-
VIDEO
Spahiu: PD e sotme disa herë më e dobët sesa në vitin 2013 kur humbi me 1 milion vota
Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv analizoi gjendjen aktuale të Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si disa herë më të dobët krahasuar me periudhën kur humbi zgjedhjet e vitit 2013 me një diferencë prej 1 milion votash.
Në një deklaratë për Report TV, Spahiu theksoi se PD ka kaluar nga një forcë politike me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare dhe arritje historike, në një parti të përçarë, në konflikt me aleatët ndërkombëtarë dhe të izoluar politikisht.
-
VIDEO
Teliti te ‘5 Pyetjet’: Gjekmarkaj u dhunua nga policia! Ironizon Hitaj: Mund të themi se ishte atentat i organizuar nga Rama, por s’është asht
Dorian Teliti nga Partia Demokratike i ftuar në Report Tv foli për protestën e sotme të opozitës në Tiranë. Ai thotë se protestat do të vijojnë deri në realizimin e kërkesës së tyre: qeveria teknike. Në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Teliti u ndal edhe tek incidenti me deputetin Agron Gjekmarkaj i cili humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë gjatë përplasjve që bashkë me protetsueist kishin me efektivët.
-
VIDEO
Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?
Sa i takon protestave të thirrura nga Partia Demokratike, juristi Kreshnik Spahiu ngre pyetjen se përse ka 4 muaj që nuk protestohet para Kryeministrisë? I ftuar në Report Tv, Spahiu shprehet se nuk i korrespondon vendi i protestës me qëllimin, pasi kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit para Bashkisë së Tiranës.
"Ka 6 muaj që kërkohet qeveri teknike, janë mbi 200 protesta, të gjitha para bashkisë asnjë para krye. Kërkohet bashki teknike, apo qeveri teknike. Duhet të protestojmë të dyert e Ramës nëse kërkohet largimi. Është krejt normale dhe ky duhet të jetë qëllimi, por nuk më funksionin vendi me objektivin, ka diçka që nuk shkon, të gjitha kanë rrjedhur që kur PD bëri marrëveshjen me PD për lista e mbyllura amnistinë, dhënia e vulës. Ka një teatër që këta i largohen dyerve të kryeministrisë", tha Spahiu për Report Tv.
-
VIDEO
Ironia e Spahiut: A do vazhdojë protesta nesër, apo deputetët do ikin me pushime?
Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv komenton protestën e opozitës në Tiranë, ku një grusht militantësh bllokuan 5 kryqëzime kryesore.
-
VIDEO
Protesta masive në Beograd, gazetari nga Presheva në Report Tv: Më e madhja ndonjëherë që kur u rrëzua Millosheviçi! Sjellja arrogante e Vuçiç i ka irrituar më shumë qytetarët
Qindra mijëra studentë, qytetarë, sindikata fermerësh mbushën dje rrugët e Beogradit në një protestë masive. Kërkesa e protestës ishte vënia para përgjegjësisë e fajtorëve lidhur me tragjedinë e Novi Sadit, disa javë më parë në Serbi, ku ra çatia e një stacioni treni dhe humbën jetën 15 persona.
Ajo që nxehu gjakrat ka qenë edhe sjellja e arrogante e autoriteteve. Gazetari nga Presheva, Valon Arifi dha më shumë detaje në Report Tv mbi këto protesta masive. Për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’, Arifi deklaron se kjo ishte protesta më e madhe ndonjëherë në Serbi pas asaj të 5 tetorit 2000 kur ra nga pushteti Sllobodan Millosheviç.
-
VIDEO
Protesta te 'Sheshi Uillson', bllokohen të dyja krahët e rrugës! Nuk ka incidente, PD-së i bashkohen aleatët e PR dhe PL
Vijon protesta te “Sheshi Uillson”, ndërsa nuk raportohen incidente, por i gjithë sheshi është i bllokuar.
Gazetarja e Report TV, Raziela Myslimaj informoi se të dyja kahet e qarkullimit janë bllokuar në orën 5.
Ka shkuar në qetësi dhe pa incidente. Thirrje të policisë, ndaj organizatorëve dhe veçanërisht Gazment Bardhi. Policia e cilëson vepër të kundraligjshme, pasi është bllokuar rruga për qytetarët. Por Bardhi ka thënë se Policia ishte njoftuar dhe tubimi është kushtetues.
Prezent me PD edhe aleatët e saj, si kryetari i Republikanëve, Fatmir Mediu dhe ata të PL, Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho.
Policia ka ngritur dy kordonë. Protestuesit janë përhapur në të gjithë sheshin, por koha e keqe nuk i favorizon.
-
VIDEO
Zhduket pas konfliktit me babain, i vëllai: E vërteta mbahet “peng” brenda familjes
Ëndërronte të shkonte në Itali, Sandër Pina është një 48-vjeçar nga fshati Luar i Roskovecit i cili rezulton i zhdukur për familarët që ditën kur këtë ëndërr vendosi ta bënte realitet.
Ishte një 22-vjeçar kur doli nga shtëpia e tezes në Durrës dhe me një maune vendosi të emigrojë drejt shtetit italian, konkretisht në Breshia nga ku telefonoi famijarët të cilëve u pohoi se kishte mbërritur shëndoshë e mirë, por që prej atij momenti ata nuk mundën t’ia dëgjonin më zërin. Familja Pina nuk reshten kurrë së kërkuari edhe pse nuk gjetën asnjë gjurmë nga Sandri, por dyshimi kryesor i tyre është tek tezja e 48-vjeçarit e cila mund të ketë pasur dijeni mbi fatin e këtij të fundit. Kjo për arsye se gjithmonë ajo kishte shprehur dëshirën që Sandër Pinën ta birësonte dhe ishte personi i fundit që e takoi 22-vjeçarin e asaj kohe.
Kanë kaluar plot 26 vite dhe nëna me lotë në sy pret dita ditës te dera e shtëpisë se mos një ditë djali i saj do të rikthehet.
I ati i 48-vjeçarit u largua nga kjo jetë me një brengë shumë të madhe pasi nuk mundi të mësojë asgjë mbi fatin e të birit.
26 vite ne ankth e trishtim edhe pse lotët u janë tharë, familja e Sandër Pinës, ende jane në kërkim të tij me shpresën se një ditë ai do të kthehet sërisht tek ta.
-
VIDEO
Debati për mbylljen e TikTok-ut/ Aldor Nini: Kompania mund të na hedhë në gjyq, bëmë reklamë negative! Hazizaj: Shkel të drejtat! Koçibellinj: Mbrojmë fëmijët
Verdikti i qeverisë për mbylljen e tiktokut vijon të shkaktojë reagime të forta. I ftuar në Report TV, drejtuesi i “Acromax” Aldor Nini thotë se nuk sheh ndryshime të përmbajtjes së videove në rrjete të ndryshme sociale. Kundër mbylljes është edhe Altin Hazizi, ndërsa aktivistja Suela Koçibellinj thotë se tiktoku është burim dhune e bullizmi.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Dhjetor 2024 – Receta/ Thonj të futur në mish, trajtimi natyral
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bugaçe e ëmbël e sherbetosur / Burani me oriz, spinaq dhe qepë të njoma / Supë me kërpudha.
Këmbët përballen çdo ditë me rrugët e gjata dhe me këpucët e parehatshme që mund të shkaktojnë probleme dhe të ndikojnë në shëndetin tonë. Sidomos tani në dimër për arsye të këpucëve të mbyllura shumë njerëz hasin në një problem që në fakt është tepër i zakonshëm, futja e thoit në mish. Gjendja ndodh shpesh kur njerëzit presin thonjtë duke rrumbullakosur cepin e tyre, pasi nëse thonjtë e këmbës lakohen me formën e gishtit, ata mund të kenë tendencën të rriten nën lëkurë. Zakonisht preket më shumë gishti i madh i këmbës. Një thua i rritur në mish mund të shkaktojë dhimbje, lëkurë të përflakur, enjtje dhe ndonjëherë, infeksion rreth thoit të këmbës. Nëse keni diabet ose një gjendje tjetër që shkakton rrjedhje të dobët të gjakut në këmbët tuaja, jeni në rrezik më të madh të komplikimeve të thonjve të futur në këmbë. Në studion e “Rreze Dielli” specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja do të na tregojë sesi të kujdesemi vetë në kushte shtëpie për thonjtë e rritur nën lëkurë, si ti trajtojmë ato në mënyrë natyrale për të shmangur çdo komplikim të mundshëm.
-
VIDEO
Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe
Në një intervistë për Report Tv, eksperti rrugor Gëzim Hoxha sugjeron disa mënyra si të përmirësohet situata dhe qytetarët të mos kalojnë orë të tëra në
-
VIDEO
Ju futen thonjtë në mish? Ylli Merja tregon kurën natyrale që ju shpëton në pak ditë
Këmbët përballen çdo ditë me rrugët e gjata dhe me këpucët e parehatshme që mund të shkaktojnë probleme dhe të ndikojnë në shëndetin tonë. Sidomos tani në dimër për arsye të këpucëve të mbyllura shumë njerëz hasin në një problem që në fakt është tepër i zakonshëm, futja e thoit në mish. Gjendja ndodh shpesh kur njerëzit presin thonjtë duke rrumbullakosur cepin e tyre, pasi nëse thonjtë e këmbës lakohen me formën e gishtit, ata mund të kenë tendencën të rriten nën lëkurë. Zakonisht preket më shumë gishti i madh i këmbës. Një thua i rritur në këmbë mund të shkaktojë dhimbje, lëkurë të përflakur, enjtje dhe ndonjëherë, infeksion rreth thoit të këmbës. Nëse keni diabet ose një gjendje tjetër që shkakton rrjedhje të dobët të gjakut në këmbët tuaja, jeni në rrezik më të madh të komplikimeve të thonjve të futur në këmbë. Në studion e “Rreze Dielli” specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja do të na tregojë sesi të kujdesemi vetë në kushte shtëpie për thonjtë e rritur nën lëkurë, si ti trajtojmë ato në mënyrë natyrale për të shmangur çdo komplikim nga thonjtë e futur në mish.
-
VIDEO
Burani me spinaq, sekreti i shijes unike nga zonja Albana
Burani me spinaq
Përbërësit:
- 1 tufë spinaq
- 1 thelpi hudhër
- 1 qepë të thatë
- 3-4 qepë të njoma
- 3 lugë gjelle oriz
- 1/2 gotë uji
- 4 kokrra vezë
- Kripë, piper të zi
- Arrë moskat
- Kopër, majdanoz
- Pak nenexhik
Përgatitja:
Lajmë spinaqin, e lëmë të kullojë mirë dhe më pas e presim trashë. Në një tigan ngrohim 4 lugë gjelle vaj ulliri dhe vendosim 1 thelpi hudhër për të aromatizuar vajin. Shtojmë qepën e thatë të grirë hollë dhe e lëmë sa të zbutet pak, shtojmë qepët e njoma të prera në unaza, orizin dhe i përziejmë së bashku derisa qepa të ulë volumin. Shtojmë pak ujë dhe e lëmë orizin të ziejë për 8 minuta së bashku me qepën. Shtojmë dhe spinaqin në tigan. E përziejmë me kujdes dhe vendosim kapakun për 2-3 minuta. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper, kopër, majdanoz dhe nenexhik. I përziejmë dhe më pas thyejmë vezët dhe i vendosim mbi spinaq. I spërkasim vezët me pak kripë, ulim temperaturën, vendosim kapakun dhe i lëmë vezët të mpiksen.