• VIDEO

    'Eksperienca estetike', Elektroshok nga profesor Ardian Ndreca

    Estetika është nëna e etikës – shprehej poeti Josif Brodskij, edukimi nëpërmjet saj është themelor në një kohë kur e shëmtuara na ka rrethuar nga të gjitha anët. E bukura dhe arti përbëjnë dimensionin e vetëm përbashkues që mund të na shpëtojë nga regresi moral dhe intelektual dhe nga individualizmi.

  • VIDEO

    Mbledhja e dy Kuvendeve, diplomati në 'Studio Live': Rama dhe Kurti të tejkalojnë inatet dhe barrierat

    Diplomati i karrierës Lutfi Bilalli komentoi mbledhjen e sotme të dy Kuvendeve Kosovë Shqipëri në Prishtinë. Bilalli thotë se takimi i dy parlamenteve vlerësohet si një hap i rëndësishëm për të forcuar koordinimin mes dy vendeve motra dhe për të ndërtuar një të ardhme më të bashkërenduar jashtë ceremonive simbolike.

  • VIDEO

    Sulmi rus ndaj ambasadës shqiptare në Kiev, diplomati: Shkelje e rëndë ekstraterritorialiteti! Sinjal nga Rusia ndaj atyre që duan të ndihmojnë Ukrainën

    Sipas diplomatit të karrierës Lutfi Bilalli sulmi rus edhe ndaj ambasadës shqiptare në Kiev është një shkelje e rëndë ekstraterritorialiteti.

  • VIDEO

    'Parashqevia ka nevojë për mbështetje shpirtërore', Gëzim Tushi: Çdo njeri i famshëm në Shqipëri anatemohet! U shfaqën moralistët më këshilla, llafazanëri sociale

    Studiuesi Gëzim Tushi trajtoi një analizë të gjerë sociologjike dhe psikologjike lidhur me rastin e Parashqevi Simakut, duke u ndalur në aspekte të ndryshme të reagimit shoqëror dhe jetës së saj personale.

  • VIDEO

    Mbledhja e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri, Kreshnik Çollaku: Ngjarje pozitive! Rama provokoi, bëri fushatë kundër Kurtit

    Mbledhjen e dy Kuvendeve Kosovë-Shqipëri, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku e ka quajtur historike. Në ‘Studio Live’ për Arbër Hitajn, Çollaku theksoi se mbledhje të tilla nuk duhet të jenë më ceremoniale, por tani e tutje në nivel bashkëpunimi dhe bashkërendimi planesh.

  • VIDEO

    Emisioni 20 Dhjetor 2024, Receta/ Simbolika & bestytni festash/ Këshilla, flokë e grim

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me përshesh me bukë misri / Boçe pishe, ëmbëlsirë e Krishtlindjes / Antipastë festive.

    Jemi në muajin e fundit të vitit, afër festave dhe sidomos në natën e ndërrimit të viteve ka disa rituale të cilat ne si popull herë i zbatojmë e herë jo. Cilat janë disa nga ritualet më të rëndësishme dhe kuptimi i tyre, si kanë lindur ato, por dhe cilat janë disa nga bestytnitë më të njohura, sa të vërteta janë apo çfarë legjendash fshihen pas tyre, i diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me teologun e njohur Miron Çako. Çfarë simbolizon pema e Vitit të Ri, po dekoret si kanë ndryshuar ndër shekuj nga mollët e degët natyrale tek topat shumëngjyrëshe. Simbolikat e ushqimeve të ndryshme si thjerrëzat, shegët, arra, rrushi, e shumë të tjera, çfarë mendon teologu për këto, a sjellin me të vërtetë fat? Cili është mesazhi dhe kuptimi i vërtetë i festës së Krishtlindjes?

    Jemi në prag festash! Disa këshilla të vogla për të qenë në maksimumin tuaj pa shumë përkushtim nuk janë kurrë të tepërta. Një mënyrë për të rënë në sy tek miqtë dhe të afërmit është me siguri të zgjidhni dhe modelin e duhur të flokëve për festa. Shumë shpesh fytyra jonë dhe në përgjithësi veshja jonë mund të duket jo aq bukur nëse s'do keni një model flokësh të zgjedhur mirë, gërshet, bisht kali, topuz apo flokë të lëshuar janë zgjedhjet më të pëlqyera gjatë festave. Modeli i duhur i flokëve kompleton dhe transformon look-un tuaj, ndaj në studion e "Rreze Dielli" me Olti Shulla japim disa këshilla për gratë dhe vajzat për modelet e flokëve më të bukura për t'i mbajtur plot elegancë e shkëlqim gjatë festave të fund vitit.

  • VIDEO

    Ja modeli i flokëve që ju duhet në këto ditë festash / Këshilla për gratë dhe vajzat nga Olti Shulla

    Jemi në prag festash! Disa këshilla të vogla për të qenë në maksimumin tuaj pa shumë përkushtim nuk janë kurrë të tepërta. Një mënyrë për të rënë në sy tek miqtë dhe të afërmit është me siguri të zgjidhni dhe modelin e duhur të flokëve për festa. Shumë shpesh fytyra jonë dhe në përgjithësi veshja jonë mund të duket jo aq bukur nëse s'do keni një model flokësh të zgjedhur mirë, gërshet, bisht kali, topuz apo flokë të lëshuar janë zgjedhjet më të pëlqyera gjatë festave. Modeli i duhur i flokëve kompleton dhe transformon look-un tuaj, ndaj në studion e "Rreze Dielli" me Olti Shulla japim disa këshilla për gratë dhe vajzat për modelet e flokëve më të bukura për t'i mbajtur plot elegancë e shkëlqim gjatë festave të fund vitit.

  • VIDEO

    Nga simbolikat tek bestytnitë e festave…Cilat sjellin me të vërtetë fat?/ Ja ç’thotë teologu Çako

    Jemi në muajin e fundit të vitit, afër festave dhe sidomos në natën e ndërrimit të viteve ka disa rituale të cilat ne si popull herë i zbatojmë e herë jo. Cilat janë disa nga ritualet më të rëndësishme dhe kuptimi i tyre, si kanë lindur ato, por dhe cilat janë disa nga bestytnitë më të njohura, sa të vërteta janë apo çfarë legjendash fshihen pas tyre, i diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me teologun e njohur Miron Çako. Çfarë simbolizon pema e Vitit të Ri, po dekoret si kanë ndryshuar ndër shekuj nga mollët e degët natyrale tek topat shumëngjyrëshe. Simbolikat e ushqimeve të ndryshme si thjerrëzat, shegët, arra, rrushi, e shumë të tjera, çfarë mendon teologu për këto, a sjellin me të vërtetë fat? Cili është mesazhi dhe kuptimi i vërtetë i festës së Krishtlindjes?

  • VIDEO

    Pulë me përshesh me bukë misri / Shije speciale nga zonja Albana

    Pulë me përshesh me bukë misri

    Përbërësit:

    • 1 pulë
    • 100 gr gjalpë
    • Nenexhik
    • Kripë, piper
    • Qepë të njoma
    • Bukë misri
    • Vaj luledielli
    • Cipë limoni

    Për bukën e misrit:

    • 3 filxhan çaji miell misri
    • 2 filxhan çaji kos
    • 2 vezë
    • 1½ filxhan çaji vaj ulliri
    • Sodë bukë

    Përgatitja:

    Fillimisht lajmë pulën, e lëmë të kullojë dhe më pas e fshijmë me letër kuzhine. Me lëkurën e limonit lyejmë pulën. Hapim lëkurën dhe pastrojmë pjesën e brendshme me kartopecetë që të mos ketë lëngje. E lyejmë pulën me vaj luledielli dhe e vendosim në furrë me kapak në 210 gradë dhe më pas e ulim temperaturën. Me lëngun që lëshon e lyejmë herë pas here. Nga fundi i pjekjes largojmë kapakun që pula të marrë ngjyrën e kuqërremtë. Përgatisim përsheshin. Vendosim në një tigan të madh, gjalpin dhe qepët e njoma dhe i kaurdisim. Sapo të ulet vëllimi i qepëve hedhim kripën. Bukën e misrit e bëjmë copëza-copëza dhe e kalojmë pak në tigan. Më pas shtojmë lëngun e mishit që ka mbetur në tavë. Shtojmë qepët e njoma dhe nenexhik, e trazojmë mirë duke e lënë me pak lëng dhe yndyrë.

  • VIDEO

    Boçe pishe, ëmbëlsirë e Krishtlindjes nga zonja Albana

    Boçe pishe, ëmbëlsirë e Krishtlindjes

    Përbërësit:

    • 170 gr biskota
    • 75 gr gjalpë
    • 150 ml qumësht
    • 4 lgj kakao
    • 2 lgj sheqer pluhur
    • Konfleks çokollate për zbukurim

    Përgatitja:

    Fillimisht grijmë biskotat sa më të imta dhe i vendosim në një tas ku shtojmë gjalpin e temperaturës së ambientit,  kakaon dhe sheqerin pluhur. I trazojmë mirë duke shtuar qumështin pak nga pak dhe duke e përzier derisa masa të lidhet plotësisht. Më pas krijojmë format e biskotave, të cilat duhet të marrin një formë si një boçe pishe, duke përdorur këtu edhe konfleksat e çokollatës që do t'ia vendosim brumit të krijuar, sipër e spërkasim me pak sheqer pluhur për t'i dhënë më shumë ëmbëlsi.

  • VIDEO

    Antipasta festive që realizohen në çast nga zonja Albana

    Jemi në prag festash dhe antipastat janë kryefjala e tryezave tona festive / Ja sa shpejt dhe bukur realizoni një antipastë plot shije për këto ditë festive

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 20 dhjetor 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga mesazhi i Amerikës që të zgjatet mandati i prokurorëve të SPAK te Dumani thotë se u janë kërcënuar edhe familjet e deri tek Asllani magjeps Interin me gol direkt nga kornia.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv