stanet e Klement Sinës. Nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim por as nuk kishte kërkuar të kthehej në atdhe. Kontaktet o kishte të rregullta me familjarët deri më 12 qershor të 2018 kur telefonoi për herë të fundit të vëllanë, Ervin Memlikën. Ky i fundit nga studio emisionit Pa Gjurmë, ngriti akuza të forta për pronarin shqiptar në Greqi pasi 4 ditë nga zhdukja e Hamitit Klementi i telefonoi duke i komunikuar se i vëllai ishte larguar papritur. Ai ngriti dyshime se diçka e keqe mund të kishte ndodhur. Nga ana tjetër Klement Sina u lidh me studion e “Pa Gjurmë” ku hodhi poshtë këto akuza ndërsa u shpreh se ai nuk kishte gisht në zhdukjen e të riut, por ky i fundit kishte shprehur dëshirën edhe më parë për t’u larguar. Telefoni i tij rezultoi i fikur ndërsa në rrjetin social Facebook edhe pasi kishte shkëputur kontaktet me familojen, ka qenë aktiv deri në fund të vitit 2018. Pas humbjes së të riut në familje fatkeqësitë pasuan njëra tjetrën. Babai ndërroi jetë ndërsa nëna pësoi paralizë. Nga shtrati… e sëmuërë…ajo bën apel për gjetjen e të birit

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv