• VIDEO

    Festat e fundvitit, policia rrit masat e sigurisë! Shtohet prezenca policore në pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike në të gjithë vendin

    Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash, për garantimin e rendit në vend gjatë festave të fundvitit. Sipas policisë, për të shmangur radhët e gjata në pikat kufitare në të gjithë vendin do të shtohen sportelet.  

  • VIDEO

    Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë

    Analisti Martin Leka foli në Report Tv lidhur me protestën e djeshme të Partisë Demokratike dhe opozitës ku për gati 3 orë u bllokua trafiku në 5 akse të kryeqytetit. Leka tha për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se kjo protestë ishte një përsëritje e atyre të mëparshme me pak njerëz dhe skenar të njëjtë.

  • VIDEO

    Nesër sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

    Të mërkurën në Repolitix ora 21:00 vjen sondazhi për disa nga qarqet më të rëndësishme të vendit në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën.

    Nëse do të votohej sot si do të ndaheshin mandatet për qarkun e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Dibrës dhe Lezhës ? Po vota e emigrantëve si do të ishte në këto 5 qarqe?

    Çfarë mendojnë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit për vendimin më të fundit të qeverisë për ndalimin e Tik-Tok-ut?

    Na ndiqni të mërkurën ora 21:00 në Repolitix me të dhënat e sondazhit të fundvitit.

  • VIDEO

    Mbyllja e TikTok, drejtoresha e Agjencisë së Inovacionit në Report Tv: Algoritmi i kësaj platforme krijon varësi! Duhen përdorur teknologji të shëndetshme

    Drejtoresha e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës, Ledi Imeraj ishte e ftuar në Report Tv ku foli mbi vendimin e qeverisë Rama për të mbyllur platformën Tik Tok për një vit.

  • VIDEO

    Ndryshime të mëdha për 2025, parashikimi vjetor i horoskopit nga Jorgo Pulla: Kujdes ekonomia dhe…

    Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri parashikimin vjetor të detajuar për 12-të shenjat zodiakale për vitin 2025 duke u ndalur tek specifikat e secilës shenjë në fushën e karrierës, ekonomisë dhe dashurisë. ”Ky vit është shumë i rëndësishëm për të gjithë dhe do të ketë një ndikim shumë të madh në të gjithë shenjat, ndikim i cili do të vijojë deri në vitin 2027” tha Jorgo në fillim të bisedës, duke shtuar se viti 2025 sa i takon mundësive do të jetë viti i Virgjëreshës dhe i Peshqve. ”Këto dy shenja kanë vuajtur shumë, ndaj ky do të jetë viti i tyre i revanshit” shtoi Jorgo. Për Peshqit është mundësia më e mirë që të ndreqin shumë çështje të së shkuarës dhe të marrin më të mirat e këtij viti.”Sa i takon të gjitha shenjave, mund të themi se 2025 do të jetë një vit disi i shtrënguar financiarisht. Duhet të kemi vëmendje në ekonomi, por dhe në dashuri! Kujdes, kujdes, do të kemi shumë thashetheme, por jo gjithçka duhet të merret për bazë” paralajmëron astrologu Jorgo Pulla. Por çfarë thonë yjet më specifikisht për çdo shenjë të zodiakut për vitin 2025?

  • VIDEO

    Sallatë ruse nga zonja Albana/Ja sa shpejt e realizoni mbretëreshën e tryezës festive

    Sallatë ruse

    Përbërësit:

    • 4 patate mesatare
    • 3 karrota
    • 1 filxhan bizele
    • 3-4 kastravecë turshi
    • 2-3 vezë të ziera fort
    • 200 gr majonezë
    • 150 gr sallam / proshutë e tymosur (opsionale)
    • Kripë dhe piper sipas shijes

    Përgatitja:

    Qërojmë patatet dhe karrotat, i presim në kubikë të vegjël dhe i ziejmë veçmas derisa të zbuten (por jo shumë të buta që të prishen). I kullojmë dhe i lëmë të ftohen. Ndërkohë presim kastravecat turshi në copa të vogla duke u siguruar që të mos kenë lëng. Grijmë vezët e ziera dhe nëse përdorim sallamin e presim gjithashtu në copëza të vogla. Në një tas të madh bashkojmë patatet, karrotat, bizelet, kastravecat turshi dhe vezët. Shtojmë majonezën, kripën dhe piperin duke i trazuar me kujdes. Vendosim sallatën në një tas ose tabaka, e lëmë të ftohet në frigorifer për të paktën 1-2 orë para servirjes. Sipas dëshirës mund ta zbukurojmë sipër me bizele, feta veze të ziera ose kastravec turshi.

  • VIDEO

    Role gici e mbushur shoqëruar me patate të marinuara furre nga zonja Albana

    Role gici e mbushur shoqëruar me patate të marinuara

    Përbërësit:

    • 1 kg mish derri (fileto ose shpatull)
    • 200 gr proshutë e tymosur
    • 100 gr djathë kaçkavall / mozzarella
    • 100 gr spinaq
    • 2 thelpinj hudhër
    • 3 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1 gotë verë e bardhë
    • Kripë, piper i zi
    • Rozmarinë,  trumzë

    Për patatet:

    • 500 gr patate të vogla
    • 2 lugë gjelle mustardë
    • 2 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1 lugë çaji hudhër pluhur
    • 1 lugë rigon i thatë
    • Spec i kuq pluhur
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Fillimisht përgatisim mishin, e hapim horizontalisht në mënyrë që të krijojmë një shtresë të gjerë dhe të hollë. E rrahim lehtë me çekiç kuzhine për ta zbutur. Vendosim mbushjen: proshutën, djathin dhe spinaqin. Rrotullojmë mishin me kujdes duke e lidhur me spango kuzhine për të mbajtur formën. Më pas lyejmë rolenë me hudhër, kripë, piper, rozmarinë dhe trumzë. Në një tigan të madh ngrohim vajin dhe skuqim rolenë nga të gjitha anët derisa të marrë një ngjyrë të artë. E vendosim në një tavë, shtojmë verën e bardhë dhe e mbulojmë me letër alumini. E pjekim në 180°C për 50-60 minuta, në 15 minutat e fundit largojmë letrën për të marrë një kore të artë. Ndërkohë përgatisim salcën marinuese për patatet. Në një enë të madhe përziejmë mustardën me vajin, kripën, piperin e zi, specin e kuq pluhur, rigonin dhe hudhrën pluhur. Shtojmë patatet dhe i përziejmë mirë. I vendosim patatet në një tavë me letër pjekje në furrë në 200°C për 25-30 minuta. Pasi mishi të jetë pjekur, largojmë spangot, e presim rolenë në feta dhe e servirim me patatet e pjekura.

  • VIDEO

    Kërpudha të mbushura nga zonja Albana

    Kërpudha të mbushura

    Përbërësit:

    • 500 gr kërpudha të mëdha
    • 100 gr proshutë
    • 100 gr djathë kaçkavall
    • 50 gr krem djathi / djathë të bardhë të butë
    • 2 lugë gjelle bukë të thekur
    • 2 thelpinj hudhër
    • 2 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1 lugë çaji majdanoz i grirë

    Përgatitja:

    Pastrojmë kërpudhat me një peshqir të lagur dhe largojmë kërcellin me kujdes. Bëjmë një hapësirë të vogël brenda për mbushje. Në një tas përziejmë proshutën e grirë, djathin kaçkavall, kremin e djathit, hudhrën, bukën e thekur, majdanozin dhe erëzat. I përziejmë mirë derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme. Me kujdes mbushim çdo kërpudhë me përzierjen e përgatitur, e shtypim pak që mbushja të qëndrojë e qëndrueshme. I vendosim kërpudhat në një tavë të lyer me pak vaj ulliri, i spërkasim me pak djathë kaçkavall dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 15-20 minuta.

  • VIDEO

    Protesta e PD-së, 7 të arrestuar, 21 protestues në hetim! Noka goditi efektivin, procedohet penalisht bashkë me 39 deputetë e zyrtarë të opozitës

    Lidhur me protestën e djeshme të PD-së ku për rreth 3 orë u bllokuan disa akse në kryeqytet, policia ka arrestuar 7 qytetarë, ndërsa në hetim janë dhe 40 deputetë dhe zyrtarë të opozitës.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 24 dhjetor 2024

      Titujt e gazetave për sot, nga 100 kamikazë të Berishës marrin peng për disa orë Tiranën te policia godet nën/kryetarin e Kuvendit e deri tek protestë popullore apo protestë kundër popullit?

    • VIDEO

      Berisha me 300 veta BLLOKON rrugët/ Spahiu: Pse s'protestoni te Rama po te Veliaj?! | E PLOTË

      Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv komenton protestën e opozitës në Tiranë, ku një grusht militantësh bllokuan 5 kryqëzime kryesore. Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Spahiu ironizon opozitën duke thënë se “a do vazhdojë protesta nesër, apo deputetët do ikin me pushime?”.

      Spahiu shprehet se nuk i korrespondon vendi i protestës me qëllimin, pasi kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit para Bashkisë së Tiranës.

    • VIDEO

      Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv