-
VIDEO
Zbulohet SKENARI/ Gjyqi i Berishës, ja DATA kur do merret VENDIMI. Marrëveshja e FSHEHTË PS-PD!
Kriza me Gjykatën Kushtetuese dhe çështjen e mandatit të kryetares së këtij institucioni Holta Zaçaj u diskutua mbrëmjen e sotme në '5 Pyetjet me Babaramon'.
-
VIDEO
Spahiu: Berisha dhe Rama synojnë që në zgjedhjet e 2025 të mbeten vetëm dy parti PD-PS
Kreshnik Spahiu tha në '5 Pyetjet me Babaramon' se synohet që vetëm Partia Demokratike dhe Partia Socialiste të dominojnë skenën politike. Ai thekson se ndryshimet kushtetuese dhe juridike, përfshirë listat e mbyllura dhe lehtësimet në masat e sigurimit, favorizojnë liderët politikë, duke përfshirë Berishën dhe Ramën.
-
VIDEO
Spahiu: Gjykata Kushtetuese s’ka shans ti shpallë të paligjshme ‘përgjimet telefonike’ të bandave
Kreshnik Spahiu thekson në '5 Pyetjet me Babaramon', se Gjykata Kushtetuese nuk ka gjasa të shpallë të paligjshme përgjimet telefonike të grupeve kriminale, si ato të realizuara përmes platformave Sky Ecc dhe EncroChat, të cilat janë konsideruar legjitime nga referenca ndërkombëtare. Ai shpreh shqetësimin se grupet kriminale mund të ushtrojnë presion ndaj institucioneve, pasi këto përgjime përbëjnë shpresën e fundit për zbardhjen e veprimtarisë së tyre nga autoritetet belge dhe franceze.
-
VIDEO
Spahiu: Qeveria dhe Opozita janë bashkë kundër kryetares së Gjykatës Kushtetuese
Spahiu argumenton se qeveria dhe opozita janë bashkuar kundër kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në një përpjekje për ta larguar dhe për të kontrolluar institucionin. Ai vëren se mungesa e një ambasadori të SHBA-së ka ndikuar në uljen e rolit aktiv të SHBA-së në proceset gjyqësore, duke krijuar një terren më të favorshëm për ndërhyrje politike.
Sipas Spahiut, përplasja e Zaçajt me politikën është një betejë e humbur, pasi kolegët e saj do ta braktisin për shkak të presionit dhe erës së politikës. Ai e sheh këtë si një strategji të elitës politike për të eliminuar një dorë të fortë dhe për të vendosur një figurë anonime që mund të kontrollohet më lehtë.
-
VIDEO
Lirimi i Berishës shkon në Apel, Elezi: Non-grata nuk ishte inat personal! Minimin e demokracisë po e shohim! Gaba: Pas arrestimit të Metës, po intensifikohen përpjekjet anti-SPAK
Elezi komenton mbi perceptimin e Berishës ndaj qëndrimit të DASH dhe non gratës, duke theksuar se SHBA nuk funksionojnë si shtet "kartoni" dhe vendimet e tyre janë institucionale. Ndërsa Gaba thotë se pas arrestimit të Metës, Berisha dhe Rama po intesifikojnë përpjekjet anti-SPAK.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 16 Dhjetor 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla/ Dhimbjet e gjurit, trajtimi natyral
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patëllxhanë gjellë në furrë / Verë e ngrohtë e aromatizuar.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 16-22 dhjetor, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të jetë tepër e rëndësishme në çështje të mëdha, sidomos në fushën e blerjeve dhe ndryshimeve të mëdha ekonomike- financiare. Pak vëmendje në fushën e dashurisë, lidhjet ekzistuese dhe njohjet e reja! Do të jetë një javë me ndikime të forta planetare, ku Dielli nga Shigjetari formon një katëkëndësh me Neptunin tek Peshqit, i cili do të ndikojë negativisht në fushën e dashurisë, prandaj kërkohet vëmendje, pasi mund të bëhen gabime të pa riparueshme. Kujdes më datë 19 dhjetor! Ndërsa më datën 21 dhjetor kemi solisticin dimëror, i cili ndër të tjera është për të na kujtuar për të dalë nga errësira në dritë dhe për të marrë vendime të rëndësishme si profesionale ashtu dhe ndërpersonale.
Gjunjët janë nga pjesët më të forta të trupit, por edhe më problematiket për shumë persona, pasi janë veçanërisht të ndjeshëm për shkak të lëvizjes dhe presionit. Nyjet e gjurit janë më të mëdhatë e trupit të njeriut, mbajnë një sasi të madhe të stresit, pasi mundësojnë lëvizjen e trupit duke mbështetur pjesën e sipërme të tij. Me kalimin e kohës dhe viteve fillojmë të humbasim masë kockore dhe si rrjedhim fillojnë dhe problematikat me dhimbjet e gjunjëve. Kur një gju dhemb apo akoma më keq të dy prej tyre, kjo ndikon menjëherë në jetën tonë të përditshme, nuk mund të ecim lirisht, të ulemi e të ngrihemi e një sërë problemesh të tjera. Për fat të mirë për gjunjët tona, ka mjete natyrale për të ulur inflamacionin dhe për të lehtësuar dhimbjen. Ndaj në studion e Rreze Dielli në “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë shkaktarët e dhimbjeve të gjunjëve, si të bëjmë ekzaminimin vetë në shtëpi për të kuptuar problematikën nga na vjen dhe si të trajtojmë qetësimin e dhimbjeve me kura natyrale.
-
VIDEO
Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë
Gjunjët janë nga pjesët më të forta të trupit, por edhe më problematiket për shumë persona, pasi janë veçanërisht të ndjeshëm për shkak të lëvizjes dhe presionit. Nyjet e gjurit janë më të mëdhatë e trupit të njeriut, mbajnë një sasi të madhe të stresit, pasi mundësojnë lëvizjen e trupit duke mbështetur pjesën e sipërme të tij. Me kalimin e kohës dhe viteve fillojmë të humbasim masë kockore dhe si rrjedhim fillojnë dhe problematikat me dhimbjet e gjunjëve. Kur një gju dhemb apo akoma më keq të dy prej tyre, kjo ndikon menjëherë në jetën tonë të përditshme, nuk mund të ecim lirisht, të ulemi e të ngrihemi e një sërë problemesh të tjera. Për fat të mirë për gjunjët tona, ka mjete natyrale për të ulur inflamacionin dhe për të lehtësuar dhimbjen. Ndaj në studion e Rreze Dielli në “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë shkaktarët e dhimbjeve të gjunjëve, si të bëjmë ekzaminimin vetë në shtëpi për të kuptuar problematikën nga na vjen dhe si të trajtojmë qetësimin e dhimbjeve dhe trajtimin me kura natyrale.
-
VIDEO
‘Kujdes në dashuri’ Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi i javës, parashikimi për çdo shenjë
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 16-22 dhjetor, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të jetë tepër e rëndësishme në çështje të mëdha, sidomos në fushën e blerjeve dhe ndryshimeve të mëdha ekonomike- financiare. Pak vëmendje në fushën e dashurisë, lidhjet ekzistuese dhe njohjet e reja! Do të jetë një javë me ndikime të forta planetare, ku Dielli nga Shigjetari formon një katëkëndësh me Neptunin tek Peshqit, i cili do të ndikojë negativisht në fushën e dashurisë, prandaj kërkohet vëmendje, pasi mund të bëhen gabime të pa riparueshme. Kujdes më datë 19 dhjetor! Ndërsa më datën 21 dhjetor kemi solisticin dimëror, i cili ndër të tjera është për të na kujtuar për të dalë nga errësira në dritë dhe për të marrë vendime të rëndësishme si profesionale ashtu dhe ndërpersonale.
-
VIDEO
Patëllxhanë gjellë në furrë / Sekretet e shijes perfekte nga zonja Albana
Patëllxhanë gjellë në furrë
Përbërësit:
- 1 kg patëllxhanë
- 2-3 filxhanë kafeje vaj
- 2- 3 qepë
- 3-4 domate mesatare /1 lgj salcë
- 2 speca të kuq
- 1 spec jeshil
- 1 gjethe dafine
- Kripë, piper
- Majdanoz
Përgatitja:
Patëllxhanët pasi i pastrojmë, i presim në copa të mëdha kubike dhe i vendosim në ujë me kripë për 30 minuta. Më pas i shpëlajmë dhe i kullojmë. Ndërkohë kaurdisim qepën me pak vaj dhe sapo qepa të bëhet transparente shtojmë domatet të qëruara nga cipa ose salcë, shtojmë patëllxhanët, pak ujë, kripë dhe i lëmë të mbuluara me kapak sa të ulet vëllimi. Më pas hedhim pak ujë të ngrohtë ose lëng mishi dhe e lëmë gjellën të gatuhet me kapak në zjarr të ngadalshëm ose e vendosim në furrë për 20 minuta. Në fund hedhim majdanozin e grirë hollë.
-
VIDEO
Verë e ngrohtë e aromatizuar për festa nga zonja Albana
Verë e ngrohtë
Përbërësit:
- 1 shishe verë e kuqe
- 3-4 lugë gjelle sheqer
- 1 portokall
- 1 limon (opsional)
- 3-4 karafila aromatikë
- 1 shkop kanelle
- 1 majë arrë moskat
- 2 yje anise
- 50 ml konjak, rum, ose liker portokalli (opsionale)
Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim verën dhe shtojmë sheqerin, fetat e portokallit, karafilat, shkopin e kanellës dhe aniset. Vendosim tenxheren në zjarr të ulët dhe e ngrohim butësisht, duke përzier lehtë për të tretur sheqerin. Kujdes duhet që vera mos kalojë në zierje, pasi alkooli do të avullojë (duhet të jetë vetëm e ngrohtë, jo në pikën e valimit). Shtojmë shije të tjera ekstra, konjakun ose rum-in për një prekje më festive. E lëmë verën të pushojë për 5-10 minuta për të marrë shije më mirë. E servirim në gota dekoruar me një fetë portokalli ose një shkop kanelle.
-
VIDEO
Esencë në REPORT TV, 42 kryetarët e Bashkisë së Tiranës, zgjedhjet, akuzat dhe historitë e tyre tragjikomike!
Kush e ka qeverisur Tiranën pas rënies së Perandorisë Osmane? Po gjatë kohës së Zogut apo gjatë pushtimit? Cilët ishin krerët e qeverisjes vendore gjatë komunizmit? Për herë të parë studiuesi Valter Gjoni sjell një përmbledhje të detajuar, botim, të listës së gjatë së 42 kryetarëve të bashkisë të kryeqytetit, nga Pavarësia deri në ditët tona.
I rrëfen këto histori në Esencë me Eljan Taninin, i biri i Valter Gjonit, Klevisi. 42 kryetarët e Bashkisë Tiranë, si janë zgjedhur ndër vite bashkiakët e Tiranës, si jemi qeverisur për pak kohë nga rryma te ndryshme por edhe nga një parti, Kryetari i parë i Bashkisë Tiranë ishte Zyber Hallulli, trashëgohet sot nga Erion Veliaj.
-
VIDEO
Fermeri në fshatin Pajovë: Bashkimi i tokave në kooperativa private
Erald Çelmeta, fermer në fshatin Pajovë, thotë se gjelat e detit të Peqinit, kanë një “pasaportë” speciale dhe si këta gjeli nuk gjend askund në Shqipëri.
Ai shpjegon largimin e të rinjve nga fshati dhe si zgjidhje, ai mendon se është krijimi i kooperativave ose fermave private.
Emisioni 'Veri Jug', të dielën ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa