Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Shporta brumi të mbushura me mish viçi dhe perime / Qofte me bukë dhe erëza / Sallatë me kos.
Festat e fundvitit janë një moment i shumëpritur nga të gjithë. Mbledhja me njerëzit e dashur pranë një tryeze festive, bën që shpesh herë të harrojmë rrezikun që shkaktohet nga ngrënia me tepricë e ushqimeve plot yndyrë dhe sheqer, por dhe konsumimit të alkoolit. Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” u ndalëm pikërisht këto pak orë para festave për kujdesin që duhet të tregojnë më së shumti personat që vuajnë nga zemra, diabeti, tensioni apo kolesteroli i lartë. Cilat janë rrisqet që vijnë nga teprimi me ushqimin? Cilat janë ato ushqime, bimë apo erëza që nuk duhet të mungojnë kurrësesi në tryezën festive. Në studion e “Rreze Dielli”, Ylli Merja tregon dhe një menu të darkës së Vitit të Ri për një çift me diabet dhe kolesterol.