• VIDEO

    Djalin ma zhdukën, tre vite ma mbajnë peng’/Flet nëna:Mbështeste PD-në, me tha…

  • VIDEO

    'Non-grata e Berishës e pakthyeshme', Ngjela: Shpresa te Trump, e kotë! Kërkon të mbaj përkrahësit e tij! Kur erdhi në '92 shkatërroi vendin me urdhër të Beogradit

    Ambasada e SHBA-së ripërsëriti edhe një herë se nuk bashkëpunon me individë non-grata dhe të korruptuar, duke dhënë dhe një herë goditje për Berishën dhe PD-në. Avokati Spartak Ngjela theksoi në ‘Studio Live’ se vendimi i non gratës për Berishën është i pakthyeshëm.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 Dhjetor 2024 – Receta/ Flasim për librin…/ ‘Bëje vetë’ Maskë fytyre & Si të lidhni shallin

    Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe me mish të grirë / Lakër me qumësht dhe vezë në tavë / Supë me oriz dhe domate / Sallatë me domate jeshile.

    Në studion e “Rreze Dielli” në një bisedë të këndshme me kryeredaktoren dhe përkthyesen Aida Baro, e cila flet për pasionin dhe dashurinë për librin, duke përcjellë dhe emocionet e romanit më të fundit të përkthyer prej saj "Jeta e shkurtër e Lukas Santanës", shkruar nga Elvira Dones. Një roman tronditës dhe reflektues mbi të drejtën e jetës, mbi dënimin kapital, mbi jetë të margjinalizuara që nuk arrijnë kurrë të kapërcejnë pragun e varfërisë, mbi sakrifica grash dhe nënash, të humbura qysh në lindje, mbi fate ogurzeza që zor se mund të ndryshohen. "Jeta e shkurtër e Lukas Santanës", nuk është thjesht një roman, por historia e vërtetë e një djaloshi teksan, të cilin Donesi e ka shoqëruar përgjatë verës së mbrame të jetës së tij. Një reflektim mbi dënimin kapital dhe mënyrat perverse të shfrytëzimit të sistemit të drejtësisë, mbi kthesa të fatit dhe përpjekjet e dëshpëruara të shtresave të margjinalizuara për të kaluar një prag të pakapërcyeshëm, një pasqyrë e vetëmohimit të grave në çfarëdolloj sistemi. Një roman koral shumë i fuqishëm, që di të risjellë shpresat dhe dështimet personale përtej ligjeve.

    Pastrimi efektiv i fytyrës mund të bëhet menjëherë në shtëpi, gjithçka që ju nevojitet është pak sodë buke dhe do të keni lëkurë të lëmuar dhe të pastër pa shpenzuar asnjë lek! Në rubrikën “Bëje vetë” në emisionin Rreze Dielli, Niki me Stelën përgatisin një maskë fytyre super ndriçuese dhe pastruese me bikarbonat në vetëm pak sekonda, gjithashtu e shkëlqyer kundër njollave të lëkurës dhe një ndihmë e vlefshme për korrigjimin e papërsosmërive të lëkurës si skuqje, puçrra apo pika të zeza. Ju duhen vetëm 3 produkte që të gjithë i keni në shtëpi dhe realizoni një maskë perfekte, ideale për stinën e dimrit.

    Dimri ka ardhur dhe çdokush kërkon të vishet trashë dhe të ndihet komod. Shall, kapele dhe dorashka janë ndër aksesorët kryesorë të kësaj stine. Nëse ka një aksesor që kemi gjithmonë në dorë sa herë ulen temperaturat, por edhe një aksesor për të cilin kemi nevojë në dimër, është një shall i butë dhe komod. Këtë sezon, shajet vijnë në të gjitha llojet, modelet, gjatësitë, ngjyrat, madje edhe nivelet e peshës, kështu që me to mund të krijosh pa fund stil, pavarësisht rastit. Stela Nikolla në “Bëje vetë” në Rreze Dielli do të na tregojë 5 mënyra të ndryshme sesi të lidhim dhe mbajmë shallin.

  • VIDEO

    SHBA mesazh Berishës, gazetari Poli Hoxha: Iluzion, asnjë shans t’i hiqet non grata

    Gazetari Poli Hoxha komenton në Report Tv mesazhin e qartë të SHBA për ish-kryeministrin Sali Berisha, se nuk bashkëpunojnë me persona të përfshirë në korrupsion madhor.

    • VIDEO

      5 mënyra si të lidhni shallin në dimër

      Dimri ka ardhur dhe çdokush kërkon të vishet trashë dhe të ndihet komod. Shall, kapele dhe dorashka janë ndër aksesorët kryesorë të kësaj stine. Nëse ka një aksesor që kemi gjithmonë në dorë sa herë ulen temperaturat, por edhe një aksesor për të cilin kemi nevojë në dimër, është një shall i butë dhe komod. Këtë sezon, shajet vijnë në të gjitha llojet, modelet, gjatësitë, ngjyrat, madje edhe nivelet e peshës, kështu që me to mund të krijosh pa fund stil, pavarësisht rastit. Stela Nikolla në “Bëje vetë” në Rreze Dielli do të na tregojë 5 mënyra të ndryshme sesi të lidhim dhe mbajmë shallin.

    • VIDEO

      Maska më e famshme me sodë për lëkurë super të pastër, pa njolla e të lëmuar / Ja si e realizoni

      Pastrimi efektiv i fytyrës mund të bëhet menjëherë në shtëpi, gjithçka që ju nevojitet është pak sodë buke dhe do të keni lëkurë të lëmuar dhe të pastër pa shpenzuar asnjë lek! Në rubrikën “Bëje vetë” në emisionin Rreze Dielli, Niki me Stelën përgatisin një maskë fytyre super ndriçuese dhe pastruese me bikarbonat në vetëm pak sekonda, gjithashtu e shkëlqyer kundër njollave të lëkurës dhe një ndihmë e vlefshme për korrigjimin e papërsosmërive të lëkurës si skuqje, puçrra apo pika të zeza. Ju duhen vetëm 3 produkte që të gjithë i keni në shtëpi dhe realizoni një maskë perfekte, ideale për stinën e dimrit.

    • VIDEO

      'Jeta e shkurtër e Lukas Santanës', një libër që duhet ta lexoni patjetër

      Në studion e “Rreze Dielli” në një bisedë të këndshme me kryeredaktoren dhe përkthyesen Aida Baro, e cila flet për pasionin dhe dashurinë për librin, duke përcjellë dhe emocionet e romanit më të fundit të përkthyer prej saj "Jeta e shkurtër e Lukas Santanës", shkruar nga Elvira Dones. Një roman tronditës dhe reflektues mbi të drejtën e jetës, mbi dënimin kapital, mbi jetë të margjinalizuara që nuk arrijnë kurrë të kapërcejnë pragun e varfërisë, mbi sakrifica grash dhe nënash, të humbura qysh në lindje, mbi fate ogurzeza që zor se mund të ndryshohen. "Jeta e shkurtër e Lukas Santanës", nuk është thjesht një roman, por historia e vërtetë e një djaloshi teksan, të cilin Donesi e ka shoqëruar përgjatë verës së mbrame të jetës së tij. Një reflektim mbi dënimin kapital dhe mënyrat perverse të shfrytëzimit të sistemit të drejtësisë, mbi kthesa të fatit dhe përpjekjet e dëshpëruara të shtresave të margjinalizuara për të kaluar një prag të pakapërcyeshëm, një pasqyrë e vetëmohimit të grave në çfarëdolloj sistemi. Një roman koral shumë i fuqishëm, që di të risjellë shpresat dhe dështimet personale përtej ligjeve.

    • VIDEO

      Sallatë me domate jeshile me shije unike nga zonja Albana

      Sallatë me domate jeshile

      Përbërësit:

      • 4 domate jeshile
      • 2 domate të kuqe
      • 1 tufë majdanoz
      • 1 spec i kuq
      • 1 limon
      • 2 lgj vaj ulliri
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Domatet jeshile i presim në feta. Përbërësit e tjerë i kalojmë në blender dhe i kthejmë në dresing. I përziejmë në një tas që të marinohen. E spërkasim në fund sallatën me majdanoz të freskët.

    • VIDEO

      Pastiçe me mish të grirë, shije speciale nga zonja Albana

      Pastiçe me mish të grirë

      Përbërësit:

      • 500 gr makarona
      • 300-400 gr mish i grirë
      • 1 qepë e mesme e grirë hollë
      • 3-4 lgj vaj ulliri ose gjalpë
      • 3 kokrra vezë
      • 250 ml qumësht
      • 100 gr djathë i bardhë/ kaçkavall
      • Kripë dhe piper
      • Pak arrë moskat
      • Majdanoz i freskët për servirje

      Përgatitja:

      Ziejmë makaronat në ujë me kripë derisa të jenë gati (al dente). I kullojmë dhe i lëmë mënjanë. Ndërkohë në një tigan, ngrohim vajin ose gjalpin dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet. Shtojmë mishin e grirë dhe e kaurdisim derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë kripë, piper dhe pak arrë moskat sipas dëshirës. E lëmë mishin të gatuhet për disa minuta derisa të zbutet. Në një enë të madhe, rrahim vezët me  qumështin, shtojmë djathin e grirë, makaronat e ziera dhe mishin e grirë dhe i përziejmë të gjithë përbërësit mirë. Lyejmë një tavë me pak vaj ose gjalpë dhe hedhim përzierjen e përgatitur. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak djathë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30-40 minuta.

    • VIDEO

      Lakër me qumësht dhe vezë në tavë nga zonja Albana

      Lakër me qumësht dhe vezë në tavë

      Përbërësit:

      • 1 lakër mesatare
      • 4 vezë
      • 200 ml qumësht
      • 100 gr miell
      • 2-3 lgj vaj ulliri ose gjalpë
      • 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
      • Kripë dhe piper sipas shijes

      Përgatitja:

      Fillimisht presim lakrën në shirita të hollë. Ngrohim pak vaj dhe gjalpë në një tigan të madh dhe shtojmë lakrën. E skuqim për disa minuta derisa të zbutet dhe të marrë një ngjyrë të lehtë të artë, shtojmë kripë dhe piper sipas shijes. Ndërkohë përgatisim brumin duke rrahur në një enë të madhe vezët, më pas shtojmë qumështin. Vazhdojmë me trazimin duke shtuar më pas miellin dhe pluhurin për pjekje. Hedhim lakrën e skuqur në përzierjen e vezëve dhe miellit dhe e trazojmë mirë që lakra të mbulohet plotësisht nga masa e përgatitur. Lyejmë një tavë me pak vaj dhe hedhim brumin me lakrën, e hapim mirë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për 30-35 minuta.

    • VIDEO

      Supë plot shije me oriz dhe domate nga zonja Albana

      Supë me oriz dhe domate

      Përbërësit:

      • 1 qepë
      • 2 domate
      • 1 lgj salcë e koncentruar
      • 3 lgj oriz
      • 1 lgj vaj ulliri
      • 2 lgj gjalpë
      • 1 lgj niseshte
      • Buljon mishi / perimesh
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Kaurdisim qepën e grirë hollë në yndyrë duke i shtuar pak kripë për ta zbutur. Shtojmë domatet e prera në kubikë të vegjël dhe i lëmë të ziejnë derisa të tretet mirë qepa. Shtojmë buljon mishi ose buljon perimesh (nëse nuk kemi buljon 1 litër ujë me koncentrat). Pasi vlon buljoni shtojmë orizin. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe në fund shtojmë pak gjalpë të tretur me piper të kuq ose salcë domate të koncentruar.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 17 dhjetor 2024

      Titujt e gazetave për sot, nga diplomatja e SHBA-ve mesazh politikës se të gjithë të do japin llogari te revolucioni hungarez që "shpëtoi" Shqipërinë e deri tek kë ka përgjuar shërbimi serb në Tiranë?

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv