Sallatë me domate jeshile me shije unike nga zonja Albana

17 Dhjetor, 12:26

Sallatë me domate jeshile

Përbërësit:

  • 4 domate jeshile
  • 2 domate të kuqe
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 spec i kuq
  • 1 limon
  • 2 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Domatet jeshile i presim në feta. Përbërësit e tjerë i kalojmë në blender dhe i kthejmë në dresing. I përziejmë në një tas që të marinohen. E spërkasim në fund sallatën me majdanoz të freskët.