• VIDEO

    Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’

    Analiza e aktualitetit dhe politikës në REPORT TV/ Spartak Ngjela shpjegon punën e drejtësisë dhe veçanërisht SPAK deri tani dhe kërkon që të ngrihet mbi nivelin mesatar. Për sulmet e Berishës shprehet se ‘nuk bëhet me terror’ dhe se ‘amerikanët dinë gjithçka’. Avokati: Korrupsioni qeveritar i lidhur me krimin e organizuar, këta iu futën ‘kosit me lugë’

  • VIDEO

    Kallëzoi Berishën në SPAK për falsifikimin e datëlindjes, Idajet Beqiri: Ia thashë në sy në 1997, je kriminel! Tropojanët e tij më rrahën dhe masakruan

    Avokati Idajet Beqiri thotë në 'Studio Live' se ka qenë i burgosuri i parë politik me ardhjen e Berishës në 1992.

    'Ka organizuar krime ndaj shqiptarëve. Me 2 prillin që e kam zbërthyer. Vrasës ishte Sali Berisha dhe e bëri me ndihmën e serbëve thjesht që të vinte në pushtet shumë shpejt. Këtë luftë kundër tij e kam bërë në mënyrë të pareshtur dhe nuk do hesht deri në fund. Shoh që e ka shkelur dhe ka krijuar një organizatë kriminale. Më futi në burg. Më nxori tropojanët që më masakruan në 1997 te selia e partisë. Në një ballafaqim të drejtpërdrejtë në një tryezë politike, që e drejtonte Sabri Godo, në sy të gjithë atyre kryetarëve ku ishte dhe Pandeli Majko i kam thënë po ti vrasës i Shqipërisë dhe shqiptarëve, mori si kriminel në telefon Sali Lushën me shokë dhe atë natë më masakruan atje dhe u arrestuan të gjithë.'

    Avokati thotë se edhe është rrahur ndaj tropojanët e Berishës.

    'Kërcënimet nuk mbarojnë prej tyre. Dhe me emra. Dhe komentet e shkollës serbo file. Janë të paguar prej këtij krimineli. Do pastrohet Shqipëria prej këtyre. Janë të vdekur një herë e mirë dhe Shqipëria do bëhet e kulturuar dhe me njerëz me logjikë. Kallëzimi i radhës kundër këtij krimineli, ka dhe krim ndërkombëtar aty brenda.'

    G.K/Shqiptarja.com

    •  
  • VIDEO

    Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, avokati Beqiri zbulon: E di Malësia e Gjakovës ç'ndodhi në shtëpinë e Saliut në 1943 dhe pjellë e kujt është

    Avokati Idajet Beqiri ishte në ‘Studio Live’ Report Tv, tregoi më shumë lidhur me kallëzimin e tij në SPAK, ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.

    Beqiri ka kallëzuar Berishën se ka falsifikuar datën e lindjes së tij, fillimisht në 2009, nga 1 korriku 1944 kur ka lindur, në 15 tetor 1944. Këtë ndryshim Berisha nuk e ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit më pas në 2016 dhe 2021.

    'Problemi është që si e kemi theksuar në kuadrin në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit të lartë dhe ndaj të pandëshkuarve, kam vijuar me disa kallëzime penale, për ish drejtuesit e lartë të shtetit që erdhën në krye të shtetit, opozitës dhe më pas morën frenat e pushtetit dhe i bënë gjëmën Shqipërisë dhe shqiptarëve duke mos përfillur shtetin institucionet, duke mos ditur kushtetutën apo ligjet e tjera.

  • VIDEO

    Përsëritës të të njëjtave shkeljeve edhe pse të gjobitur, eksperti rrugor për Report Tv: Shoferët s’kanë edukatë për rregullat e qarkullimit, pezullim patente për ata që tejkalojnë shpejtësinë

    Edhe pse policia vendos gjoba çdo ditë ndaj drejtuesve të automjeteve, sërisht kemi aksidente dhe shoferë që kanë përsëritur të njëjtat shkelje në rrugë dhe janë gjobitur sërisht.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 Janar 2025 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla/ Virozat gripale, trajtimi natyral

    Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Musaka me patate dhe presh / Petulla me maja.

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e dytë të këtij muaji, 13-19 janar, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të jetë disi e vështirë, por do të ketë dhe shumë mundësi për gati të gjitha shenjat e zodiakut, ndaj duhet të jemi të gatshëm për t’i përfituar ato mundësi. “Këtë javë kemi Hënën e parë të plotë të vitit 2025, e cila shoqërohet me pjesëmarrjen e pafavorshme të Marsit në retrogradë dhe aspektin e vështirë Diell-Mars që sjell pengesa, shtyrje apo vonesa. Kujdes në firmosje kontratash, në dokumentancione dhe në udhëtime! Ndërsa në datën 19 janar, Dielli kalon në Ujor, duke ndihmuar për të vendosur gjërat në rregull si dhe për të mbyllur çështje të së shkuarës dhe favorizuar nismat e reja”- theksoi Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

    Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë vërejmë shtim të komplikacioneve shëndetësore si tek fëmijët ashtu dhe tek të rriturit, në vend po qarkullojnë viruse gripale të ndryshme. Vetë ndryshimi i klimës dhe luhatjet e temperaturave, bën që virozat dhe bakteriet që janë të pranishme në ajër, të shfaqen dhe të gjallërohen në trupin e njeriut. Ato mund të kalojnë në organizëm në mënyrë të pandërprerë çdo ditë e kur kalojnë në gjak, fillon shtimi i tyre. Gjatë këtyre ditëve, ku virozat e stinës po prekin këdo, të gjithë kemi nevojë në rradhë të parë për të forcuar imunitetin dhe të mbrojmë familjarët tanë. Për fat të mirë, rruga drejt një sistemi të fortë imunitar nuk është as e shtrenjtë dhe as e komplikuar. Mënyra më e mirë për të forcuar sistemin tuaj imunitar është pikërisht aty në pjatën tuaj, në ushqimet që zgjidhni. Bimët dhe erëzat, në veçanti, janë përdorur me shekuj për qëllime mjekësore dhe mund të jenë një nga 'mjetet' tuaja më të fuqishme për rritjen e imunitetit dhe luftimin e virozave. Në “Bima dhe Shëndeti” në studion e "Rreze Dielli", specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon bimët më të mira antivirale dhe disa receta natyrale për virozat, për forcimin e sistemit imunitar, për ftohjet dhe inflamacionet në trup, për trajtimin e kollës, grykëve dhe temperaturës.

  • VIDEO

    ‘Gripi nuk fal’, Ylli Merja: Ju tregoj si të kuroni gripin dhe virozat pa ilaçe/ Ja trajtimi hap pas hapi

    Vigjilentë! Vështirësi për këto shenja…/ Horoskopi 13-19 janar, Jorgo Pulla paralajmëron: Kujdes

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e dytë të këtij muaji, 13-19 janar, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të jetë disi e vështirë, por do të ketë dhe shumë mundësi për gati të gjitha shenjat e zodiakut, ndaj duhet të jemi të gatshëm për t’i përfituar ato mundësi. “Këtë javë kemi Hënën e parë të plotë të vitit 2025, e cila shoqërohet me pjesëmarrjen e pafavorshme të Marsit në retrogradë dhe aspektin e vështirë Diell-Mars që sjell pengesa, shtyrje apo vonesa. Kujdes në firmosje kontratash, në dokumentancione dhe në udhëtime! Ndërsa në datën 19 janar, Dielli kalon në Ujor, duke ndihmuar për të vendosur gjërat në rregull si dhe për të mbyllur çështje të së shkuarës dhe favorizuar nismat e reja”- theksoi Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

  • VIDEO

    Petulla me maja që do ju shkrihen në gojë nga zonja Albana

    Petulla me maja

    Përbërësit:

    • 2 gota miell
    • 2 filxhanë çaji ujë
    • 1 lugë kafeje kripë
    • 1 lugë kafeje (10 g) maja birre
    • Vaj për skuqje
    • Sheqer pudër

    Përgatitja:

    Në tenxhere hedhim ujë të vakët aq sa ta durojë dora, shtojmë kripë dhe tresim majanë, hedhim miellin e situr dhe e përziejmë duke përgatitur një brumë jo shumë të fortë dhe as të hollë. Sipër e mbulojmë me shtresë mielli dhe e lëmë të vijë në ambient të ngrohtë (brumi kuptohet që ka ardhur kur plasaritet në sipërfaqe, shkëputet nga anët e enës dhe rritet vëllimi). Më pas brumin e përziejmë dhe e lëmë të vijë përsëri. Gjatë ardhjes brumin e përziejmë 1-2 herë për të rritur sa më shumë vëllimin. Hedhim vajin në një tenxhere jo të thellë, ose tigan. Sapo të nxehet vaji, me gishta të lagura marrim brumin, e hapim në formë rrumbullake ose vezake dhe e hedhim në vaj të nxehtë. Skuqim petullat dhe i servirim pudrosur me sheqer pluhur.

  • VIDEO

    Musaka me patate dhe presh. shije speciale nga zonja Albana

    Musaka me patate dhe presh

    Përbërësit:

    • 1 kg patate
    • 300 gr presh
    • 2 kokrra qepë
    • 500 gr mish të grirë
    • 70 gr djathë i grirë
    • 500 ml qumësht
    • 2 kokrra vezë
    • 1 lugë supe salcë domate
    • 100 ml vaj
    • 1 lugë supe gjalpë
    • 2 lugë supe miell
    • Arrë moskat
    • Kripë dhe piper i zi
    • Rigon dhe majdanoz

    Përgatitja:

    Në një tigan hedhim vajin dhe qepën e grirë, të cilën e kaurdisim derisa të zbutet. Shtojmë mishin e grirë, kripën, piperin e zi dhe i përziejmë, derisa të marrin shijen e njëra-tjetrës. Me to kaurdisim edhe salcën e domates. Hedhim pak ujë dhe rigon dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta. Shtojmë majdanozin dhe e provojmë për shijen. Pastrojmë e presim patatet në forma rrethore dhe shtrojmë në tavë gjysmat e tyre duke i spërkatur me pak kripë. Mbi to shtrojmë preshin, të prerë në madhësi 2-3 cm (vetëm pjesa e bardhë). Hedhim kimën, e shpërndajmë mbi gjithë sipërfaqen e tavës, hedhim pak ujë të nxehtë, aq sa të mbulohet vetëm shtresa e patateve. Mbi kimë shtrojmë pjesën tjetër të patateve. I spërkasim me pak kripë dhe lyrë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturë 250 gradë Celsius për 30 minuta. Ndërkohë përgatim beshamelin. Skuqim miellin me një lugë gjalpë. E tresim në qumështin e ftohtë dhe e vëmë në zjarr, duke e trazuar sa të fillojë të ajkoset. Hedhim kripë, pak piper, arrë moskat dhe vezët e rrahura me pak qumësht. Beshamelin e shtrojmë në musakanë me patate, e spërkasim të gjithë sipërfaqen me djathin e grirë dhe e vendosim tavën përsëri në furrë edhe 15 minuta të tjera.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 13 janar 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga Berisha fton Ramën në debat televiziv te pas vendimit të SPAK për të vëllanë Rama gozhdon Berishën e Bardhin e deri tek diaspora ka interes për të votuar!

  • VIDEO

    2500 dollarë, grekët, ja si e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!

    Si e kërkuan grekët dhe si e çova në Greqi kokën e prerë të Ali Pashë Tepelenës?! Kush e drejtonte grupin dhe si u bë takimi? 
    Përse u mahnitën grekët, sa pagaun ata dhe përse Greqia reagoi menjëherë! 
    I ftuar në studio artisti pamor dhe karikaturisti Agim Sulaj. 
    Esencë, sonte, ora 21:00 në Report Tv. 
     
  • VIDEO

    Mulliri i vajit me gurë l Veri Jug

    Art Kumbarja ka trashëguar një mulli artizanal dhe bën një zanat pune të trashëguar prej qindra vjetësh në qytetin dhe fshatrat e Peqinit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv