-
VIDEO
‘Studio Live’ për dosjet e nxehta/ Topalli: ‘Plumbi i artë’ çështja më e rëndësishme, Rexhepi ‘Eskobari shqiptar’, për masakrën e Dobraçit do ketë 5 masa sigurie
Situata e kriminalitetit në Shqipëri, dosjet e bujshme që po heton SPAK, proceset e grupeve kriminale në GJKKO dhe ekstradimi ditën e sotme i Gramos (Dritan) Rexhepit nga Turqia në Shqipëri, i cilësuar edhe si ‘Eskobari shqiptar’, kanë qenë tematikat e diskutimit sot në Report TV. E ftuar, gazetarja Aida Topalli
-
VIDEO
Meçe: Krimineli Berisha vrau 4 persona më 21 janar e 26 të tjerë në Gërdec, duhej të ishte në burg
Analisti Arben Meçe i ftuar në Report Tv, thotë se ish-kryeministrit Sali Berisha duhej të ishte në burg pasi është përgjegjës për vrasjen e katër protestuesve më 21 janar dhe masakrën e Gërdecit.
-
VIDEO
Akuzat se Majko u përgjua për pazare elektorale/ Meçe: 3 faktet që hedhin poshtë pretendimet e Berishës, përgjimi nuk ekziston
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar deputetin socialist Pandeli Majkon se është përgjuar nga SHISH duke bërë pazare elektorale në Kukës. Por, për analistin Arben Meçe këto pretendime të Berishës nuk qëndrojnë dhe ai ndan në Report Tv, 3 pika që hedhin poshtë pretendimet e Berishës.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Janar 2025 – Receta/ Rikthimi në formë pas festave / Vezoret policistike
Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me makarona elb me qofte dhe salcë të kuqe / Sallatë me thjerrëza / Turshi me speca të mbushur me lakër.
Me nutricionistin e njohur Altin Joka, japim disa këshilla pas festave, si të rikthejmë trupin në balancë. Të gjithë pas këtyre ditëve bollëku fillojmë të ndihemi në faj, pasi kemi ngrënë më tepër, kemi marrë më shumë kalori, e kemi tepruar me alkoolin, me mishin, me yndyrnat, me sallatat e rënda dhe menjëherë drejtohemi tek dietat, apo detoksit të organizmit, i cili në një farë mënyre është çekuilibruar disi. Çfarë këshillon Joka, nga t'ia nisim? Si të rikthejmë trupin në balancë pas festave, çfarë ndodh me organizmin kur teprohet me ushqime dhe sheqerna? Cilat janë shenjat e mbingarkesës në sistemin tretës dhe energjik? Si të pastrojmë trupin nga toksinat? Cilat ushqime ndihmojnë rigjenerimin? Sa i rëndësishëm dhe si të mbajmë një stil jetese të ekuilibruar gjatë gjithë vitit. Këto dhe të tjera i diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka.
Me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka ndalemi në një nga problemet më të mëdha që sot gjithnjë e më shumë po hasin vajzat dhe gratë, vezoret policistike (PCOS). Cilat janë shkaqet kryesore të kësaj problematike shëndetësore? Cilat janë simptomat më të zakonshme që gratë duhet t’i vërejnë? Si ndikon PCOS në fertilitetin dhe shëndetin hormonal të vajzave dhe grave? A janë vezoret policistike të trashëguara gjenetikisht? A shfaq PCOS diabet ose sëmundje kardiovaskulare? Si ndikon ndryshimi i stilit të jetesës, ushqimi dhe ushtrimet fizike, në përmirësimin e gjendjes? Çfarë roli luan stresi dhe shëndeti mendor në përkeqësimin ose menaxhimin e kësaj problematike? Si ndikon konsumimi i produkteve të qumështit apo glutenit te gratë me PCOS? Cilat janë ushqimet që ndihmojnë në balancimin e hormoneve? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, si dhe shumë këshilla efikase, i marrin në studion e “Rreze Dielli” nga Altin Joka.
-
VIDEO
‘SPAK përkëdhel Berishën, me PS tregohet i pamëshirshëm’, Ilir Yzeiri në Report Tv: PS nuk ka përballë konkurrentë në zgjedhje, s’kemi opozitë
‘SPAK është duke ‘përkëdhel’ Berishën, ndërsa me PS është duke u treguar i pamëshirshëm’, kështu është shprehur gazetari dhe pedagogu Ilir Yzeiri
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, me gazetarin Nertil Agalliu Yzeiri, u shpreh se edhe pse Berisha është nën hetim nuk ndal sulmet ndaj drejtësisë.
-
VIDEO
Vezoret policistike, trajtimi natyral nga Altin Joka
Me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka ndalemi në një nga problemet më të mëdha që sot gjithnjë e më shumë po hasin vajzat dhe gratë, vezoret policistike (PCOS). Cilat janë shkaqet kryesore të kësaj problematike shëndetësore? Cilat janë simptomat më të zakonshme që gratë duhet t’i vërejnë? Si ndikon PCOS në fertilitetin dhe shëndetin hormonal të vajzave dhe grave? A janë vezoret policistike të trashëguara gjenetikisht? A shfaq PCOS diabet ose sëmundje kardiovaskulare? Si ndikon ndryshimi i stilit të jetesës, ushqimi dhe ushtrimet fizike, në përmirësimin e gjendjes? Çfarë roli luan stresi dhe shëndeti mendor në përkeqësimin ose menaxhimin e kësaj problematike? Si ndikon konsumimi i produkteve të qumështit apo glutenit te gratë me PCOS? Cilat janë ushqimet që ndihmojnë në balancimin e hormoneve? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, si dhe shumë këshilla efikase, i marrin në studion e “Rreze Dielli” nga Altin Joka.
-
VIDEO
Këshilla nga Altin Joka /Mënyrat më efikase për pastrimin e trupit nga toksinat dhe ngarkesat ushqimore
Me nutricionistin e njohur Altin Joka, japim disa këshilla pas festave, si të rikthejmë trupin në balancë. Të gjithë pas këtyre ditëve bollëku fillojmë të ndihemi në faj, pasi kemi ngrënë më tepër, kemi marrë më shumë kalori, e kemi tepruar me alkoolin, me mishin, me yndyrnat, me sallatat e rënda dhe menjëherë drejtohemi tek dietat, apo detoksit të organizmit, i cili në një farë mënyre është çekuilibruar disi. Çfarë këshillon Joka, nga t'ia nisim? Si të rikthejmë trupin në balancë pas festave, çfarë ndodh me organizmin kur teprohet me ushqime dhe sheqerna? Cilat janë shenjat e mbingarkesës në sistemin tretës dhe energjik? Si të pastrojmë trupin nga toksinat? Cilat ushqime ndihmojnë rigjenerimin? Sa i rëndësishëm dhe si të mbajmë një stil jetese të ekuilibruar gjatë gjithë vitit. Këto dhe të tjera i diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka.
-
VIDEO
Tavë me makarona elb me qofte dhe salcë të kuqe nga zonja Albana
Tavë me makarona elb me qofte dhe salcë të kuqe
Përbërësit:
- 400 gr mish i grirë
- 1 kokërr vezë
- 3-4 lugë gjelle galetë
- 1 thelpi hudhër
- 2 lugë gjelle majdanoz
- Kripë dhe piper
- Pak vaj ulliri për skuqje
Për makaronat me speca:
- 250 gr makarona elb
- 1 spec i kuq
- 1 spec i verdhë
- 1 spec jeshil
- 1 qepë e vogël
- 2 thelpinj hudhër
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 150 ml lëng domate / salcë domate
- 1 lugë çaji rigon ose borzilok
- Kripë, piper sipas shijes
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim qoftet. Në një tas të madh, përziejmë mishin e grirë me vezën, galetën, hudhrën, majdanozin, kripën dhe piperin. Formojmë qofte të vogla dhe i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri derisa të marrin një ngjyrë të artë. Ndërkohë ziejmë makaronat elb sipas udhëzimeve në paketim dhe i kullojmë. Në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën derisa të zbuten. Shtojmë specat e prera në shirita dhe i gatuajmë për 5-7 minuta derisa të zbuten pak, por të ruajnë krokantësinë. Shtojmë lëngun e domates, rigonin, kripën dhe piperin, dhe e lëmë për 3-4 minuta derisa salca të trashet pak. Shtojmë makaronat elb në salcë dhe i përziejmë mirë. Vendosim qoftet mbi përzierjen e makaronave dhe specave, duke siguruar që të përthithen pak nga salca.
-
VIDEO
Sallatë me thjerrëza nga zonja Albana
Sallatë me thjerrëza
Përbërësit:
- 200 gr thjerrëza
- 1 kastravec
- 2 domate të vogla
- 1 spec i kuq
- 1 qepë e kuqe
- 50 gr ullinj të zinj ose jeshilë
- 100 gr djathë i bardhë
- 1 tufë majdanoz ose nenexhik të freskët
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 lugë gjelle lëng limoni
- 1 lugë çaji uthull balsamike
- 1/2 lugë çaji rigon i thatë
- Kripë dhe piper sipas shijes
Përgatitja:
Fillimisht vendosim thjerrëzat të ziejnë në ujë me kripë për 20-25 minuta derisa të zbuten. I kullojmë dhe i lëmë të ftohen. Ndërkohë në një tas të madh, vendosim kastravecin, domatet, specin, qepën, ullinjtë dhe majdanozin/nenexhikun. Shtojmë thjerrëzat dhe djathin e bardhë të thërrmuar. Përgatisim dressing-un duke përzier vajin e ullirit me lëngun e limonit, uthullën balsamike, rigonin, kripën dhe piperin në një enë të vogël. Marinojmë sallatën, e lëmë pak minuta dhe e kemi gati për ta shijuar.
-
VIDEO
Turshi me speca të mbushur me lakër nga zonja Albana / Ja sa lehtë i përgatisni
Turshi me speca të mbushur me lakër
Përbërësit:
- Speca
- Hudhër
- Lakër e bardhë
- Kripë e trashë
Përgatitja:
Specat i pastrojmë nga farat, i kriposim përbrenda dhe i hedhim nga pak hudhër të shtypur. Lakrat i presim në fije shumë të holla, i kriposim dhe i lëmë të qëndrojnë pak. Më pas i shtrydhim sa të zbuten dhe mbushim specat. Specat e mbushur mirë i vendosim në fuçi ose enë plastike, i hedhim lëngun që kanë lëshuar lakrat. Vendosim duke rënduar një pllakë guri ose diçka tjetër, mbyllim enën dhe e vendosim në vend të freskët për 21 ditë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 8 janar 2025
Titujt e gazetave për sot, nga burgu në SPAK, Ilir Meta pyetet për lobimin me SHBA-të te 10 gënjeshtrat e deri tek ERE vendos sot për uljen e çmimit të energjisë.
-
VIDEO
Nga vota e diasporës tek arrestimet e bujshme të SPAK për 2025! Meta ricikloi Berishën?!
Por nuk është vetëm Ilir Meta dhe Partia e Lirisë që kanë halle penale dhe juridike me çështjen e lobimit në SHBA. Një tjetër emër në skenë është edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Ish-deputeti Halit Valteri zbulon detajet se foto te 'dera e halesë' nuk u bë me 'zero lekë'