Sallatë me kos, pak përbërës dhe shumë shije nga zonja Albana

30 Dhjetor 2024, 11:22

Sallatë me kos

Përbërësit:

  • 1 kastravec
  • 2 domate mesatare
  • 1 spec jeshil
  • 2 lgj majdanoz ose kopër
  • 1 filxhan kos
  • 1-2 lgj vaj ulliri
  • 1 thelpi hudhër
  • Kripë, piper sipas shijes
  • Pak limon ose uthull (opsionale)

Përgatitja:

Në një tas të madh vendosim kastravecin, specin dhe domatet të prera në kubikë. Shtojmë majdanozin ose koprën dhe i përziejmë mirë. Në një enë tjetër përziejmë kosin me hudhrën, vajin e ullirit, kripën dhe piperin. Shtojmë pak lëng limoni ose uthull, nëse dëshirojmë. E trazojmë mirë dhe e shtojmë salcën e kosit mbi sallatën me perime.