• VIDEO

    Supë me kërpudha nga zonja Albana

    Supë me kërpudha

    Përbërësit:

    • 500 gr kërpudha të freskëta
    • 1 qepë mesatare
    • 2 thelpinj hudhër
    • 2 lgj gjalpë / vaj ulliri
    • 1 lugë gjelle miell (opsionale)
    • 1 litër lëng perimesh / lëng pule
    • 200 ml krem pana ose qumësht
    • Kripë, piper sipas shijes

    Përgatitja:

    Ngrohim gjalpin ose vajin në një tenxhere. Shtojmë qepën dhe e kaurdisim derisa të bëhet e artë. Më pas shtojmë hudhrën dhe vijojmë me kaurdisjen për 1 minutë. Shtojmë kërpudhat dhe i skuqim derisa të lëshojnë lëngun dhe të zbuten (rreth 8-10 minuta). Nëse e duam supën pak më të trashë shtojmë miellin dhe e përziejmë mirë derisa të përthithet plotësisht. Hedhim lëngun e perimeve ose lëngun e pulës, e trazojmë dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta. Pasi supa të ketë zier, ulim nxehtësinë dhe shtojmë kremin pana ose qumështin. E gatuajmë për 5 minuta të tjera, pa e lejuar të ziejë fort. Nëse dëshirojmë një konsistencë më të butë, përdorim një blender për ta përpunuar pjesërisht ose plotësisht supën.

  • VIDEO

    Bugaçe e ëmbël me krem e sherbetosur nga zonja Albana

    Bugaçe e ëmbël

    Përbërësit:

    • 1 litër qumësht
    • 200 gr sheqer
    • 100 gr gjalpë
    • 100 gr niseshte misri
    • 4 vezë
    • 1 lugë gjelle vanilje

    Për bazën me petë:

    • 1 pako petë
    • 150 gr gjalpë i shkrirë

    Për sherbetin:

    • 300 gr sheqer
    • 200 ml ujë
    • 1 fetë limoni
    • 1 lugë gjelle mjaltë

    Përgatitja:

    Në një tenxhere përziejmë niseshtenë me pak qumësht derisa të tretet. Shtojmë pjesën tjetër të qumështit dhe sheqerin, e vendosim në zjarr mesatar dhe e trazojmë derisa të trashet. E heqim nga zjarri dhe e  përziejmë me gjalpin, vezët e rrahura dhe vaniljen. E lëmë të ftohet. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe shtrojmë gjysmën e petëve duke i spërkatur me gjalpë midis secilës shtresë. Hedhim sipër kremin e përgatitur dhe e mbulojmë me pjesën tjetër të petëve duke i spërkatur me gjalpë. Presim anët e tepërta dhe sigurohemi që skajet të jenë mirë të vulosura. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 180°C për 30-40 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë. Ndërkohë përgatisim sherbetin duke zier ujin, sheqerin dhe fetën e limonit për rreth 5-7 minuta. E heqim nga zjarri dhe shtojmë mjaltin.

  • VIDEO

    Anastas Janullatos, engjëll apo djall? Esencë-Report Tv

    Çfarë nuk njohim nga ai? Si dhe përse erdhi në Shqipëri? Kush e solli te ne dhe si u zgjodh? Përse paragjykohet dhe anatemohet ende sot? A i ka bërë dëm Shqipërisë dhe shqiptarëve apo vetëm mirë? Anastas Janullatos, engjëll apo djall?! Anastas Janullatos, që nuk keni njohur!

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 23 dhjetor 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga Shqipëria mbyll platformën "TikTok" kompania kërkon sqarime te sot protesta e opozitës rrugët që do bllokohen e deri tek çfarë di Dumani që e tmerron Sali Berishën?

  • VIDEO

    Anastas Janullatos, engjëll apo djall?! Esencë-Report Tv (22.12.2024)

     

    Çfarë nuk njohim nga ai? Si dhe përse erdhi në Shqipëri? Kush e solli te ne dhe si u zgjodh? Përse paragjykohet dhe anatemohet ende sot? A i ka bërë dëm Shqipërisë dhe shqiptarëve apo vetëm mirë? Anastas Janullatos, engjëll apo djall?! Anastas Janullatos, që nuk keni njohur! Esencë, sonte, ora 21:00 në Report Tv.

  • VIDEO

    “Korça në festat e fundvitit” | Veri Jug

     

    Gëzuar krishtlindjet nga qyteti I serenatave, nga Korça. Ndalesë në Radiotelevizionin publik të Korçës dhe takim me personazhin e reportazhit, artistin Sadush Ylli, në rolin e drejtorit të këtij institucioni të fjalës së lirë. Më pas në Pazarin e vjetër, me dy serenatistët Agim Hoxhalli dhe Leonard Terpini. Magjia e serenatave në dy kitara që kumbojnë prej dhjetra vjetësh. Ndiqni reportazhin “Korça në festat e fundvitit” me gazetarin Agim Pipa. 

  • VIDEO

    Linda Kalemi: Përse ka shumë rëndësi qëndrimi i trupit në shëndetin tonë

    E ftuar në emisionin “Klinika 24”, në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte edhe Linda Kalemi, instruktore pilatesi, sikurse dhe këshilluese imazhi.

  • VIDEO

    Mjekja neurologe: Lojërat logjike përmirësojnë dhe rrisin ndjeshëm kujtesën!

    E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte Meri Papajani, mjeke neurologë, e cila foli për ndikimin e lojërave logjike në kujtesë

  • VIDEO

    'Esencë' në REPORT TV/ Sigurimi i Shtetit, si i spiunonte Sabiha Kasimatin, Çabejn, Budën, Gjadrin, Pipën, Kamsin, Kokoshin, Peppon, Qafokun etj…

    Në botimin e Autoritetit të Dosjeve me titull: Roli i shkencës në zhvillimin e shoqërisë gjatë viteve të para të vendosjes së regjimit komunist (1945-1954), disa nga studiuesit tanë, hedhin dritë mbi këto personalitete të përgjuar jo rishtazi prej Sigurimit të Shtetit

  • VIDEO

    Skandal-‘Fëmijët mi la tek dera,makina e priste jashtë’/Burri denoncon guan:Të më japë atësinë dhe…

    Artan Berisha është një 41-vjeçar i cili do të denoncojë gruan e tij për braktisje të dy fëmijëve të mitur e cila prej 1 viti nuk është interesuar më për to.

  • VIDEO

    Shkatërrimi, shkëlqimi dhe historia e Flotës Detare Shqiptare! Esencë-Report Tv

    Cilat ishin ngjaret me më shumë rëndësi në historinë e saj? Kush dhe nga ku u ndikua që ushtarakisht deti shqiptar që të ishte më i sigurtë? Cilat janë përpjekjet me më shumë rëndësi në Historinë e Flotës Ushtarake Detare Shqiptare? I ftuar në studio përballë Eljan Taninit në Esencë ishte Artur Meçollari,

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 21 dhjetor 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga mesazhet e zyrtarit amerikan për SPAK, 5 vjetori i Strukturës së Posaçme dhe zgjatja e mandatit të prokuroreve, Rama dhe Kurti në Parlamentin e Kosovës, super sfida Dinamo-Egnatia

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv