-
VIDEO
Zjarret/ Investitori shqiptaro-amerikan flet për Report Tv nga Los Anxhelos: Nën kontroll 10% e zjarreve! Sipërfaqja e djegur sa 1/4 e Tiranës! Dëmet arrijnë deri në 150 mld $
I ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn, Xharra tha se sot (10 janar 2025) situata është më e stabilizuar, por shtoi se dëmet kapin vlerën e 150 miliardë dollarëve dhe se sipërfaqia e djegur është e barabartë me 1/4 e sipërfaqes së Tiranës.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Janar 2025 – Receta të shpejta/ Krimi brenda familjes
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije për teleshikuesiet e “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qebap me mish e perime/ Revani me miell misri me sherbet / Çaji i dashurisë / Kek me mollë dhe kumbulla.
Është e paimagjinueshme, por ja që ndodh dhe kështu. Akte makabre e veprime të rënda antisociale në aspektin psikologjik, social dhe human, vrasje të grave në mënyra të ndryshme, dhunë të tmerrshme… Ndodh që krimi të ketë një sistem koncentrik, me rrathët e ‘ferrit’ që zgjerohen, gjithnjë në ngritje të dhunës dhe terrorit në familje. Njerëz të stresuar, të deziluzionuar, që nuk dinë të respektojnë as normat më elementare shoqërore në strukturën familjare. Krimi në familje tashmë për fat të keq në shoqërinë shqiptare ka marrë përmasa shqetësuese, pa frikë mund të themi se është bërë një nga dukuritë tejet shqetësuese për mbarë shoqërinë tonë në tërësi. Statistikat e ngjarjeve kriminale në vitin që lamë pas, flasin për krimin në familje që la pothuajse po aq persona të vrarë, sa jetë ka marrë dhe krimi i organizuar në atentate kriminale. Natyra sociale e krimit është e lidhur me shumë faktorë ekonomikë dhe shoqërorë, të traditës, kulturës dhe të zhvillimit. Çfarë po ndodh në shoqërinë tonë dhe në bërthamën e familjes? Diskutojmë me panelistët e ftuar në studion e “Rreze Dielli”, pastor Paulin Vilajeti, analisten e çështjeve sociale Rajna Kovaçi dhe avokaten Mirela Jorgo.
-
VIDEO
Krimi në familje baraz me krimin e organizuar?! Ç’po ndodh me shqiptarët?
Është e paimagjinueshme, por ja që ndodh dhe kështu. Akte makabre e veprime të rënda antisociale në aspektin psikologjik, social dhe human, vrasje të grave në mënyra të ndryshme, dhunë të tmerrshme… Ndodh që krimi të ketë një sistem koncentrik, me rrathët e ‘ferrit’ që zgjerohen, gjithnjë në ngritje të dhunës dhe terrorit në familje. Njerëz të stresuar, të deziluzionuar, që nuk dinë të respektojnë as normat më elementare shoqërore në strukturën familjare. Krimi në familje tashmë për fat të keq në shoqërinë shqiptare ka marrë përmasa shqetësuese, pa frikë mund të themi se është bërë një nga dukuritë tejet shqetësuese për mbarë shoqërinë tonë në tërësi. Statistikat e ngjarjeve kriminale në vitin që lamë pas, flasin për krimin në familje që la pothuajse po aq persona të vrarë, sa jetë ka marrë dhe krimi i organizuar në atentate kriminale. Natyra sociale e krimit është e lidhur me shumë faktorë ekonomikë dhe shoqërorë, të traditës, kulturës dhe të zhvillimit. Çfarë po ndodh në shoqërinë tonë dhe në bërthamën e familjes? Diskutojmë me panelistët e ftuar në studion e “Rreze Dielli”, pastor Paulin Vilajeti, analisten e çështjeve sociale Rajna Kovaçi dhe avokaten Mirela Jorgo.
-
VIDEO
Revani me miell misri me sherbet nga zonja Albana
Revani me miell misri me sherbet
Përbërësit:
- 2 gota kos
- 2 gota miell misri
- 1 gotë sheqer
- 1/2 e gotës qumësht
- 1 zarf fryrës
- 2 mastika
- 2 pika limon
- Lëkurë limoni
Përgatitja:
Rrahim mirë kosin, shtojmë miellin, sheqerin dhe qumështin. I përziejmë mirë dhe shtrojmë brumin në tavë. E vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 30 minuta. Ndërkohë përgatisim shurupin. Shtojmë sheqerin tek uji dhe mastikat e bluara. Kur të arrijë vlimin shtojmë pikat e limonit. Pasi revania të jetë pjekur e spërkasim me sherbetin e vakët dhe e lëmë derisa të përthithet mirë sherbeti dhe më pas e servirim.
-
VIDEO
Kek me mollë dhe kumbulla nga zonja Albana
Kek me mollë dhe kumbulla
Përbërësit:
- 2 mollë
- 7 kumbulla të thata
- 1 litër ujë
- 2 vezë
- 2 lç kanellë pluhur
- 100 ml vaj
- 100 gr miell Farina up
- 1 lgj fara chia (opsionale)
Përgatitja:
Miellin dhe kumbullat e prera i ziejmë me 1 litër ujë, më pas shtojmë përbërësit e tjerë. E kalojmë brumin në tavë me një letër pjekje në furrë të parangrohur në 200 gradë Celsius për 40 minuta.
-
VIDEO
Qebap sipas Albanës
Qebap sipas Albanës
Përbërësit:
- 2 qepë
- 10 qepujka
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 lgj gjalpë
- 2 kunguj
- 4 patate
- 2 speca
- 4 thelpinj hudhër
- 1 kg mish i njomë (sipas dëshirës)
- 2 tufa koper
- Kripë, piper i zi kokërr
Përgatitja:
Kaurdisim në yndyrë qepujkat dhe qepët që i kemi prerë në 4 pjesë. Shtojmë mishin e pulës ose të viçit (sipas dëshirës) të prerë në kubikë, e trazojmë pak, shtojmë patatet të prera në feta dhe më pas kungujt, specat dhe hudhrën. Në një tavë shtrojmë letër kuzhine të dyfishtë, në mes vendosim gatimin me lëngjet e pakta dhe e lidhim me spango. E pjekim në 180 gradë për 40 minuta dhe e servirim me kos dhe mente.
-
VIDEO
Tiranë/ U ekstradua të mërkurën nga Turqia, GJKKO lë në fuqi masën e 'Arrestit në burg' për Dritan Rexhepin! Seanca në themel për zhdukjen e Jan Prengës shtyhet për 24 janarin
GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurimit "arrest me burg" për Dritan Rexhepin, i cili u ekstradua nga Turqia, të mërkurën.
Pasi u konfirmua masa e arrestit, nisi seanca gjyqësore për rastin e rrembimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, ku Rexhepi akuzohet si urdhërues i krimit.
Dritan Rexhepi pasi dha gjeneralitetet deklaroi se do të jetë vetë i pranishëm në çdo seancë pavarësisht mbrojtjes me avokat.
-
VIDEO
Vrasja e Ramazan Matajt, Gjykata e Shkodrës jep 'arrest në burg' për Arjon dhe Klisman Hasaj! Vëllezërit mbyllin gojën në gjykatë! Mungojnë familjarët
Gjykata e Shkodrës cakton masën arrest në burg për autorin e dyshuar të vrasjes së Ramazan Mataj në fshatin Dragoç, Arjon Hasaj dhe vëllain i tij Klismani.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 10 janar 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha takon Salianjin në burgun e Fierit te bonusi i pranverës do merret në dimër e deri tek Broja dëmtohet sërish e Uzuni trondit Granadën!
-
VIDEO
Spahiu: Ja si vjen Berisha në pushtet! Goditja e rradhës e SPAK për zgjedhjet e 11 majit | Frontline
Për juristin Kreshnik Spahiu, ‘goditjet’ që jep SPAK si majtas edhe djathtas nuk kanë asnjë ndikim tek votuesit e Partisë Demokratike apo Partisë Socialiste. Spahiu thotë se Berisha nuk do kolalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare.
-
VIDEO
Pa Gjurme-‘U njohëm në universitet, dashuria ishte e madhe’/E reja:E kërkoj se e dua, por dyshoj se…
Shoqet e universitetit janë ato që mbesin gjatë gjithë jetës miket më të mira,thënë kjo pasi janë ata që kanë zgjedhur të njëjtën karrierë, interesat e tyre janë të njëjta dhe madje edhe mënyra e tyre për të parë botën është e njëjtë. Një rast i tillë i dy mikeve të njohura në universitet do të trajtohet pasditen e sotme në “Pa Gjurmë”. Bëhet fjalë për 32-vjeçaren Polikseni Duraku me origjinë nga Përmeti e cila prej 10 vitesh nuk ka asnjë kontakt me miken e saj të ngushte Flutra Metra. Polikseni u njoh në bankat e një universiteti privat në kryeqytet me Flutura Metrën ndërsa të dyja studionin për kanto, njëra atë moderne dhe tjetra atë klasike. Shoqëria mes tyre ishte shumë e ngushtë ndërsa të dyja u bënë të pandara. Me të mbaruar universitetin Flutura u fejua me një djalë që quhej Dori dhe më pas kontaktet u rralluan derisa i humbën fare. Edhe pse Polikseni i ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook, Flutura nuk i ka kthyer përgjigje pasi nuk ka qenë aktive. Gjithashtu Polikseni e ka kërkuar në biznesin ku punonte me të fejuarin në qendër të Tiranës, por atje ka mësuar se të dy kanë emigruar emigruar drejt shtetit francez ku kanë nisur një jetë të re. Sot pas 10 vitesh shkëputje, Polikseni, kjo 32-vjeçare është në kërkim të mikes së saj të ngushtë nga Burreli, Flutura Metra me qëllimin për t’u ribashkuar edhe një herë si në kohët e universitetit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Janar 2025 – Receta/ Nxënësit ekselentë / Rrëfehet Renada Caci
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije për teleshikuesiet e “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tortë e kripur me presh / Patëllxhanë të skarës në vaj e spec djegës / Supë me perime.
Të ftuar në “Rreze Dielli” tre nxënëse të ekselencës nga gjimnazi Petro Nini Luarasi në kryeqytet. Ata janë krenaria dhe dëshmia e punës së palodhur që tregojnë se kur talenti investon në dije, rezultatet janë të jashtëzakonshme. Çdo vit shumë nxënës nga të gjitha shkollat e mesme vlerësohen si ekselentë nga rezultatet e larta me 10-të absolute, duke u bërë kështu model frymëzimi për brezat që vijnë pas. Ester Bakalli, Glevia Lleshi dhe Ada Koçillari, tre maturantet ekselente rrëfejnë sfidat dhe dëshirat e së nesërmes si dhe theksojnë se ato shpesh janë të keqkuptuar sidomos nga bashkëmoshatarët e tyre dhe dëshirojnë të thyejnë mitin se nxënësit ekselentë janë të gjithanshëm, janë më të mirët në shkollë, por dhe mjaft aktivë në jetën sociale, në sport dhe në art. Bisedës në studio i bashkohet nëpërmjet një lidhje skype dhe Drejtoresha e Politikave Arsimore në Bashkinë e Tiranës, Arjola Byzyka, e cila tregon sa është numri i të rinjve ekselentë sot në Tiranë dhe si i stimulon Bashkia këta të rinj që janë e ardhmja e vendit.
E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, Renada Caci, ish- aktorja e mirënjohur e “Portokallisë” që të gjithë e njohin me emrin dhe rolin e saj më të spikatuar atë të “Luzes”. Ajo prej pak kohe është në pozicionin e moderatores në Televizionin Publik Shqiptar, duke intervistuar shumë të ftuar nga të gjitha fushat. Renada gjithashtu u bë shumë virale pak kohë më parë, pasi humbi shumë kilogramë, gjë që la ndjekësit e saj të habitur nga transformimi, plot 30 kilogramë më pak. Sot ajo do të ndajë me publikun e “Rreze Dielli” disa të pathëna nga karriera dhe sekretin e dobësimit të saj.