• VIDEO

    Akuzat e Berishës për Majkon/ Valteri: Mos e merrni seriozisht! Çaça: Përgjimi i SHISH mund të jetë i vërtetë! Petraj: Besoj se është inekzistent! Karaj: Duhet ta referonte

    Një tjetër temë e emisionit të sotëm në ‘Repolitix” të Report TV kanë qenë akuzat e Sali Berishës ndaj deputetit socialist Pandeli Majko, se është përgjuar nga SHISH duke e implikuar në një bisedë aferë në tavolinë

  • VIDEO

    Detaji në ‘Repolitix’/ Ish-deputeti Valteri: Belind Këlliçi pagoi për foton me Trump, ka prova dhe faturë! Do ketë kallëzim në vijim

    Por nuk është vetëm Ilir Meta dhe Partia e Lirisë që kanë halle penale dhe juridike me çështjen e lobimit në SHBA. Një tjetër emër në skenë është edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Ish-deputeti Halit Valteri zbulon detajet se foto te 'dera e halesë' nuk u bë me 'zero lekë'

  • VIDEO

    Debati në Report TV/ Juristi Karaj: Meta është ‘kurban i reformës në drejtësi’, e ka kuptuar se ka prova dhe s’është çështje politike! Çaça: PL rrezikon

    Të ftuarit në emisionin ‘Repolitix’ të Report TV mbrëmjen e sotme thanë se Ilir Meta dhe Partia e Lirisë rrezikojnë shumë, pasi ka 3 procedime që mund të procesohen dhe të dënohet për të treja në bashkim dënimesh.

    Gjithashtu  pritet të pyeten edhe persona të tjerë për këtë çështje, për ta hetuar me thellësi juridike dhe ligjore, pasi do të duhen edhe ekspertët kontabël. 

    Juristi Leonard Karaj ndau mendimin se Meta është ‘kurban i reformës në drejtësi’ dhe se ka kuptuar se ka prova dhe s’është çështje politike

  • VIDEO

    Rrëfehet Topi: E vërteta e 21 janarit dhe të fshehtat e dyshes Rama-Berisha

    Ish-presidenti Bamir Topi është i gatshëm të dëshmojë për 21 janarin, por thotë se nuk është thirrur nga SPAK. Topi thotë se Berisha e sheh pushtetin me dylbi dhe se gjithë aksioni i tij politik përqendrohet tek lufta që të ruajë ‘domeinin’ e kryetarit të opozitës.

    • VIDEO

      E vërteta e armëve në kishë nga Sigurimi i shtetit

       

      Ngjarja e futjes së armëve në Kuvendin Françeskan në Shkodër nga Sigurimi i shtetit, edhe pse kanë kaluar mbi 78 vjet, ngjall ende diskutime mbi faktin se si u futën armët në kishë, por edhe se çfarë kërkonte Sigurimi I shtetit të gjente aty me insistim.

    • VIDEO

      Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje

      Ndërsa kanë mbetur vetëm 33 ditë nga dita e votimit për parlamentin e ri të Kosovës, diplomati i karrierës, Lutfi Bilalli, përshkroi për Report Tv se si po zhvillohet fushata elektorale atje dhe fokusin e partive në këto zgjedhje.

    • VIDEO

      ‘Studio Live’ për zgjedhjet, Elezi: PL s’mund ta luftojë korrupsionin, Berisha-Meta paterica të Ramës! Bala: Berisha ka humbur vota! Basha: Sipas sondazheve, opozita fiton me 65%

      Si do shkojnë zgjedhjet e 11 Majit 2025, cilat forca do triumfojnë dhe a do të ndikojë puna e SPAK te situata politike këtë vit.

      Këto ishin disa nga temat e tjera të diskutuara në panelin e “Studio Live” mbrëmjen e sotme.

      Më i ashpër ka qenë ish-kreu i PD, Ibsen Elezi, që teksa quan dyshen Berisha-Meta si “paterica të Ramës”, thekson se të tre kanë aktualisht vetëm hallin të ruajnë pasuritë, lirinë dhe pushtetin. Kjo, pas halleve dhe telasheve që u ka hapur SPAK-u.

      “Problemi i përbahkët i kësaj kupole politike, Berisha-Rama-Meta apo dhe Basha, mënyra si e fokusojnë retorikën, që është kundra njëri-tjetrit, por me një kod. I bëhet presion Ramës se ai ka kapur SPAK. Retorika e tyre ka të bëjë për të qenë në politikë, për të qenë faktor në këtë politikë. Psh. Berisha partinë e ka tani me figura që nuk kanë vlerë, por ku edhe ata pritet të goditen nga SPAK. Ka autokraci në atë parti, kanë modelin e autokracisë, vendosin gjithçka vetë. Rama ka ndërtuar kupolë politike dhe ekonomike, ku janë zhytur edhe Berisha e Meta. Por opozita nuk hedh dritë, sepse zbulon dhe veten. Ia kam thënë Berishës që në përballje me të se nuk e lufton dot qeverinë dhe oligarkët se i ke deputetët pjesë. Pastrohen miliarda euro në vit, 3,8 miliardë, janë të ndërtuara marrëdhëniet në kompleksitet, sa paratë e këtyre mund të jenë në bankat e nivelit të dytë. Edhe SPAK nuk e nxjerr dot këtë skemë komplekse”, u shpreh Elezi.

    • VIDEO

      'Berisha bëri ballkonin foltore politike', Mentor Kikia: Të njëjtën gjë po bën me paraqitjen në SPAK! Gjuha ndaj prokurorëve 'autogol'

      Analisti Mentor Kikia foli në Report Tv me lidhje Skype sa i përket zhvillimeve politike këtë fillim viti, i cili ka nisur me paraqitjen e Berishës dhe Metës në SPAK.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 7 Janar 2025 – Receta të shpejta / Horoskopi për muajin Janar nga Jorgo Pulla

      Zonja Albana solli katër sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Peshk merluc me perime në furrë / Pure patate / Tavë brokoli me fileto pule dhe pana / Omletë me speca dhe gjizë. 

      Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Janar për 12 shenjat e zodiakut. Muaji Janar është muaj i shumë vendimeve dhe çështjeve të rëndësishme, tha Jorgo, duke paralajmëruar se do të ketë shumë zhvillime në fushën e yjeve. "Muaji i parë i vitit fillon me një ndjenjë optimizmi. Ndërsa Mërkuri në Shigjetar e largon mendjen nga përditshmëria ndonjëherë monotone, ndikimi i hënës së re, ju shtyn të planifikoni synimet dhe planet për vitin 2025. Kalimi i Aferditës tek Peshqit në fillim të muajit, do t'ju kujtojë nevojën për organizim dhe qëndrueshmëri që është e nevojshme për çdo sipërmarrje të re. Në të njëjtën kohë, do të promovojë idetë tuaja dhe ndjekjet tuaja për frymëzim, imagjinatë krijuese dhe besim në diçka më të madhe se vetja" thekson Pulla, duke nënvizuar se ia vlen të vazhdoni t'i jepni dashuri dhe përkushtim çdo gjëje që bëni. Dashuria dhe përkushtimi janë forca shtytëse për të ecur përpara me siguri dhe sukses si dhe për të përfituar nga çdo mundësi. Pak kujdes nga mesi i muajit, pasi Hëna e plotë mund t'ju bëjë pak më emocionues ku disa ngjarje do t'i përjetoni më intensivisht se ç'duhet.

    • VIDEO

      'Kujdes, ky Janar do të sjell...' Jorgo Pulla paralajmëron një muaj plot zhvillime, por dhe vështirësi

      Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Janar për 12 shenjat e zodiakut. Muaji Janar është muaj i shumë vendimeve dhe çështjeve të rëndësishme, tha Jorgo, duke paralajmëruar se do të ketë shumë zhvillime në fushën e yjeve. "Muaji i parë i vitit fillon me një ndjenjë optimizmi. Ndërsa Mërkuri në Shigjetar e largon mendjen nga përditshmëria ndonjëherë monotone, ndikimi i hënës së re, ju shtyn të planifikoni synimet dhe planet për vitin 2025. Kalimi i Aferditës tek Peshqit në fillim të muajit, do t'ju kujtojë nevojën për organizim dhe qëndrueshmëri që është e nevojshme për çdo sipërmarrje të re. Në të njëjtën kohë, do të promovojë idetë tuaja dhe ndjekjet tuaja për frymëzim, imagjinatë krijuese dhe besim në diçka më të madhe se vetja" thekson Pulla, duke nënvizuar se ia vlen të vazhdoni t'i jepni dashuri dhe përkushtim çdo gjëje që bëni. Dashuria dhe përkushtimi janë forca shtytëse për të ecur përpara me siguri dhe sukses si dhe për të përfituar nga çdo mundësi. Pak kujdes nga mesi i muajit, pasi Hëna e plotë mund t'ju bëjë pak më emocionues ku disa ngjarje do t'i përjetoni më intensivisht se ç'duhet.

    • VIDEO

      Nesër sondazhi në Report Tv/ Si ndahen mandatet në Elbasan, Fier, Berat, Korçë e Vlorë! Si do të ishte vota e emigrantëve në këto 5 qarqe

      Të mërkurën në Repolitix ora 21:00 rikthehet sondazhi për qarqet më të rëndësishme të jugut në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën.

    • VIDEO

      Omletë me speca dhe gjizë / Super shije në vetëm 2 minuta nga zonja Albana

      Omletë me speca dhe gjizë

      Përbërësit:

      • 2 speca
      • 2 vezë
      • 2 lgj gjizë
      • 1 lgj miell
      • 1 lgj gjalpë
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Lajmë dhe presim specat në shirita. I përziejmë të gjitha produktet në një tas dhe i kalojmë në tigan me yndyrë. Vendosim kapakun dhe e lëmë omletën të bëhet me ngadalë.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv