• VIDEO

    Cilat janë kokat e deputetëve që do hajë SPAK në 2025, nga korrupsioni tek...

     Bilanci i 5 viteve të SPAK u diskutua mbrëmjen e sotme në ‘Frontline’ me të ftuarit e Marsela Karapanços. Deputeti demokrat Dashnor Sula thekson suksesin e SPAK ndaj krimit të organizuar, por shton se goditjet ndaj mazhorancës duhet të jenë më lart, pasi sipas tij po i lë hapësirë për zgjedhjet e 2025.

  • VIDEO

    Noka shtyu Shehajn në Kuvend/ Haklaj: Sherri, me urdhër të Ballukut! Islami: Këta zihen si qentë për kocka! Mërtiri: Ndodhi për koncesionarin, mik me Berishën

    Zhvillimet e sotme në Kuvend ku pati një përplasje mes deputetëve Agron Shehaj dhe Flamur Noka, u diskutuan në ‘Studio Live’. 

  • VIDEO

    Arlind Isa në 'Studio Live': Artan Grubi mund të jetë në Kosovë! Ilir Aliaj: Listat e non-gratave do shtohen! Këmbana për ata që duan të dëgjojnë në Shqipëri

    Analistët Ilir Aliaj dhe Arlind Isa diskutuan në ‘Studio Live’ zhvillimet e fundit në rajonin tonë që lidhen me ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe të ardhmen e luftës në Ukrainë.

  • VIDEO

    Byrek me arra, shije e parezistueshme nga zonja Albana

    Byrek me arra

    Përbërësit:

    • 200 gr arra
    • 50 gr vaj
    • 300 ml ujë
    • Kripë
    • 1 pako peta të pjekura të holla

    Përgatitja:

    Grijmë arrat, shtojmë kripën dhe ujin e nxehtë. Petët e pjekura i shtrojmë në tavë dhe i spërkatim me masën me arra. E pjekim byrekun në furrë të parangrohur për 30 minuta në temperaturën 180 gradë Celsius.

  • VIDEO

    Supë me thjerrëza të kuqe plot shije nga zonja Albana

    Supë me thjerrëza të kuqe

    Përbërësit:

    • 200 gr thjerrëza të kuqe
    • 1 qepë e vogël
    • 1 karotë
    • 1 patate mesatare
    • 2 lugë gjelle vaj
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 lugë gjelle salcë domatesh
    • 1 lugë çaji piper i kuq
    • 1 litër lëng perimesh
    • Kripë, piper i zi
    • Pak majdanoz të freskët

    Përgatitja:

    Në një tenxhere, ngrohim vajin dhe skuqim qepën dhe hudhrën derisa të zbuten. Shtojmë karotën dhe pataten dhe i kaurdisim për 2-3 minuta. Më pas shtojmë salcën e domates, piperin e kuq dhe thjerrëzat e kuqe të shpëlara. Hedhim lëngun e perimeve dhe e lëmë supën të ziejë në zjarr të ulët për 20-25 minuta, derisa thjerrëzat dhe perimet të jenë gatuar plotësisht. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper sipas shijes. Nëse dëshirojmë një teksturë më të lëmuar, e kalojmë supën në blender dore derisa të arrijmë konsistencën e dëshiruar.

  • VIDEO

    Boçe spinaqi të mbushura nga zonja Albana

    Boçe spinaqi të mbushura

    Përbërësit:

    Për brumin:

    • 500 gr spinaq i freskët
    • 2 vezë
    • 1 filxhan miell
    • 1 gotë qumësht
    • Pak kripë

    Për mbushjen:

    • 200 gr krem djathi
    • 150 gr proshutë
    • 50 g djathë i grirë kaçkavall
    • Piper sipas shijes

    Përgatitja:

    Ziejmë spinaqin për disa minuta ose e kalojmë në avull derisa të zbutet. E kullojmë mirë dhe e grijmë imët ose e kalojmë në blender. Përziejmë vezët me qumështin, kripën e spinaqin dhe shtojmë miellin pak nga pak, duke krijuar një brumë të butë si për krepa. Në një tigan të lyer me pak vaj, hedhim një shtresë të hollë nga masa dhe përgatisim disa krepa derisa të mbarojë masa. Përgatisim mbushjen duke përzier kremin e djathit me proshutën, djathin e grirë dhe piperin. Marrim secilën petë spinaqi dhe vendosim nga një lugë mbushje në mes, i mbledhim si "boçe" dhe i spërkasim me pak djathë të grirë kaçkavall.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 19 dhjetor 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga çdo pensionist i Tiranës me abone falas nga 1 janari te arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet e deri tek a ia ka dalë Vettingu?

  • VIDEO

    ‘Më theu dhëmbët për disa ullinj, fqinji na ka mbyllur në shtëpi’/I riu: Kemi frikë, duam…

    I dhunuar nga fqinjët pasi këta të fundit e akuzojnë për vjedhje, një 31-vjeçar denoncon rastin e rëndë në “Pa Gjurmë”. Altin Hasaj është i riu nga Peshtani i Fierit, i cili pasi po kalonte rrugën pranë shtëpisë, ai është akuzuar nda dy fqinjët e tij babë e bir se 31-vjeçari u kishte vjedhur ullinjtë. Përveç akuzave të cilat mohohen kategorikisht nga I riu, babë e bir kanë ushtruar edhe dhunë fizike ndaj Altinit të cilit i kanë shkaktuar probleme në gojë dhe fraktura në trup. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 1 dhjetor të këtij viti ndërsa edhe pas denoncimit në polici familja Hasa nuk kanë gjetur zgjidhje. Kjo familje me 5 fëmijë jeton në kushte ekstreme varfërie ndërsa vajzën e madhe vuan nga probleme të shëndetit mendor e cila shpeshherë largohet nga shtëpia. Gjithashtu edhe dy prindërit janë të sëmurë dhe të pafuqishëm fizikisht për t’u kujdesur për fëmijët. Pasi nuk kanë gjetur dot zgjidhje në dyert e policisë, Dallëndyshe Hasaj së bashku me të birin Altinin kanë udhëtuar nga fshati i largët ku jetojnë për të denoncuar këtë ngjarje të rëndë e cila ka nisur nga shkaqe tepër banale.

  • VIDEO

    Skenari GREK, Mitsotakis kërkon VETËVENDOSJE për pakicat greke në Shqipëri. DEBATE të forta

    - Një deklaratë e kryeministrit grek Mitsotakis ditën e sotme se Greqia do i vendos kushte Shqipërisë për rrugëtimin e saj në BE, ka ngjallur diskutime dhe debate në studion e ‘Repolitix’. Sipas Mitsotakis Shqipëria duhet të përmbush detyrimin ndaj minoritetit grek, përfshi edhe të drejtën për ‘Vetëvendosje’.

    Pikërisht kjo fjalë e fundit u bë kryefjala e debatit të sotëm. Rezart Kthupi tha për Denis Mingën se Mitsotakis po e trajton këtë çështje sikur është diskutuar më parë mes Greqisë dhe Shqipërisë.

    'Vetëvendosje do të thotë, autonomi ndaj pushtetit qendror. Mitsotakis ka pretendime për etninë greke në Shqipëri, janë pretendime territoriale dhe të drejtash. Kur flasim për vetëvendosje nga një kryetar shteti nënkupton mbrojtje e veçantë përtej mbrojtjes së shtetit shqiptar. Mitsotakis e trajton sikur vetëvendosje është trajtuar më parë dhe tani po kalon në marrëdhëniet multilaterale.'

  • VIDEO

    Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!

    Bujar Çali ka vetëm 1500 metra katrorë tokë në zonën Ura e Beshirit. Prej 25 vitesh mbjell kultura të ndryshme bujqësore në sera. Punon bashkë me bashkëshorten e tij. Në emsionin 'Një nga ne' fermeri nga Ura e Beshirit tregon se në bujqësi, po të punosh ka të ardhura.

  • VIDEO

    Greqia mbështet me kushte anëtarësimin e Shqipërisë në BE, eksperti: Diçka e pritshme! Duan pronat në Himarë, askush si vendi ynë nuk respekton minoritetet

    Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledjon Krisafi komentoi deklaratat e kryeministrit grek Mitsotakis sot në Janinë. Ky i fundit u shpreh se Greqia mbështet rrugëtimin e Shqipërisë në BE, por mund të kushtëzojë shpejtësinë e kësaj ecurisë, për shkak se Shqipëria sipas tij nuk ka përmbushur disa detyrime lidhur me pakicat kombëtare dhe pronat e tyre.
     

  • VIDEO

    'Do shkoj në SHBA për 12 sekonda', Rudini flet për ngjarjen e madhe: S'do ketë spitale nëse...

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv