• VIDEO

    Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet

    Xhemal Qefalia thotë në Studio Live se PS nuk është pengesë ndaj reformës në drejtësi, përkundrazi ka qenë përkrahëse e saj që në fillim. Ndërsa Sidi Hasanaj mendon se PS është treguar më inteligjente se PD lidhur me reformën. 

  • VIDEO

    SHBA i tha sërish 'Jo' Berishës, Hasanaj: Non-grata e dytë, nga administrata Trump! Si kryeministër merrte në mbledhje qeverie Fazlliçin, biznesmenin e regjimit të Millosheviçit

     

    Sidi Hasanaj, pjesë e demokratëve euro-atlantikë, foli në Studio Live edhe për shpalljet non grata nga SHBA, teksa sot u sanksionua një biznesmen në Bosnje i lidhur me Milorad Dodik.

  • VIDEO

    'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse

    Deputeti socialist Xhemal Qefalia dhe Sidi Hasanaj nga demokratët euro-atlantikë, ishin të ftuar në ‘Studio Live’ ku folën për ecurinë e Shqipërisë në BE, por edhe për zhvillimet e fundit politike në rajon.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 Dhjetor 2024 – Receta/ Me Altin Joka: Zbokthi, trajtimi & Preshi, vlerat

      Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Melomakarona, biskota me arra dhe mjaltë të sherbetosura / Sallatë festive me panxhar / Pastiçe e shpejtë fshati.

      Me specialistin e mjekësisë holistike Altin Joka sot ndalemi tek një problematikë që në dukje mund të jetë estetike, por në fakt mund të jetë dhe një problematikë shëndetësore, flasim për zbokthin. Çfarë është zbokthi, si shfaqet ai? A është zbokthi një problem vetëm estetik apo fshihet diçka tjetër pas tij? A është e vërtetë që larja e shpeshtë e flokëve mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e zbokthit? Sa e rëndësishme është që njerëzit të përdorin produkte natyrale për flokët e tyre, veçanërisht nëse vuajnë nga zbokthi? Si mund të ndikohet shfaqja nga faktorë si stresi i përditshëm apo ushqimi? Si ndikojnë faktori hormonal dhe mungesa e vitaminave në shfaqjen e zbokthit? A ka ndonjë lidhje mes zbokthit dhe problemeve të tjera shëndetësore si çrregullimet e tretjes apo metabolizmit? Si dallohet zbokthi nga problemet e tjera të lëkurës së kokës si psoriasis apo dermatiti seborroik? Sa e rëndësishme është dieta për mbajtjen nën kontroll të zbokthit? Cilat janë disa ushqime që duhet të përfshihen? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga Altin Joka, i cili tregon dhe disa kura natyrale për të trajtuar zbokthin në kushtet e shtëpisë, por duke theksuar se është e rëndësishme që të kuptohen shkaktarët e vërtetë të tij.

      Eshtë bërë tashmë traditë që me nutricionistin Altin Joka përveç problematikave të ndryshme shëndetësore që lidhen me ushqyerjen dhe stilin e jetesës, të trajtojmë dhe benefitet shëndetësore që marrim nga ushqimet. Sot në “Rreze Dielli” u ndalëm në një nga perimet e sezonit, preshin i cili quhet ‘ilaçi i varfër’, por me një pasuri të madhe për organizmin. Edhe pse preshi është shpesh i nënvlerësuar në tryezat tona, ai ka mjaft vlera ushqyese. Cilat janë vlerat më të rëndësishme ushqyese që kjo perime sjell për shëndetin tonë? Si mund të përdoret preshi në trajtime natyrale për sëmundje të ndryshme? A ka ndonjë recetë ose kombinim që funksionon për probleme të veçanta shëndetësore? Sa shpesh duhet ta konsumojmë për të parë efektet? A ndikon mënyra e gatimit në ruajtjen e vlerave ushqyese të preshit, a është më i shëndetshëm i gjallë apo i gatuar? 

    • VIDEO

      Preshi, një ‘vaksinë’ për trupin / Ja disa kura natyrale

      Eshtë bërë tashmë traditë që me nutricionistin Altin Joka përveç problematikave të ndryshme shëndetësore që lidhen me ushqyerjen dhe stilin e jetesës, të trajtojmë dhe benefitet shëndetësore që marrim nga ushqimet. Sot në “Rreze Dielli” u ndalëm në një nga perimet e sezonit, preshin i cili quhet ‘ilaçi i varfër’, por me një pasuri të madhe për organizmin. Edhe pse preshi është shpesh i nënvlerësuar në tryezat tona, ai ka mjaft vlera ushqyese. Cilat janë vlerat më të rëndësishme ushqyese që kjo perime sjell për shëndetin tonë? Si mund të përdoret preshi në trajtime natyrale për sëmundje të ndryshme? A ka ndonjë recetë ose kombinim që funksionon për probleme të veçanta shëndetësore? Sa shpesh duhet ta konsumojmë për të parë efektet? A ndikon mënyra e gatimit në ruajtjen e vlerave ushqyese të preshit, a është më i shëndetshëm i gjallë apo i gatuar?

    • VIDEO

      Zbokthi, problem i brendshëm shëndetësor / Ja si ta luftoni

      Me specialistin e mjekësisë holistike Altin Joka sot ndalemi tek një problematikë që në dukje mund të jetë estetike, por në fakt mund të jetë dhe një problematikë shëndetësore, flasim për zbokthin.  Çfarë është zbokthi, si shfaqet ai? A është zbokthi një problem vetëm estetik apo fshihet diçka tjetër pas tij? A është e vërtetë që larja e shpeshtë e flokëve mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e zbokthit? Sa e rëndësishme është që njerëzit të përdorin produkte natyrale për flokët e tyre, veçanërisht nëse vuajnë nga zbokthi? Si mund të ndikohet shfaqja nga faktorë si stresi i përditshëm apo ushqimit? Si ndikojnë faktori hormonal dhe mungesa e vitaminave në shfaqjen e zbokthit? A ka ndonjëherë ndonjë lidhje mes zbokthit dhe problemeve të tjera shëndetësore si çrregullimet e tretjes apo metabolizmit? Si dallohet zbokthi nga problemet e tjera të lëkurës së kokës si psoriasis apo dermatiti seborroik? Sa e rëndësishme është dieta për mbajtjen nën kontroll të zbokthit? Cilat janë disa ushqime që duhet të përfshihen? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga Altin Joka, i cili tregon dhe disa kura natyrale për të trajtuar zbokthin në kushtet e shtëpisë, por duke theksuar se është e rëndësishme që të kuptohen shkaktarët e vërtetë të tij.

    • VIDEO

      Melomakarona, biskota me arra dhe mjaltë të sherbetosura nga zonja Albana

      Biskota me arra dhe mjaltë të sherbetosura / Melomakarona

      Përbërësit:

      • 500 gr miell
      • 125 ml vaj ulliri
      • 125 ml vaj luledielli
      • 60 ml lëng portokalli
      • Lëkura e grirë e një portokalli
      • 50 gr sheqer pluhur
      • 1 lugë çaji kanellë pluhur
      • 1/2 lugë çaji sodë buke
      • 1/4 lugë çaji karafil pluhur

      Për shurupin:

      • 200 ml ujë
      • 200 gr sheqer
      • 100 gr mjaltë
      • 1 shkop kanellë
      • 2 feta limon ose lëng limoni

      Për zbukurim:

      • 100 gr arra të thërrmuara

      Përgatitja:

      Ziejmë ujin, sheqerin dhe shkopin e kanellës për 5-6 minuta. E heqim nga zjarri, shtojmë mjaltin dhe e përziejmë mirë. E lëmë shurupin të ftohet. Ndërkohë përgatisim brumin e ëmbëlsirave. Në një tas të madh, përziejmë vajin e ullirit, vajin e lulediellit, sheqerin dhe lëngun e portokallit. Shtojmë lëkurën e grirë të portokallit, kanellën, sodën e bukës dhe pluhurin e karafilit. I përziejejmë mirë. Gradualisht shtojmë miellin dhe e përziejmë derisa të formohet një brumë i butë dhe elastik. Marrim pak nga brumi, formojmë toptha të vegjël ose u japim formë ovale. I shtypim lehtë me pirun për të krijuar teksturë në sipërfaqe dhe i vendosim në tepsi të shtruar me letër pjekjeje. I pjekim në furrën e parangrohur në 180°C për rreth 20-25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë. Pasi ëmbëlsirat të jenë gati, i nxjerrim nga furra dhe i zhysim menjëherë në shurup të ftohtë për disa sekonda secilën. I vendosim në një pjatancë dhe i spërkatim me arra të thërrmuara në sipërfaqe.

    • VIDEO

      Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus forcimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian

      Në Bruksel mbahet sot në 16:30 samiti i përbashkët BE-Ballkani Perëndimor. Nga Shqipëria i pranishën kryeministri Rama. Në samiti do të miratohet një deklaratë e përbashkët. Në fokus forcimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    • VIDEO

      Sallatë festive me panxhar nga zonja Albana

      Sallatë festive me panxhar

      Përbërësit:

      • 600 gr panxhar i kuq i zier
      • 200 gr sallatë jeshile
      • 75 gr bajame
      • 75 gr fistikë
      • 4 lugë vaj ulliri
      • 1 lugë uthull
      • 1 thelpi hudhër
      • Kripë dhe piper

      Përgatitja:

      U heqim lëkurën panxharëve, të cilët i kemi zier më parë dhe i presim në kubikë rreth 2 cm. I vendosim në një tas dhe i spërkasim me vaj ulliri, uthull, kripë, piper dhe thelpin e plotë të hudhrës. I lëmë të marinohen për rreth 15 minuta dhe më pas largojmë hudhrën. Pasi e kemi larë dhe tharë mirë sallatën, e shtrojmë në pjatancë dhe sipër vendosim kubikët e panxharit. Hedhim sipër bajame të prera në feta dhe fistikë.

    • VIDEO

      Pastiçe e shpejtë fshati nga zonja Albana

      Pastiçe e shpejtë fshati

      Përbërësit:

      • 1 pako makarona guacka (sipas dëshirës)
      • 1 litër qumësht
      • 1 lgj miell
      • 4 vezë
      • 2 lgj gjalpë
      • Djathë të bardhë dhe djathë pice
      • Kremviçe sipas dëshirës
      • Kripë, arrë moskat

      Përgatitja:

      Vendosim makaronat të ziejnë 3 minuta më pak se minutazhi i përcaktuar në paketim. Në një enë rrahim vezët me qumështin, shtojmë pak miell, arrë moskat dhe kripë. Lyejmë një tavë me pak gjalpë, vendosim makaronat, thërrmojmë djathrat, vendosim kremviçet e prera në rondele hollë dhe sipër shtojmë qumështin e rrahur me vezët. E vendosim pastiçen në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 18 dhjetor 2024

      Titujt e gazetave për sot, nga  SHBA fik Berishën kur thotë se nuk merremi me njerëz të korruptuar te në administratën publike duhet dekoruar ai që nuk vjedh e deri tek kërkesa e familjes së Martinit për ambasadën amerikane.

    • VIDEO

      Berisha rrezikon ARRESTIN, shkak FOTO e gruas së DUMANIT! DEBATE në emision

      SHBA deklaruan edhe një herë sot se nuk ka bashkëpunim me persona të përfshirë në korrupsion madhor, duke mbyllur edhe një herë derën për Berishën pavarësisht lirimit nga arresti shtëpiak dhe regjistrimit në gjykatë si kreu i PD-së. Më shumë e debatua në ‘Repolitix’ me të ftuarit e Denis Mingës.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv