-
VIDEO
Peshk merluc me perime në furrë nga zonja Albana
Peshk merluc me perime në furrë
Përbërësit:
- 4 fileto peshku
- 2 speca
- 1 kungulleshkë
- 1 karrotë
- 1 patëllxhan
- 2 thelpinj hudhër
- Vaj ulliri
- Lëng limoni
- Kripë, piper
- Rigon, trumzë
Përgatitja:
Fillimisht presim specat në shirita të hollë, gjithashtu kungulleshkën, karrotën dhe patëllxhanin në feta të holla ose forma gjysmëhëne. Copëtojmë hudhrat në feta shumë të holla. Më pas shpëlajmë filetot e merlucit dhe i thajmë me letër kuzhine. Lyejmë filetot me vaj ulliri, lëng limoni, pak kripë dhe piper. I lëmë të marinohen për 10 minuta. Vendosim në tryezën e punës një fletë metalike ose letër furre. Vendosim një fileto merluc në qendër. Sipër saj, shtojmë një sasi të vogël të perimeve të përgatitura duke i spërkatur me hudhër, rigon ose trumzë. Mbledhim fileton së bashku në formë roleje dhe e fiksojmë me një fije kuzhine. E paketojmë mirë me folien e aluminit ose letrën e furrës. I vendosim roletë në një tepsi të piqen në furrë të parangrohur në 180°C për 25-30 minuta.
-
VIDEO
Tavë brokoli me fileto pule dhe pana, shije speciale nga zonja Albana
Tavë brokoli me fileto pule dhe pana
Përbërësit:
- 500 gr brokoli
- 400 gr mish pule
- 200 ml pana gatimi
- 150 gr djathë pice
- 1 qepë e vogël
- 2-3 thelpinj hudhër
- 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 majë luge arrë moskat
- Kripë dhe piper
Përgatitja:
Presim brokolin në degëza të vogla dhe e ziejmë në ujë me kripë për 3-4 minuta. Më pas e kullojmë dhe e lëmë mënjanë. Në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën derisa të zbuten. Shtojmë copat e pulës, kripën, piperin dhe arrën moskat dhe i skuqim derisa të marrin një ngjyrë të artë. Në një tavë furre, shtrojmë brokolin në bazë dhe vendosim mbi të mishin e pulës. Shtojmë panën duke e shpërndarë në mënyrë të barabartë dhe më pas e spërkatim me djathin e grirë duke u siguruar që të mbulohen të gjithë përbërësit. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për 20-25 minuta, derisa djathi të shkrijë dhe të marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 7 janar 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha në SPAK brenda si pulë e jashtë si tigër te nga divorci e deri tek burgu ,pikiata e Ilir Metës e deri tek Milani çon Interin nga "parajsa në ferr" e fiton Superkupën.
-
VIDEO
Zbardhen SKENARËT/ Berisha dhe Meta, ja çfarë i pret në 2025! Spahiu: Koalicion ANTI-SPAK në 2025-ën
Juristi i Partisë Demokratike, Franc Nuri i ftuar në Report Tv thotë se masa detyrim paraqitjeje ndaj ish-kryeministrit Berisha është e pakuptimtë. Sa i takon hetimeve të SPAK për familjen Berisha, gazetari Hoxha thotë se kanë shkuar deri tek vilat e Argita Malltezit në Europë.
-
VIDEO
Pa Gjurme-‘Më godasin e më shajnë, kam frikë nga fqinji’/Gruaja: Me lopatë më ndjek, burrin s’e kam…
Një pronë është bërë shkak i konfliktit mes fqinjëve të cilët kanë degjeneruar deri në dhunë fizike. Familja Tabaku nga fshati Orizaj i Beratit, kanë si pronësi një tokë prej 2200 m2, por kjo pronë është marrë me forcë në vitin 2015 nga fqinjët e tyre të cilët më pas kanë ndërtuar aty. Sipas tyre shkak i kësaj padrejtësie është bërë pamundësia fizike dhe ekonomike për të ndjekur këtë çështje pasi në familjen Tabaku varfëria është ulur këmbëkryq. Kryefamiljari, Abaz Tabaku prej 30 vitesh vuan nga epilepsia ndërsa është edhe i verbër. Të vetmen vajzë që kanë e kanë martuar në moshë të re për shkak të këtyre kushteve ekstreme.
-
VIDEO
Ngjela në ‘Studio Live’: Saliu duhet të ikë nga PD, po e mban peng, kujton se është ende më 1990! SPAK-un e drejton SHBA, a bëhen revolta kundër drejtësisë?
Avokati Spartak Ngjela foli sot në Report TV për situatën e fundit politike, aferën e dosjes “Partizani” dhe protestën e mbështetësve para SPAK, gjatë momentit të paraqitjes së Sali Berishës si i akuzuar. Gjithashtu komentoi përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit dhe votën e emigrantëve: Saliut i dalin keq sondazhet, vota e emigrantëve duhet të zbatohet
-
VIDEO
Berisha në SPAK me militantë, Martin Leka: Presion i hapur ndaj organeve të drejtësisë! Alarm për shoqërinë shqiptare! Shumë deputetë të PD nuk janë dakord me të
Analisti Martin Leka foli në Report Tv mbi paraqitjen e Sali Berishës ditën e sotme në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje.
-
VIDEO
Byreku i fatit me djathë, vezë dhe kos nga zonja Albana
Byreku i fatit me djathë, vezë dhe kos
Përbërësit:
- 500 gr petë të gatshme ose të bëra vetë
- 400 gr djathë i bardhë i thërrmuar
- 3 kokrra vezë
- 1 gotë kos
- 100 ml qumësht
- 50 ml vaj ulliri ose gjalpë i shkrirë
- Një monedhë e pastër e mbështjellë në letër alumini
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim mbushjen duke përzier në një tas djathin me vezët dhe kosin derisa të krijohet një masë homogjene. Në një tepsi të lyer me vaj ose gjalpë, vendosim 2-3 petë në bazë dhe i lyejmë me pak nga masa e përgatitur. Vazhdojmë me shtresa peta dhe mbushje, duke vendosur monedhën në një nga shtresat (kujdes të mos jetë në сер). Në fund vendosim 2-3 petë sipër dhe e lyejmë me përzierjen e qumështit dhe vajit që të bëhet krokante. E vendosim byrekun në furrë të parangrohur në 180°C për 35-40 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe.
-
VIDEO
Supë me bishta spinaqi me fidhe dhe kos nga zonja Albana
Supë me fidhe dhe bishta spinaqi
Përbërësit:
- 2 qepë
- 2 lugë gjalpë
- Bishta spinaqi
- 1.2 litër lëng mishi ose perimesh
- 2 lugë gjelle fidhe
- 1 gotë kos
- 1 lugë miell
- 2-3 thelpinj hudhër
- Kripë, piper i kuq
Përgatitja:
Grijmë imët qepët dhe i kaurdisim në 1 lugë gjalpë. Shtojmë pak spec të kuq pluhur dhe lëngun e nxehtë të mishit ose perimeve dhe i lëmë qepët të vlojnë për 30 minuta. Në një tenxhere tjetër vendosim në vlim për 5 minuta bishtat e prerë të spinaqit. I kullojmë mirë dhe i hedhim në supë për t'u zier edhe 10 minuta. Shtojmë tek supa dhe 2 lugë fidhe. Në fund shtojmë kosin e trazuar me pak miell dhe me hudhra të shtypura. E lëmë supën të lidhet dhe të trashet dhe e servirim me pak gjalpë të tretur të aromatizuar me piper të kuq.
-
VIDEO
Mollë të pjekura në furrë nga zonja Albana / Ja sekreti i shijes perfekte
Mollë të pjekura
Përbërësit:
- 4 mollë të mëdha
- 4 lugë sheqer ose mjaltë
- 1 lugë çaji kanellë
- 1/2 filxhan arra, bajame ose rrush të thatë
- 2 lugë gjalpë
Përgatitja:
Lajmë mollët mirë dhe me një thikë të vogël largojmë bërthamën duke krijuar një hapësirë për mbushje. Në një enë të vogël përziejmë sheqerin me kanellën dhe arrat ose rrushin e thatë. Mbushim hapësirën e krijuar te mollët me këtë përzierje. I vendosim mollët në një tavë pjekjeje dhe vendosim nga një copë të vogël gjalpë mbi secilën. Hedhim pak ujë në tavë për të parandaluar ngjitjen dhe për të krijuar avull gjatë pjekjes. I pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 30-40 minuta, derisa të zbuten dhe të marrin një ngjyrë të artë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 6 janar 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha sot në SPAK u bën shantazh prokurorëve te Rama garanton ministrat për 11 majin e mban në ankth deputetët e deri tek firmosen rreth 4 miliardë euro koncensione.
-
VIDEO
'Goce e more Akademinë', nga ngacmimi i parë tek martesa, rrëfehen Alda & Petri Bozo
Në studion e "Rreze Dielli" me një çift të jashtëzakonshëm, një dyshe e suksesshme jo vetëm në jetë, por dhe në profesion. Për 35 vite ata kanë ndarë së bashku lumturinë, sakrificat, suksesin, krijimtarinë duke u bërë simbol i një harmonie që bashkon edhe familjen edhe profesionin. Si regjisorë, skenaristë dhe producentë të spektakleve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit ata kanë krijuar momente të paharrueshme që kanë mbetur në kujtesën e publikut për gati 26 vite, teksa organizojnë konkursin e bukurisë shqiptare, ndërsa në jetën private janë prindër dhe gjyshër, të cilët ndriçojnë rrugën e familjes së tyre. Me çiftin Alda Bida dhe Petri Bozo ndajmë një bisedë të këndshme të rrugëtimit të tyre artistik dhe familjar, nga historia e tyre e bukur e dashurisë tek pasionet dhe sukseset në rrugën e artit.